Një dallim themelor mes të majtës dhe të djathtës ka lidhje me mënyrën si ata i vlerësojnë politikat publike. E djathta pyet, “A është e dobishme?”. E majta bën një pyetje krejt të ndryshme. Një shembull është paga minimale. Më 1987 New York Times botoi një editorial kundër çdo page minimale. Titulli i editorialit i thoshte të gjitha: “Paga minimale e duhur: 0.00 dollarë”. “Mes ekonomistëve ka një konsensus virtual,” shkruhej aty, “se paga minimale është një ide që i ka kaluar koha. Rritja e pagës minimale me një vlerë të konsiderueshme do t’i nxirrte të varfrit e punësuar nga tregu i punës […]. Më e rëndësishmja, do të rritë papunësinë […]. Ideja e përdorimit të pagës minimale për t’iu larguar varfërisë është e vjetër, e nderuar dhe thellësisht e gabuar”.
Pse New York Times shkroi editorial kundër pagës minimale? Sepse bëri pyetjen e konservatorëve: “A është e dobishme”. Por 27 vjet më vonë, New York Times shkroi në një editorial pikërisht të kundërtën e asaj që shkroi më 1987, dhe bëri thirrje për një ngritje të madhe të pagës minimale. Në këtë kohë faqja e editorialeve kishte shkuar më tej majtas dhe tani nuk ishte e interesuar për atë që është e dobishme – por me pabarazinë e pagave, e cila shkakton një ndjesi të keqe. Editoriali qahej nga fakti që një pagë minimale e ulët nuk kishte “zbutur zemrat e kundërshtarëve të saj” – republikanëve dhe përkrahësve të tyre.
Si shembull i dytë është veprimi afirmativ. Studim pas studimi – dhe, më e rëndësishmja, mendimi i arsyeshëm dhe faktet – i kanë treguar efektet e dëmshme të veprimit afirmativ bazuar te raca lidhur me studentët me ngjyrë. Ulja e standardeve të pranimit në kolegj për aplikuesit me ngjyrë ka siguruar të paktën dy rezultate të tmerrshme.
Një është që më shumë studentë me ngjyrë nuk arrijë të diplomohen në kolegj – sepse ata janë pranuar në një kolegj që kërkon më shumë rreptësi akademike sesa ata janë përgatitur të përballojnë. Në vend që të shkojnë në një shkollë që u përshtatet aftësive të tyre, një shkollë ku ata mund të shpërthejnë, ata dështojnë në një shkollë ku studentët e tjerë janë më të aftë.
Rezultati tjetër është se shumë, në mos të gjithë, studentët me ngjyrë kanë ndjesinë e një reje të zezë sipër tyre. Ata mendojnë se studentët e tjerë habiten nëse ata, studentët me ngjyrë, janë pranuar në kolegj me mirë apo sepse janë ulur standardet. Duket se pyetja e fundit që bëjnë përkrahësit e veprimit afirmativ është: “A është e dobishme?”.
Dhe shembulli i fundit është pacifizmi dhe format e tjera të “aktivizimi pacifist”. E majta e ka pikë të dobët pacifizmin – besimi se vrasja e qenieve të tjera njerëzore është gjithmonë e pamoralshme. Jo të gjithë të majtët janë pacifistë, por pacifizmi buron nga e majta, dhe thuajse të gjithë të majtët përkrahin “aktivizimin pacifist,” “studimet e paqes” dhe gjithçka tjetër që përmban fjalën “paqe”.
E djathta, në anën tjetër, ndërsa është po aq e dëshiruar për paqe sa dhe e majta – cili prind konservator dëshiron që fëmija e tij të vdesë në betejë? – e di që pacifizmi dhe shumica e “aktivistëve pacifistë” rrisin mundësitë e luftës, jo paqes.
Asgjë nuk e garanton triumfin e të keqes më shumë se refuzimi për ta luftuar atë. Për rrjedhojë e keqja e madhe nuk është mundur kurrë nga aktivistët pacifistë, por nga fuqia ushtarake superiore. Fitorja e aleatëve në Luftën e Dytë Botërore është një shembull i mirë. Fuqia ushtarake amerikane në të njëjtën mënyrë kufizoi dhe pastaj i dha fund komunizmit sovjetik. Përkrahësit e pacifizmit, studimet e paqes, çarmatimi bërthamor amerikan, tërheqja ushtarake amerikane nga vendet ku ajo ka luftuar – Iraku është shembulli më i fundit – nuk pyesin “A është e dobishme?”. A pati ndonjë të mirë tërheqja e Amerikës nga Iraku? Sigurisht, jo. Kjo vetëm çoi në rritjen e Shtetit Islamik me vrasjet e tij masive dhe torturat.
Kështu, pra, në vlerësimin se çfarë politikash publike duhet të ndjekim, konservatorët pyesin, “A është e dobishme?” Çfarë pyetje bëjnë liberalët? Përgjigja është: “A i bën kjo njerëzit – përfshi mua – të ndihen mirë?”. Pse liberalët e përkrahin rritjen e pagës minimale kur ajo nuk sjell dobi? Sepse kjo e bën marrësin e pagës më të lartë të ndihet mirë (dhe pse punëtorë të tjerë humbasin vendet e punës kur restorantet dhe biznese të tjera mbyllen ngaqë nuk munden të paguajnë paga më të larta) dhe kjo i bën liberalët të ndihen mirë për veten e tyre: Ne liberalët, ndryshe nga konservatorët, kemi zemra të buta.
Pse liberalët e përkrahin veprimin afirmativ bazuar në racë? Për të njëjtat arsye. Kjo i bën përfituesit të ndihen më mirë kur pranohen në shkolla më prestigjioze. Dhe kjo i bën liberalët të ndihen mirë për veten ngaqë duken sikur korrigjojnë gabimet racizmit historik. E njëjta gjë është e vërtetë për aktivizimin pacifist të majtë: Përkrahja e “paqes” në vend të ndërhyrjes ushtarake i bën liberalët të ndihen mirë për veten. Ndoshta shembulli më i mirë është lëvizja e egos. Ajo ka pasur thuajse efekt tërësisht negativ në një brez amerikanësh të rritur të kenë ego pa e fituar atë. Pastaj ata vuajnë nga narcizmi dhe paaftësia për të përballuar rëniet e pashmangshme në jetë. Por egoja të bën të ndjehesh mirë. Dhe ndjenjat – jo arsyeja – është ajo ç’ka përfaqëson liberalizmi. Arsyeja pyet: “A është e dobishme?” Liberalizmi pyet, “A ndjehesh mirë?”.
Titulli i plotë: “A është e dobishme?” vs. “Atë ndihesh mirë?” : Dallimet e majtë-e djathtë (III)