JUDY DEMPSEY
carnegieeurope.eu
Çdo javë, një numër ekspertësh kryesorë i përgjigjen një pyetje të re nga Judy Dempsey rreth sfidave në fushën e sigurisë dhe politikën e jashtme që i japin trajtë rolit të Europës në Botë. [Pyetja e kësaj radhe është: A fle gjumë BE sa i përket Ballkanit Perëndimor?].
Cornelius Adebahr – Bashkëpunëtor në Programin Europa të Carnegie.
BE nuk ka mbyllur sytë, por e shikon Ballkanin Perëndimor sikur nuk ndikohet nga ngjarjet që ndodhin aty. Më keq akoma, BE nuk ka instrumentet e duhura për të përballur sfidat që burojnë nga ai rajon. Përleshja me armë zjarri në Maqedoni më 9-10 maj janë shumë simbolike: çfarëdo që ndodhi dhe pse ndodhi, ngjarjet flasin për një përzierje të rrjeteve kriminale me tensioneve etnike në një mjedis të dobët politik – një cilësi e përbashkët në rajon.
Megjithatë, zgjerimi i BE është i orientuar drejt qeverive të gatshme të zbatojnë reforma në interes të qytetarëve të tyre. Nëse ambasadorët tani grenë zërin për “dyshimet e serioze mbi përkushtimin e qeverisë maqedonase ndaj parimeve demokratike dhe vlerave të komunitetit euroatlantik,” ata duhet të bëjnë të qartë gjithashtu se sa progres real është e mundur të arrihet.
Ndërsa Komisioni Europian që mori detyrën më nëntor 2014 foli për 5 vjet konsolidimi të zgjerimit, Maqedonia sapo kishte kaluar 5 vjet qëndrimi në vend – në mos kthimi mbrapa. Mosmarrëveshja e emrit me Greqinë, e cila kundërshton përdorimin e emrit Maqedoni pa një cilësor gjeografik, e ndaloi të përparonte drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Tani pranohet hapur e gjerësisht që policia e fqinjësisë në BE nuk ishte e aftë në marrëdhënie me Ukrainën dhe Rusinë para 2014. Rishikimi i kësaj politike në proces mundohet t’i korrigjojë këto mangësi. BE duhet të konsiderojë një revolucion kopernikan të ngjashëm në fushën e zgjerimit, e cila ka nevojë për instrumente të politikës së jashtme klasike për t’u marrë me një rajon ende të paqëndrueshëm.
Kurt Bassuener – Bashkëpunëtor i vjetër i Këshillit të Politika Demokratizuese në Sarajevë.
Kam frikë se mënyra si BE i qaset Ballkanit Perëndimor është thuajse e njëjtë me mënyrën që qaset Mesdheut Jugor – Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme. Që do të thotë, kryesorja është stabiliteti dhe trumbetimi i progresit dhe demokracisë. Për rrjedhojë, BE rrezikon të përkrahë regjime jo liberale dhe autoritariste, duke keqkuptuar pushtetin e tyre për stabilitet.
Kështu, Bosnjë dhe Hercegovinë, një iniciativë e BE për rrugën e vendit drejt BE e rrezikon ta bëjë BE të duket nga qytetarët si përkrahëse të elitave politike që s’japin llogari. Kur një proces ose iniciativë deklarohet dhe mbështet në nivel të lartë, ajo mendohet e suksesshme, pavarësisht realitetit.
Shpresa për të rinisur dialogun e ngrirë mes Serbisë dhe Kosovës shërben si nxitje për të kritikuar qeveritë në Beograd dhe Prishtinë, politikat e të cilave nuk janë në përputhje me vlerat dhe planet e BE. Në Maqedoni, qeveria e kryeministri Nikola Gruevski është përfshirë në një skandal masiv – i ndërprerë qëllimisht nga një operacion gjaknxehtë kundër separatistëve.
Nëse BE i dëshiron që qytetarët e këtyre vendeve në anën e saj, ajo ka nevojë të ngrejë zërin në mbrojtje të vlerave të veta, por t’u kërkojë llogari këtyre qeverive – përfshi financiarisht – kur ato i shkelin këto vlera.
Kristof Bender – nënkryetar i Iniciativës Europiane për Stabilitet.
Po. BE thotë se ka një vizion për rajonin: t’i integrojë gjithë vendet në një bashkim demokracisë me ekonomi tregu të lirë. BE ka një instrument për këtë – procesin e anëtarësimit që ofron një ndjenjë drejtimi për reformatorët dhe investitorët.
Por për shumë vite, besimi në politikën e zgjerimit të BE ka qenë në rënie kudo: në shtetet anëtare të BE, në vendet kandidate, mes atyre që qeverisin, dhe mes atyre që janë në opozitë. Duket sikur gjithë rajoni është në pritje të Godosë [personazhi i Beckett-it] – për të ardhmen evropiane që kurrë nuk do të mbërrijë dhe kjo nuk varet nga ajo që bëhet tani.
Ky efekt gërryes i kësaj prirje nuk ka qenë më shumë dëmshëm askund tjetër sesa në Maqedoni. Para një dekade, vendi ishte në ballë të procesit të reformave, por sot vuan nga çdo e metë ballkanike: paraliza, ekonomi e shkatërruar, polarizimi, frika e konfliktit, dhe një mungesë e përgjithshme e perspektivës.
Atëherë ç’duhet bërë?
Së pari, BE ka nevojë të përkufizojë vija të kuqe të qarta për çështje themelore në fushën e të drejtave të njeriut për të gjitha vendet. Çështje të tilla përfshijnë abuzimin e shërbimeve sekrete, burgimin ose keqtrajtimin e gazetarëve, dhe ndërhyrjet e hapura në gjyqësor. Kur këto vija të kuqe shkelen, BE duhet ta thotë këtë me zë të lartë dhe të qartë.
Së dyti, Komisioni Europian ka nevojë ta bëjë të qartë, të drejtë, transparent dhe të lexueshëm, vlerësimin e saj për vendet kandidate në raport progresin e tij vjetor.
E treta, BE duhet të mos e frenojë Bonjën dhe Hercegovinën nga dorëzimi i aplikimit për anëtarësim gjatë 2015.
Katër, Shqipëria meriton një datë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit nga fundit i këtij viti, dhe si sinjal për fqinjët e saj.
Së fundi, BE duhet të heqë dorë nga parja e Kosovës si plotësuese të politikave të Serbisë. Mënyra si BE e ka trajtuar procesin e liberalizimeve për Kosovën ka qenë e turpshme – as e korrekte dhe as e drejtë.
Stefan Lehme – studiues i jashtëm në Carnigie Europe.
Ka dy situata kur një vend e gjen BE zgjuar dhe tërësisht të përqendruar: një, kur vriten njerëz; dhe dy, kur një vend është shumë afër anëtarësimit në BE dhe BE shqetësohet nëse ky vend do të jetë i aftë apo jo për të zbatuar ligjet evropiane.
Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot janë në mënyrë të arsyeshme të qëndrueshme dhe ende larg nga anëtarësimi në BE. Prandaj është e kuptueshme që kriza në rajonet fqinje në lindje dhe në jug të kenë devijuar vëmendjen nga Ballkani Perëndimor. BE mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëdnimor, megjithëse jo në nivelin e nevojshëm për të vendosur rajonin vendosmërisht në rrugën drejt anëtarësimit.
Paradoksalisht, rezultatet më të këqija të BE janë në vendin ku ajo arriti suksesin më të madh. Më 2001, BE luajti një rol kyç në shmangien e luftës civile në Maqedoni dhe krijoi një bazë të re për marrëdhëniet ndëretnike – Marrëveshja e Ohrit. Më 2009, Komisioni Europian rekomandoi nisjen e bisedimeve për anëtarësim, por këto u bllokuan dhe janë ende të bllokuara nga Greqia.
Ky bllokim i Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE ndikoi në keqësimin e qeverisjes demokratike dhe për kthimin te tensionet e mundshme ndëretnike. Gjakderdhja në Kumanovë, ku u vranë tetë policë dhe 14 persona të armatosur më 9-10 maj, duhet të jetë një thirrje alarmi. Është nevojshme ndërhyrja e udhëheqësve politikë të nivelit të lartë në BE për të hequr bllokimin dhe për të shmangur një krizë të re e të rrezikshme në Ballkan.
Alexandra Stiglmayer – Sekretare e Përgjithshme dhe analiste e Iniciativës Europiane për Stabilitet.
Përgjigja është po, BE po fle. Por bëhen 12 vjet nga koha kur liderët e BE i ofruan Ballkanit Perëndimor një perspektivë anëtarësimi. Në vend të punonin për t’u dhënë formë këtyre vendeve të rajonit, BE e ka kthyer procesin e paraanëtarësimit – hapat e marrë para nisjes së negociatave zyrtare të pranimit – në një rrjedhë penguese e ngarkuar me kushte.
BE ka lënë pas dore dhe dimensionin ekonomik të rajonit, duke besuar se predikimi i nevojës për një mjedis biznesi ndihmues do të mjaftojë për të përmirësuar gjendjen dhe të tërheqë investime. Kjo nuk ka qenë e mjaftueshme. Njerëzit janë të pakënaqur me standardet e tyre të jetesës. Eksodi masiv i kosovarëve kohët e fundit drejt BE ishte një shenjë e dëshpërimit të tyre.
Rusia ka filluar të futë hundët, dhe ka pasur incidente si përleshja me armë në Kumanovë në Maqedoni. Zona e Kumanovës dhe e Kosovës prej nga ishin shumica e luftëtarëve të dyshuar, janë nga zonat më të varfra në Ballkan.
BE duhet ta bëjë Ballkanin Perëndimor të përshtatshëm për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur – politikisht dhe ekonomikisht. Kjo përfshin hapjen e pjesëve të tregut të punës në BE për punëtorë nga rajoni. Ky nuk do të ishte vetëm një sinjal politik, por reminitancat do të ndihmojnë për të mbushur boshllëqet derisa ekonomitë e rajonit të ngrihen. Gjermania dhe vende të tjera të BE kanë mungesa në disa profesione – pse shtetet evropiane nuk ua ofrojnë vendet e punës njerëzve nga Ballkani Perëndimor?
Ivan VejvodaSenior – zv/president për programe në Fondin Gjerman Marshall i SHBA
BE nuk fle, por lëviz dhe vepron shumë ngadalë në mjedisin gjeopolitik të ri të rajonit.
Përkushtimi i bërë në samitin e Selanikut në qershor 2003 – që vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtarët të plotë të BE kur të përmbushin gjithë kërkesat – qëndron i palëkundur. Anëtarësimi i Kroacisë më 2013 e vërteton këtë.
Nën Komisionin Europian të tanishëm nuk do të ketë zgjerim tjetër. Presidenti i komisionit, Jean-Claude Juncker, e përjashtoi këtë për qëllime të brendshme kur ai mori detyrën më nëntor 2014. Fuqia e butë e BE në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë efektive, të cilat janë si kopsht gjeografik i brendshëm i BE dhe NATO.
Megjithatë, BE duhet të bëjë me shumë. Ngecja i Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës është shembulli. Maqedonia ka qenë kandidat që nga 2005 dhe nuk ka ecur. Kjo ka prodhuar dinamike të brendshme të rrezikshme, rezultatet negative të të cilave po i shikojmë tani.
BE duhet të bëjë më shumë në çuarjen përpara të procesit të negocimit. I ashtuquajturi Procesi i Berlinit i prezantuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel në gusht 2014 ofron një kornizë pune për zgjerimin e ardhshëm dhe është një hap në drejtimin e duhur. Ky proces tek e fundit ka të bëjë me besueshmërinë e BE. Në Ballkan nuk do të ketë luftëra të reja, por kjo nuk mjafton.