Sa mund të ulet – dhe sa mund të zgjasë? Rënia e çmimit të naftës me 50 për qind i ngre të dyja këto dy pyetje që, ndërsa për të parën askush nuk mund të flasë me siguri, e dyta është shumë e lehtë për t’iu përgjigjur.
Çmimi i ulët i naftës do të zgjasë deri sa të ndodhin nja dy ngjarje. Mundësia e parë, ajo që duket se parashikojnë shumica e tregëtarëve dhe analistëve, është që Arabia Saudite do të rivendosë fuqinë monopoliste të OPEC pasi të arrijë objektivat reale gjeopolitke ose ekonomike që e nxitën të shkaktonte uljen e çmimit. Mundësia e dytë, është se tregu ndërkombëtar i naftës do të shkojë drejt kushteteve konkuruese normale, ku çmimet vendosen bazuar në marzhin e shpenzimeve të prodhimit, dhe jo nga fuqia monopoliste e sauditëve ose OPEC. Ky mund të duket një skenar i vështirë për t’u realizuar, por pak a shumë kështu funksionoi për dy dekada nga 1986 deri më 2004.
Cilado zgjidhje që do të vendosë një çmim dysheme, mund të jemi të sigurt që ky proces do të kërkojë një kohë të gjatë për t’u zhvilluar. Nuk mund të besohet që pak muaj me uljen e çmimit të jetë kohë e mjaftueshme për sauditët që thyejë boshtin iraniano-rus ose të tkurrë rritjen e prodhimit të naftës shell në SHBA. Është po kaq e vështirë të besohet se tregu i naftës mund të kalojë shpejt nga dominimi i OPEC në një treg me konkurencë. Shumë investitorë nafte arrogantë që ende parashikojnë rikhtimin e çmimeve aty ku ishin do të zhgënjehen. Më e mira që këta arrogantë mund të shpresojnë është që të vendoset një nivel tregëtie i ri, me çmim shumë më të ulët, pas luftës shumë vjeçare për dominim në Lindjen e Mesme dhe në çmimet e tregut të naftës.
Çështja kryesore është nëse çmimi i tanishëm rreth 55 dollarë do të rezultojë më afër dyshemesë apo tavanit të nivelit të ri. Historia e rregullimit të çmimeve në përshtatje me inflacionin nga indeksi i çmiveve të konsumatorit në SHBA, ofron ca sinjale intriguese. Dyzet vitet që kur OPEC fryu muskujt për herë të parë më 1974 mund të ndahet në tre periudha të veçanta. Prej 1974-1985, West Texas Intermediate, baza krahasimore në SHBA, varioji nga 48 në 120 dollarë në vlerën e sotme. Prej 1986-2004, çmimi u rrit nga 21 në 48 dollarë (me përjashtim të një periudhe ndryshimi përkohësisht për shkak të krizës ruse më 1998 dhe luftës në Irak më 1991). Dhe prej 2005 deri këtë vit, nafta sërish u shit në nivelin e saj të periudhës 1974-85, rreth 50-120 dollarë, përveç dy ndryshimeve të përkohshme për shkak të krizës financiare më 2008-09.
Ajo që i bën domethënëse këto tre periudha është se niveli i çmimit në 10 vitet e fundit ka qenë i ngjashëm me atë të periudhës 1974-85, dekada e parë e dominimit të OPEC, por 19 që pasuan, 1986-2004, përfaqësojnë një regjim krejt tjetër. Duket e mundshme që ndryshimi mes dy regjimeve të shpjegohet me thyerjen e fuqisë së OPEC më 1985, me kalimin nga çmimet monopoliste në ato konkuruese për 20 vitet në vazhdim, që u pasuan me vendosjen e monopolit të OPEC më 2005, duke përfituar nga rritja e kërkesës kineze.
Nga ky këndvështrim historik, vija ndarëse mes regjimit monopolist dhe atij konkurues diku pak më poshtë se 50 dollarë për fuçi duket si vlerësim i aryeshëm ku mund të përfundojë kufiri i në afat të gjatë. Por 50 dollarëshi do të jetë tavan apo dysheme në vitet e ardhshme?
Ka disa arsye për të parashikuar një nivel çmimi të ulët nga 20 në 50 dollarë, si në periudhën 1986-2004. Presionet teknologjike dhe mjedisore po e ulin kërkesën afatgjatë dhe rrezikojnë t’i kthejnë shumë nga pikat e nxjerrjes së naftës me kosto të lartë, jashtë Lindjes së Mesme, në “asete me rrezik”, të ngjashme me rezervat e mëdha të qymyrit pa kërkesë. Presioni shtesë për çmime të ulëta nafte përfshin heqjen e mundshme të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit dhe mbarimi i luftrave civile në Irak dhe Libi, të cilat së bashku mund të çlirojnë për tregun rezerva nafte më të mëdha se ato të Arabisë Saudite.
Revolucioni shale (lloj guri) i SHBA është ndoshta argumenti më i fortë për rikthimin te çmimet konkuruese, në vend të regjimeve monopoliste të dominuara nga OPEC , 1974-85 dhe 2005-14. Megjithëse nafta shale është relativisht me kosto, prodhimi mund të nisë ose të ndërpritet shumë lehtë – e shumë më lirë – se në fushat e zakonshme naftëmbajtëse. Kjo do të thotë që nxjerrësit e naftës shale do të jenë pala që ndryshon çmimin në tregun global dhe jo sauditët.
Në një treg me konkurencë reale, sauditët dhe prodhuesit e tjerë me kosto të ulët gjithmonë të jenë interesuar për maksimumin e sasisë së pordhimit, kurse shale e mbyll prodhimin kur kërkesa është e ulët dhe e hap kur rritet kërkesa. Kjo logjikë konkurimi sugjeron se marzhi i kostos së naftës amerikane, i vlerësuar diku te 40-50 dollarë, në të ardhmen do të jetë tavani i çmimit global të naftës dhe dyshemeja.
Në anën tjetër, ka argumente goxha për rikthmin e nivelit të çmimit të monoplit të OPEC, nga 20 në 50 dollarë, pasi tregjet të testojnë dyshemenë e këtij niveli. Anëtarët e OPEC kanë interes të fortë për të ndaluar rikthimin te çmimet konkuruese dhe mund të mësojnë të luajnë përsëri si një kartel i efektshëm. Megjithëse fiksmi i çmimit bëhet më i vështirë me rritjen e prodhimit amerikan në treg, OPEC mund të përpiqet të imponojë “displinë” në çmim, nëse nxjerr jashtë loje shumë prodhues të shale-t amerikan vitin e ardhshëm. Ndikimi makro-ekonomik i çmimit të ulët për rritjen globale mund të ndihmojë në shtimin e aktivitetit ekonomik dhe kërkesës për energji.
Pra, cilat nga këto argumente do të dalin të sakta: Rasti i pranueshëm i nivelit 20-50 dollarë, i bazuar në treg çmimesh me konkurencë? Apo çmimi i dhunshëm 50-120 dollarë, i bazuar në rikthim të monopolit?
Më pyesni sërish kur çmimi i naftës të bjerë në 50 dollarë – dhe të qëndrojë aty për një vit a diçka e tillë.