Ministri i jashtëm shqiptar thotë që Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Beogradin në fund të këtij muaji, vizita e parë e një kryeministri shqiptar në 68 vjet, shkruan në faqen e elektronike të tij televizioni amerikan ABC News.
Ditmir Bushati tha të premten se situata e minoritetit etnik shqiptar në krahinën e Preshevës dhe njohja e Kosovës do të jenë pjesë e bisedimeve të 22 tetorit.
Beogradi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës të vitit 2008, ish-provincë e Serbisë, por me shumicë të popullsisë shqiptarë etnikë.
Hera e fundit që kryeministër i shtetit shqiptar ka vizituar Beogradin ishte më 1946, kur diktatori komunist Enver Hoxha u takua me udhëheqësin e Jugosllavisë, Josip Broz Tito, pas Luftës së Dytë Botërore. Marrëdhëniet e dy ish-aleatëve u prishën më 1949. Tani të dyja vendet synojnë të anëtarësohen në BE.