Stephen F. Knott
foreignpolicy.com
Me gjithë respektin për hagiographer-in [biograf shenjtorësh] e hershëm amerikan Parson Weems, George Washington-i dinte të gënjente. Në fakt, ai gënjeu shumë. Për më tepër, talent për gënjeshtra kishin dhe James Madison e Thomas Jefferson. E megjithëse kjo aftësi për gënjeshtrat e Etërve Themelues mund të shkojë kundër imazhit të shenjtërisë të kohëve moderne që është ngritur rreth tyre, është e vështirë të mendosh që Revolucioni Amerikan do të ishte fituar pa gënjeshtra.
Në historinë popullore, operacionet e fshehta, dhe kontrolli i tyre nga ekzekutivi, janë një tumor kanceroz që nisën në shekullin e 20-të me të ashtuquajturën “presidencë imperiale” dhe rritjen e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA). Kjo është fiction. Fatkeqësisht, ky variant përrallash i historisë amerikane është ungjill në shumë qendra. U pranua si fakt nga Komiteti i Kishës më 1970, u ringjall sërish në shumicën e raportit të Komitetit Kundër Iranit më 1987, dhe tani është rigjallëruar nga e djathta libertariane. Siç theksoi Jefferson, për etërit themelues, “ligjet e nevojës, vetëmbrojtjes, dhe shpëtimit të vendit kur ishte në rrezik”, i tejkaluan standardet tradicionale të sjelljes apo çdo ligj të shkruar.
I përballur me superfuqinë më të madhe të kohës së tij, Washington-i e kuptoi se, kur lufton një armik të fuqishëm, mashtrimi vepron si fuqi shtesë. Megjithëse përkushtimi i Washington-it për spiunazhin mund të jetë lënë jashtë historive lavdëruese që e krijuan presidentin e parë të Amerikës si “konservator Jupiter”, duke i dhënë një pamje gjysmë-perëndie, punën e spiunimit e mendonte shpesh.
Një nga veprimet e para të Washington-it kur mori komandën e Ushtrisë Kontinentale më 1775 ishte punësimi i një spiuni që do të shkonte tej vijave të armikut dhe të raportonte veprimtarinë e britanikëve në Boston. Ai i kushtoi energji të konsiderueshme rolit të tij si shef i inteligjencës, përfshi përdorimin e fondeve personale për të financuar operacione të fshehta. Këto operacione ishin thelbësore në fitimin e luftës, besonte ai, dhe kaq delikate, saqë e fshehu informacionin rreth tyre nga Kongresi Kontinental. Siç shkroi qartë më 1777, “ka ca sekrete, nga ruajtja e të cilëve varet, shpesh, shpëtimi i një ushtrie: sekrete që nuk mund të shkruhen në letër; dhe askush tjetër veç Komandantit të Përgjithshëm nuk duhet të njihet me to.”
Megjithatë, përkushtimi i tij ndaj spiunazhit ishte pragmatik. Ndërsa Washingtoni e kuptoi se suksesi në beteja mes shteteve kërkonte përdorimin e operacioneve të kamufluara – dhe përdorimin e elementëve etnikisht të dyshimtë – ai nuk ishte adhurues i këtyre taktikave ose i llojit të njerëzve që punësoheshin për këtë veprimtari. Në fakt, më 1779 Washingtoni ankohej për “karakteret ambige” që ishin thelbësorë në realizimin e luftës, dhe i paralajmëroi oficerët e shërbimit inteligjent të ishin vigjilentë ndaj agjentëve të dyfishtë. Prapëseprapë, Washingtoni besonte që këta operativë dhe metodat e tyre të fshehta ishin të nevojshëm për mbrojtjen e interesave amerikane.
Nëse ai do të ishte gjallë sot – dhe i përfshirë në debatin për spiunimin e brendësëm – Washington-i me shumë gjasë do të përplasej me pikëpamjen libertariane civile moderne për shenjtërinë e komunikimit privat. Me fjalë të tjera, ai nuk do të ishte dakord me klithmën morale të senatorit të Kentakit Rand Paul, senatori të Vermontit Patrick Leahy, ose të përfaqësuesit të Miçiganit Justin Amash në lidhje me monitorimin qeveritar të komunikimit privat, pavarësisht pretendimeve të tyre për të kundërtën. Hapja e fshehtë e postës, besonte ai, ishte një instrument i sigurisë kombëtare i rëndësishëm dhe i udhëzoi agjentët e tij të “gjenin mjete për hapjen e tyre (letrave) pa i prishur vulat, të bënin kopje të përmbajtjes, dhe pastaj t’i nisnin sërish.” Ky lloj grumbullimi i informacionit do t’i jepte përparësi “të panumërta” kauzës amerikane, shprehej Washington-i. Ai s’kishte asnjë problem në përdorimin e priftërinjve si agjentë. Më 1778, ai i kërkoi një kapelani [prift në ushtri] të nxirrte informacion nga dy spinë britanikë të kapur rob që përballeshin me ekzekutim. Washington-i e udhëzoi kapelanin të shfrytëzonte faktin që këta dy burra do të dëshironin të ishin në rregull me Zotin, dhe për rrjedhojë me George Washington-in, para se të niseshin për në Pearl Harbour.
Në qasjen e Washington-it ndaj operacioneve të fshehta kishte një element pashpirtësie. Në mars 1782, ai miratoi planin për një pengmarrje politike e projektuar për rrëmbimin e trashëgimtarit të fronit britanik kur ai po vizitonte Nju Jork-un. Washington-i krijoi një ekip special qëllimi i të cilit ishte marrja peng e mbretit të ardhshëm William IV, duke planifikuar përdorimin e tij si shkëmbim për tradhtarin Benedict Arnold ose ta përdorte si instrument pazari për siguruar robërit amerikanë të luftës. Misioni u anullua pasi inteligjenca britanike e mësoi planin dhe dyfishoi rojet e princit, por nëse Washington-it do t’i kishte ecur, një mbret i ardhshëm i Anglisë do të ishte rrëmbyer në rrugë dhe të mbahej i lidhur.
Praktikumi i mashtrimit prej tij nuk ishte i kufizuar vetëm për armikun. Një triumfet më të mëdha të Washington-it gjatë luftës, fushata e Yorktown më 1781, doli me sukses pjesërisht për shkak të aftësisë së mashtrimit. Gjenerali vendosi që, me qëllim të bindte britanikët se ai synonte të sulmonte Nju Jorkun në vend që të marshonte drejt jugut, ai kishte nevojë të keq-orientonte jo vetëm ushtrinë britanike, por dhe zyrtarët amerikanë. Ai donte që autoritetet amerikane të besonin që “Nju Jorku ishte vendi që do të sulmonin,” i tregoi ai më vonë Noah Webster më 1788, e kështu ai vazhdoi të rekrutonte njerëz nga shtetet e Amerikës së mesme, të cilët nuk do të pranonin të futeshin në ushtri nëse bëhej fjalë për fushatën në jug. Siç i tha ai Webster-it, “mashtrimi i ushtrisë sonë u bë me dhimbje; ngaqë gjithmonë mendoja, se kur mashtrimi nuk përdorej fare brenda vendit tonë, kurrë nuk do të kishte sukses me vendet e tjera.”
Uashington-i dhe veteranë të tjerë të Luftës Revolucionare, përfshi Alexander Hamilton, i cili shërbeu në qendrën e rrjetit informativ të Washington-it (së bashku me Thomas Jefferson, James Madison, dhe John Jay, i cili shërbeu në anën politike dhe diplomatike të konfliktit), besonin se qeveria e re e krijuar më 1789 kishte nevojë të ratifikonte disa nga problemet që kishin dëmtuar sigurinë e SHBA nën Ligjet e Konfederatës. Ata kërkuan transferimin e kontrollit të njëanshëm që Washington-i ushtroi sipas Ligjeve te Zyra e Presidentit e sapokrijuar, me qëllim që të lejonin një politikë të jashtme dhe mbrojtjeje më koherente, përfshi përdorimin e mjeteve të fshehta.
Përdorimi me sukses nga gjenerali Washington i inteligjencës dhe mashtrimit gjatë Luftës Revolucionare e çuan presidentin Washington në përfundimin se ishte e nevojshme krijimi i një shërbimi sekret për t’u marrë me “punët e inteligjencës”, siç iu referua John Jay në The Federalist Papers [Dokumentet Federale]. Uashingtoni mendonte që operacionet inteligjente ishin ekskluziv i ekzekutivit, një leksion i mësuar nga paaftësia e Kongresit Kontinental për të ruajtur sekretet. Ai do ta përdorte shumë pak komitetin e përhershëm të inteligjencës të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, duke e parë këtë si shkelje të “pushtetit të tij ekzekutiv” që i jepte neni dy i Kushtetutës, përfshi pushtetin e tij si komandant i përgjithshëm dhe kryediplomat i vendit. Të gjithë themeluesit ishin veçanërisht të shqetësuar për rolin e Dhomës, përderisa ata synonin një rol minimal të këtij trupi në punët e jashtme.
Në fjalimin e parë vjetor në Kongres, Washington-i kërkoi një fond për “shërbimin sekret” që të kontrollohet nga presidenti dhe që ta lejojë shefin e ekzekutivit të kryejë operacione sekrete pa kontrollin e kongresit. Kërkesa e presidentit u aprovua nga Kongresi më 1790, me mbështetjen e kongresmenit James Madison, dhe me atë Washingon-it iu dha autoritet të shmangte procedurat e zakonshme të raportimit në Kongres – në thelb, presidentit iu dha një çek i bardhë të kryente operacione sekrete të cilat vetëm ai i përcaktonte që ishin me interes kombëtar.
Aparati i spiunimit që ndërtoi Washington-i vazhdoi pas largimit të tij – dhe u zmadhua. Asnjë president nuk ishte më i prirë të përqafonte skemat sekrete më shumë se Thomas Jefferson. I Urti i Montiçelit [Jefferson-i, titull i biografisë së tij] portretizohet si kampion i mirësjelljes me Kongresin dhe padron i transparencës dhe llogaridhënies, por, në fakt, ai ishte pararendësi i presidentëve perandorakë të shekullit të 20-të. Jefferson-i e përdori fondin e shërbimit sekret në një shkallë shumë të lartë se çdo president para tij, duke e përdorur si diçka personale me të cilin korruptonte fiset indigjene që të lëshonin territor, dhe financoi të parin operacion të fshehtë për rrëzimin e një qeverie të huaj. Që kur ishte i dërguar i Amerikës në Francë, Jefferson-i ishte dashuruar me operacionet e fshehta, përfshi përpjekjen për zotërimin në mënyrë sekrete një studim të qeverisë spanjolle për një kanal në Panama, dhe përdorimin e një burimi në Hollandë për të mbledhur informacion për punët e brendshme të qeverisë holandeze dhe futjen e lajmeve të favorshme për interesat amerikane në shtypin holandez.
Në harmoni me Washington-in, Jefferson-i besonte se ishte e prerogativë e ekzekutivit të drejtonte instrumentet sekrete të qeverisë amerikane. Më 1807, Jefferson-i i shkroi George Hay-it, një gjykatës federal që rastësisht ishte dhe dhëndëri i James Monroe-s, që “të gjitha shtetet e kanë parë të nevojshme, që për të mirën e veprimtarisë së tyre, disa nga këto procedura [ekzekutive], duhet të mbeten në dijeni vetëm të funksionarëve ekzekutivë.” Një rast më të hershëm ai shkruan se “Senatit nuk i mundësohet nga Kushtetuta të njihet me shqetësimet e departamentit të ekzekutivit… për rrjedhojë, ata nuk kanë të drejtë të gjykojnë domosdoshmërinë e një misioni në një vend të caktuar… të cilin e bëjnë të nevojshëm rrethana sekrete dhe speciale. Kjo i është lënë presidentit.” Në dritën e kësaj, nuk është habi që Jefferson-i përdori qytetarë privatë për misione delikate si mënyrë për të anashkaluar kontrollin e kongresit nga frika e rrjedhjes së informacionit prej atij institucioni. Në një rast, më 1804, Jefferson-i përdori një qytetar privat për të çuar një letër sekrete te një i dërguar amerikan në Francë, e cila përmbante një kod të detajuar dhe një deklaratë në mbështetje të përdorimit të kanaleve private për punë publike.
Në një kuptim, afërsia e SHBA me mjeshtërinë e spiunimit ishte një zgjidhje praktike. Jefferson-i dhe Madison-i u orientuan nga operacionet sekrete sepse ato i mundësonin të projektonin fuqinë amerikane më lirë pa qenë nevoja për mbajtjen e një ushtrie të përhershme të madhe. Kjo duket në politikën e Jefferson-it karshi indigjenëve, e cila përfshinte ryshfetin si mjet për t’i bindur ata që lëshonin territore. Jefferson-i i përmblodhi mendimet e tij në prill 1971, në një letër për James Monroe, i cili u bë presidenti i pestë i vendit: “Shpresoj që t’i kopanisim mirë indianët këtë verë, dhe pastaj e ndryshojmë planin nga lufta në ryshfet” – një politikë që ai zbatoi plotësisht pasi u zgjodh president.
Në një letër sekrete më 1804 për presidentin e ardhshëm William Henry Harrison – asokohe guvernator i Territorit të Indianës – Jefferson-i i kërkoi Harrison-it të zgjeronte numrin e shtëpive në territoret e kontrolluara nga indigjenët me qëllim që udhëheqësit indigjenë do të grumbullonin borxhe të mëdha dhe do të detyroheshin t’i shlyenin me lëshime territori. Veç kësaj, presidenti Jefferson autorizoi një operacion të fshehtë për rrëzimin e mbretit të Tripolit – i pari i këtij lloji i ndërmarrë nga SHBA – duke rekrutuar një anëtar qejfmbetur të familjes për të bërë punën e Amerikës. Më vonë Jefferson-i iu shmang këtij operacioni në Kongres, sidomos në lidhje me vendimin për braktisjen e ushtrisë mercenare të krijuar nga amerikanët për kthimin në fron të anëtarit të familjes mbretërore të pakënaqur.
Ekspedita e famshme e Lweis dhe Clarck, e autorizuar nga Jefferson-i më 1804, ishte më shumë një operacion informativ sesa një përpjekje për të zbuluar specie të reja të florës dhe faunës. Prirja e Jefferson-it për anën e errët duket dhe në lotimin e tij për të bindur mikun e tij presidentin Madison për t’u hakmarrë për djegien e Shtëpisë së Bardhë nga britanikët duke paguar zjarrvënës në Londër që të digjnin Katedralen e Shën Paulit.
James Madison, arkitekti i Kushtetutës, kishte punuar si Sekretar i Shtetit për Jefferson-in dhe e njihte mirë vlerësimin e shefit të tij për marrëdhënie të jashtme të fshehta, megjithëse ai dukej që nuk ishte aq entuziast për intriga sa Jefferson-i. Më 1804, Sekretari i Shtetit Madison pagoi një prostitutë me paratë e shërbimit sekret me qëllim ta përdorte për një të dërguar nga Tunizia – paratë ishin planifikuar për të lehtësuar pjesërisht “marrëdhëniet me të huaj.” Megjithëse Madison-i ishte më i sjellshëm me Kongresin se Jefferson-i, ai kreu operacionet e tij të fshehta të projektuara për të marrë pjesë të Floridës duke nxitur trazira “spontane” në territoret e kontrolluara nga spanjollët. Për t’iu përgjigjur kritikave, Madison-i dha shpjegime të rreme për kongresin dhe qeveritë e huaja në lidhje me veprimet e administratës së tij. Në vigjilje të luftës së 1812, Madison-i shpenzoi 50 000 dollarë nga fondi i shërbimeve sekrete për të blerë informacione nga një agjent britanik i dyshuar i cili pretendonte se mund të vërtetonte që federalistët e Nju Ingland kishin bërë plan të fshehtë për t’u shkëputur nga Unioni.
Dikush mund të thotë që etërit themelues nuk kanë lidhje me çështjet e ditës në lidhje me shërbimet sekrete, duke pretenduar se SHBA është distancuar nga mënyrat e fshehta. Por futja e tyre [shërbimeve] në kauzën e kufizimit ose ndalimin e këtyre operacioneve kjo është shfytyrim i historisë. Këto shërbime janë po aq amerikane sa Washington-i, Jefferson-i, dhe Madison-i. Versioni përrallor i etërve themelues që mohon anën e errët të tyre është krijuar nga libertarianët në të djathtë dhe liberalët në të majtë. Ju pëlqen apo jo, nuk është e vërtetë.