Kur Friedrich Schiller thoshte se “Edhe në kasollen më të vogël ka vend për dy të dashuruar.”, mbase edhe mund të ketë qenë i mangët e jo mjaft i thukët për të shprehur diçka si dashuria. Por le ta përdorim këtë, si një prag për të hyrë në Shtëpinë e madhe të Atij, ku banon një filozofi e tërë e dashurisë dhe e jetës, e seksit, dhe pornografisë. Dhe po që se dashuria dhe jeta do të kishin nga një gojë, është më së e sigurtë se as ato nuk do të arrinin ta njihnin e ta trajtonin vetveten, siç i trajtoi Ai. Ndërsa, sa i përket seksit e pornografisë, nuk është e sigurtë kjo.
Ai është Autor, Ai është A e letërsisë, Ai është Albatrosi. Ai është Ai, dhe anasjelltas.
“Kur m’i shpreh ndjenjat dhe më tregon për dëshirat e tua deri në hollësi, më ndez flakë më shumë se të gjitha gjërat më epshndjellëse që kam provuar deri tani,” është një copëz fragmenti nga libri i tij i fundit, të cilin po e përdorë për të treguar se sa më ndez flakë fakti që kam mundësinë që unë të flas për Atë. Atë që nuk është Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjtë, por është Ai. Kjo më ndez flakë vërtetë më shumë sesa gjitha gjërat më epshndjellëse që kam provuar deri tani unë, por edhe ato që ka provuar vetë Albatrosi. Dhe më ndez flakë edhe më shume sesa të shprehen ndjenjat dhe të tregohen dëshirat deri në hollësi, si të ‘Zonja Z’.
Emri i Albatrosit është manifestimi më thelbësor i asaj që filozofët e antikitetit bënin me filozofinë. Përderisa Sokrati, Arsitoteli, Platoni etj., të gjithë së bashku, përpiqeshin ta sillnin filozofinë në rrugë, Albatrosi, krejt i vetëm si një zog në shkretëtirë (jo zog Tune, Shkëndije a ku ta di unë), e kap filozofinë nga rruga dhe e sjellë atë në rrjet. I bindur fuqishëm se edhe antikët do ta bënin po të njëjtë, sikurse Mark Zuckerberg t’i përkiste Greqisë antike dhe të ishte bashëkohas i klasikëve grek. Dhe I bindur se po të jetonte Platoni në kohën e tij, çdo postim nga faqja e Filozofsë Urbane do ta bëntë like dhe share.
Si i vetëm që është në filozofinë e tij, ai është autor i vetëm i Filozofisë Urbane, njëkohësisht edhe hero i kësaj filozofie, baba i saj, djalë i saj e çkado tjetër. Dhe duhet ta bëjmë të qartë se ai përfaqëson Filozofinë Urbane, e cila pse është Urbane, nuk ka të bëjë aspak më çështje të Urbanizmit, Drejtorisë së Urbanizimit, Liburn Aliun apo ndërtimet pa leje, apo ku ta di unë.
Filozofia e Albatrosit është një filozofi e dashurisë për njeriun, por edhe e njeriut për dashurinë. Është filozofi për të rigjetur forcën dhe energjitë pozitive tek secili, por edhe filozofi ku secili forcon rigjetjen e forcës dhe energjisë, duke e mbushur me pozitivitet. Dhe e tëra kjo, në shërbim të anashkalimit të urrejtjes dhe frikës nga ekzistenca, në mënyrë që urrejtja të jetë e anashkaluar dhe ekzistenca të mos jetë e përcjellur nga frika.
Ai ka shkruar drama tetarore, por po të donte do të shkruante edhe drama joteatrore. Ka shkruar libra që janë botuar në shqip e italisht, por po të donte, do të botoheshin edhe në gjermanisht e kinezisht. Ai ka shkruar tekste këngësh, e po të donte, edhe do të këndonte. Por mbi të gjitha, ai po e shkruan historinë. Por të mos e keqkuptojmë, jo historinë si libër i klasës 6, 7, 8, 9,…
Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon në relacionin Tiranë – Prishtinë, pasi që biletat e autobusit janë me çmime të arsyeshme, por shpesh hasim edhe relacionin Prishtinë-Shkup, meqenëse çmimi i biletës së autobusit është mjaft i lirë.
(vijon pasdite)
Albatros Rexhaj – shkaktar që letërisa arriti orgazmë (2)
E vazhduam edhe sot biografinë e tij me shpresën që veprimtaria e tij në vija të trasha do të rrethqarkohet me këto dy pjesë. E në këtë pjesë të dytë, jemi dakorduar që të merremi me punën letrare të autorit, i cili, siç e thamë edhe herën e parë, e bëri letërsinë të arrinte orgazmë.
Kur përmendet Bomba dhe Beogradi, para se të na kujtohet çdo gjë tjetër, në mendje na vjen rrëfimi albatrosian triller i mbushur me plot aksion, ankth e intriga, të shprehura në mënyrën e tij, ku bën që në gjithë këtë rrëfim të zë vend edhe CIA amerikane. Por pashmangshëm, në gjithë këtë oqean ku bashkëjetojnë organizma nga më të ndryshmet, ku përplasjet janë të pafundme, ku pretendohet se budallakisë i është gjetur fundi, gjejmë edhe një dashuri mes dy heronjve kryesor. Gjejmë seksin në sfond. Gjithçka në mënyrë albatrosiane: shumë dashuri e ndjenja, tamam e mjaftueshëm seks dhe pak fjalë.
Ndonëse ngjarja është e imagjinuar në verën e vitit 1998, kur po fillonte një luftë, megjithatë ka një hapësirë që gjithçka mund të jetë reale. Çdokush mund të jetë një personazh, dikush mund të jetë hero kryesor e gjithkujt mund t’i ndodh rrëfimi i “Bombë në Beograd”. Mjeshtrisht e fuqishëm. Një bombë, por më e fuqishme se tridhjetë e sa bombat e Zaevit. Një Beograd, por më i fuqishëm se tërë IRMJ e Maqedonisë. Fund i një lufte apo fillim i një Luftë Botërore që s’është as e para, as e dyta, por në rrugë për të qenë e treta, në pamundësi për të qenë e katërta.
“Ditar dashurie i një shkrimtari” është manifestimi më kuptimplotë i veprës së Tosit. Këtu fillon ejakulimi i letërsisë. Këtu dashuria merr një tjetër kuptim, ku shkrimtari bashkëbisedon me muzën e tij, teksa dashuria himnizohet pa ndalur, e letërsia po merrte rrugën e saj. Një orgazmë që s’mbahet në mend. As në pornografinë botërore.
Një rrëfim dashurie ku romantika dhe erotika gërshetohen dhe bëjnë seks. E dikush po përgenjeshtron Ajnshtajnin: budallakisë i është gjetur fundi, ndërsa gjithësisë jo. Në fakt është diçka tjetër. Kemi vetëm një guxim artisti, i cili thyen tabu e paragjykime për dashurinë dhe seksin, thyen edhe shumë zemra, por edhe masturbohet. Gjithçka në shërbim të një orgazme të fuqishme që është një bombë e re, e cila nuk është bombë në Beograd, por në shtrat. E shtrati edhe mund të jetë në Beograd, mund të jetë kudo. Me rëndësi që aty ka një shkrimtar, aty është muza e tij, aty është dashuria, seksi…
“Në kërkim të daljes” është tentativë e tij për të gjetur derëzen brenda një kubi misterioz e të padukshëm, që është hap i vetëm që t’i iket vdekjes. Një dramë që komunikon me gjitha llojet e realiteteve, sikurse edhe me realitetin albatrosian, që është edhe realitet individual, por edhe kolektiv. Identiteti i humbur i shoqërisë gjendet i pështjellur fort e keq në labirintin e autorit. Dikush ende po thyen tabu, gjithandej zemra të thyera, ndërsa Aida Shtino ende po kërkon njerëz të humbur, teksa ndeshja mes Napolit e Lazios përfundoi me humbjen e Napolit.
“Edith” është një kryevepër. Këtu shtrihen meditimet filozofike për njohjen e uni-t. Diçka përtej Frojdit. Tentativë e suksesshme për njohjen e vetvetes, dashurisë, dhe gjithë botës. Gjithëherë thukët. Gjithçka në mes të një kryqëzimi, ku secili nga ne jemi Jezusi i kryqëzuar. Të gjithëve na vajton Shën Maria. Lotët nuk janë të krokodilit. Dikush po qan. Tjetër kush po bën seks. Letërsia prapë në orgazmë. Spermë gjithandej.
Dhe të mos i mbetemi borxh lexuesit, sjellim ekskluzivisht një pjesë e kësaj superkryevepre: “Zgjuar jam… Edhe pse shpirtin të përgjumur e kam. Sytë natyrshëm tërhiqen drejt diellit, që ëmbëlsisht më josh ta shijoj virgjërinë e më të bukurës që jeta e fsheh. Por nuk mjafton të hapësh sytë që të shpëtosh nga ankthet. Mendja vetvetiu nuk di si të çlirohet nga hijet ku është ngatërruar. Andaj nisem drejt diellit.
Drejt teje. Sepse më mungon o yll i ndjeshëm. Më duhesh që t’i jep kuptim dallgëve të frymëzimit tim.”
Dielli, sytë, ankthi, yjet, dallgët e frymëzimit. Është virgjëria shokë. Ca pika gjaku që zëvëndësojnë pikat e lotit mbi qelqin e Kadaresë. Shokë e dashamirë, prapë seks. Sepse kjo është një jetë. Shumë e gjatë. Deri në virgjëreshat e parajsës duhet çvirgjërim i madh këndej. Jemi ne ata. ‘Vajza, martouni’ dëgjohet një zë tjetër, jashta labirintit albatrosrexhian.
Dhe në fundin e pafund është “Zonja Z”. Është zëri protestues. S’kundërshtohet çmimi i rrymës e faturat e KEDS-it, e as nuk lypset shkarkimi Jabllanoviqit. Është një zë tjetër revolte. Zë indinjate në shoqërinë ku femrat janë të ndrydhura e meshkujt e tredhur. Prapë dy shpirta. Kësaj rradhe binjakë. Prapë tabutë e paragjykimet. Normalisht, shqiptare. Një betejë po fillon. Një shoqri po alarmohet. Një vajze sapo i ra alarmi I mëngjesit. Ështr koha për të shkuar në punë. Pak më poshtë kambana e kishës po thërret. Në anën tjetër ezani i hoxhallarëve po jep sinjalin për namaz. Ai mbetet një. Dashuri, seks, orgazmë. Një trio e përjetshme. Kësaj rradhe nuk është Ati, Biri e Shpirti. Është vetëm Ai. Ai dhe Zonjat e tj. Ai me Zonjat e tij. Me Zonjën W, me Zonjën X, Zonjën XH, Zonjën Y, Zonjën Z, Zonjën ZH. Krejt në fund. dhe Zonja më e zonja, Zonja ZHGL.
Të dashur shokë, këtu përfundon një biografi. Përfundon për të mos zgjatur tërë jetën. Ai vazhdon. Për të flitet e flitet. Thuhet e shkruhet. Poshtë rrugës dy të rinj duke u puthur. E në librat e tij, dy të të tjerë veç po bëjnë seks. Ndërsa ai vazhdon të masturbojë. Letërsia e tij e vazhdon orgazmën. Gjëra të mëdha po ndodhin…
vijon në kohëra të pacaktuara