Jared Piazza
Real clear science
Ndërsa shumica e njerëzve bien dakord se është keq t’i gënjesh fëmijët, shumica e prindërve bëjnë një përjashtim kur bie fjala për Santa Klausin, bamirësin mjekërbardhë që kryen vizita me një karrocë me dhurata në këtë periudhë të vitit.
Natyrisht, jo të gjithë e pëlqejnë – disa e kundërshtojnë mitin e Santas për arsye fetare. Të tjerë e kanë tmerr ditën kur fëmija mëson – zakonisht nga fëmijë të tjerë – që Santa nuk është i vërtetë.
Megjithatë, të tjerë i kujtojnë me gëzim ditët e krishtlindjeve të fëmijërisë, dhe shpresojnë të rijetojnë diçka nga ajo magji me fëmijët e tyre. Por çfarë ka kjo te fëmijët dhe zhvillimi i tyre – mos jemi më mirë po t’u themi që në fillim të vërtetën? Le të shikojmë dëmshinë shkencore.
Argumente kundër
Një shqetësim i thjeshtë është që gënjeshtra do të zhdukë besimin e fëmijëve te prindërit e tyre. Ndërsa kjo mund të jetë një mundësi reale, është ndoshta diçka që mund të menaxhohet. Për shembull, kur fëmijët vënë në dyshim ekzistencën e Santas, ju mund të bëni një bisedë të sinqertë me ta dhe t’u tregoni pse i keni mbështetur në atë që ata besonin – duke iu folur ndoshta për gëzimin që prodhon besimi i vërtetë.
Gjithmonë është e mundshme që ata urrejnë mashtrimin ose të vënë dyshimj gjykimin tuaj në fusha të tjera – por nëse tregoheni të sinqertë me ta pse kjo situatë është e veçantë janë të pakta gjasat që ata t’iu mbajnë inat për shumë kohë. (Nëse shqetësoheni vërtetë për këtë ju mund të jeni të sinqertë që në fillimi dhe mund të bëni me ta një lojë: “Le të bëjmë sikur Santa është i vërtetë dhe t’i lëmë ca biskota!”)
Një tjetër problem i mundshëm që shfaqet herë-herë është inkurajimi i besimit të fëmijëve te Santa mund t’ua vështirësojnë aftësinë të dallojnë fantazinë nga realiteti – ndoshta duke vonuar zhvillimin e tyre njohës.
Kërkimet sugjerojnë se aftësia për të dalluar faktin nga trillimi fillon herët në fëmijëri dhe rritet me kalimin e moshës. Në fakt, disa studime sugjerojnë që fëmijët me jetë trillimi të pasur mund të jenë më të zotë në identifikimin e kufijve mes fantazisë dhe realitetit.
Fëmijët e vegjël munden të dallojnë entitete të pamundura (si derrat fluturues) nga të mundshmit – por ata kanë probleme me entitetet e ngarkuara emocionale, si monstra, dhe ata që përkrahen nga shoqëria përreth, përfshi Santan. Kjo ndodh ngaqë fëmijët janë të vëmendshëm ndaj koherencës së dëshmisë që dëgjojnë nga të tjerët për këto entitete.
Ka dy argumente pro lënies së fëmijëve të besojnë te Santa Klausi. Një është kënaqësia që ata përjetojnë nga ideja e ekzistencës së plakut zemërgjerë me mjekërgjatë dhe thesin e dhuratave. E dyta është se ata fëmijët sillen më mirë ngaqë mendojnë se duhet të sillen mirë që të garantojnë dhuratat.
Sidoqoftë, çdo përfitim afatshkurtër nga besimi te Santa zhduket kur fëmijët ndalojnë së besuari në të. Për të arritur ndryshim të vërtetë në sjellje, fëmijët duhet të mësojnë duke reflektuar mbi sjelljen e tyre të vetë-motivuar. Inkurajimi i tyre të besojnë te Santa ndoshta përkohësisht mund t’ua bëjë të vështirë për të reflektuar.
Verdikti?
Për çdo rrugë ka përfitime e mangësi, por nuk ka dëshmi që fëmijët janë dëmtuar në të dyja rastet. E qartë është që prindërit nuk duhet të shqetësohen shumë për pasojat e besimit te Santa – fëmijët nuk janë tërësisht mendjelehtë. Në fakt, fëmijët vazhdimisht vëzhgojnë se në çfarë besojnë njerëzit rreth tyre – dhe në mënyrë aktive vlerësojnë uniformitetin e këtyre besimeve për të arritur në konkluzione lidhur me mundësinë e pretendimeve të ndryshme. Me zhvillimin e arsyetimit të thjeshtë të fëmijëve (“Santa është shumë i shëndoshë të futet nga oxhaku”), më në fund ata e kuptojnë që nuk është i vërtetë, ndërkohë që e kuptojnë se të tjera gjëra që ata nuk munden t’i shikojnë, bakteret për shembull, janë të vërteta. Detyra e prindërve është të menaxhojnë zhgënjimin e mundshëm që vjen kur fëmijët kuptojnë më në fund të vërtetën.