Skënderbeu premtoi sot përpara shkodranëve të Pukës, Koplikut e Lezhës se do t’i bëjë me një lungomare si ajo e Vlorës, duke u ofruar të papunëve, perveç krapit të detit, edhe të tjera hapësira për xhiro dietike. Ama kushti që këta të barazohen në investime publike me bashkëqytetarët tepelenas është të votojnë alternativën e Kryeministrit, i cili, ndërkohë, shtrinte kabllon e premtimeve pa teklif nga një rrugë e rilindur prej qeverisjes paraardhëse, rastësisht në nyjën e mbushur me zyra noterësh, ku shkodranët e ngelur turren, në masë prej 3-4 vitesh, me shpresën për të gjetur emrin në një ndër listat e lotarive.