Malcolm Forbes
The Daily Beast
Një natë në fillim të vitit 1998, rreth tridhjetë ushtarë amrikanë nga Delta Force prisnin të shtrirë buzë një rruge malore boshnjake për të kapur kriminelin e luftës, serbo-boshnjkaun Radovan Kaxhiç. Sipas një informacioni, Karaxhiçi do të kalonte në atë rrugë për një takim brenda 48-orëve të ardhshme. Me qëllim që ta kapnin të gjallë dhe të shmangnin shkëmbimin e zjarrit me katër bodigardët e tij me përvojë, ekipi kishte hartuar një plan që kishte prioritet elementët e befasisë. Për të arritur këtë, ata propozuan të përdornin tre pengesa: një dyshek të mushur me gozhdë të mprehta titaniumi të afta për shpuar gomat e makinës së Karaxhiçit, një granadë në formë sallami që do të shpërthente dyert dhe do të paralizonte pasagjerët – dhe, si pjesë e çuditshme qëndrese, një kostum gorrile.
Siç u shpreh ushtari që pati këtë ide, “Tronditja nga pamja e gorillës së frikshme duke ecur në rrugë, së bashku me kuriozitetin e pakontrolluar për të kuptuar se ç’dreqin donte në mes të Bosnjës, ndoshta mund t’i bënte ata të mbanin frymën pak sekonda, të cilat duhet të krijonin kushtet ideale për ne që të qëllonim dhe kryenim rrëmbimin.”
Por pavarësisht këtyre planeve të mira, dhe besueshmërisë së informatorit të Deltas, rrëmbimi nuk ndodhi sepse Karaxhiçi nuk u duk fare, as atë natë as të nesërmen. Nga frika e kompromentimit, ekipit iu tha të tërhiqej dhe shpërbëhej. Karaxhiçi, së bashku me komandantin ushtarak Ratko Mlladiç, vazhduan të ishin të lirë dhe për një dekadë dhe u bënë njerëzit më të kërkuar të Europës.
Përpjekja e gjatë dhe vështirë për t’i kapur, arrestuar dhe nxjerrë para drejtësisë, për masakrat e shkaktuara ndaj popullit jugosllav është në qendër të një libri të ri tërheqës të shkruar nga Julian Borger, redaktori diplomatik i Guardian, i cili mbuloi Luftën e Bosnjës në vitet 1990 për gazetën dhe për BBC. Në një nivel, The Butcher’s Trail: How the Search for Balkan War Criminals Became the World’s Most Successful Manhunt [Gjurmimi Kasapit: Si bë kërkimi i kriminelëve të luftës së Ballkanit gjetia njerëzore më e sukeseshme] është një kronikë e 14 viteve me nisje fals, besueshmëri të përçarë, rreziqe të përhershme, dhe skandale të herëpashershëm. Por në fund është rrëfimi i një fushate produktive dhe histroike e kryer nga hetues të palodhur dhe të guximshëm, të cilët, me kalimin e kohës, ia dolën të kapin përgatitësit e krimeve më të mëdha kundër njerëzimit në Europë që nga epoka naziste.
Borger e nis me një histori të shkurtër rreth shpërbërjes së “eksperimentit federal të lodhur” që ishte Jugosllavia. Serbia shfaqet si më grabiqarja nga republikat përbërëse, me liderin e saj nacionalist, despotin Sllobodan Millosheviç, i cili krijoi në mënyrë të pamëshirshme një Serbi të Madhe në kurriz të fqinjëve të tij. Kjo u bë duke marrë kontrollin e qyteteve dhe duke bërë spastrimin etnik të tyre. Masakra më famëkeqe ishte ajo e Srebrenicës më 1995, në të cilën humbën jetën 8000 meshkuj muslimanë që u vranë nga njësitë e serbëve të Bosnjës të komanduara nga Mlladiçi me urdhër të Karaxhiçit. Në fund, pasi e kishte kthyer kokën në anën tjetër për një kohë të gjatë, komuniteti ndërkombëtar u ngrit, i kushtoi vëmendje dhe veproi.
Megjithëse nuk kishte qëndruar krejt duarkryq. Më 1993, një gjykatë speciale, e para gjykatë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqi i Nurembergut, u krijua nga OKB në Hagë me detyrë të ndiqte dhe dënonte kriminelët e luftës. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë hartoi një listë të dyshuarish që nga gardianët e burgjeve te ish-presidentët. U krijua një rrjet me agjenci shërbimesh dhe forca speciale nga gjashtë vende që punonte krejtësisht në fshehtësi në ndjekje të gjurmëve të gjakut, ca me gjak të freskët, ca thuasje të thara. Borger thekson se kjo ishte, gati fjalë për fjalë, gjueti burrash: Në listën e ICTY kishte vetëm një grua dhe ajo u dorëzua vetë. Deri më 2011, 161 të kërkuarit u përballën me drejtësinë në një mënyrë apo në një tjetër.
Kapitulli i parë i Borger-it trajton misionet e ngatërruara të arretsimeve nga marinsat e SA-it britabnikë, hollandezë dhe amerikanë që dështuan për shkak të mungesës së burimeve dhe marrëdhënieve të mosbesmimit me aleatët e tyre francezë. Shumë nga shënjestrat e tyre ishin peshq të vegjël. Disa u çuan në Hagë për gjykim, disa u vranë para se të kapeshin.
Megjithatë, gradualisht, pas shumë riorganizimi dhe energjie të re, gjuetarët arritën të kapnin të dyshuar të nivelit të lartë ende gjallë. Më 1998, forcat amerikane SEAL arrestuan Goran Jelisiç, një roje burgu i ri por sadist që e prezatonte veten te të burgosurit e rinj si “Adolfi i ri”. Në 1999, SAS kapi trofeun më të madh të fushatës së vetë, gjeneralin Stanislav Galiç, që mbikëqyrte zajrrin e përditshëm të snajperave dhe brombardimin e njerëzve – civilë, jo personel ushtarak – në Sarajevë. Dhe në vitin 2000, CIA përdori gjuetarë serbë të rrëmbejnë Dragan Nikoliç, një komandnat i një kampi përqëndrimi i njohur për rrahje dhe tortura, i cili më vonë e pranoi se shumë nga viktimat e tij ishin “njerëz që kishin qenë shokë të mi, që i kisha takuar gjatë viteve në kafene, stadium, fusha sporti, me të cilët kaloja pushimet verore.”
Borger tregon sesi përgjegjëse për krime lufte ishin edhe forcat kroate në Kroaci dhe Bosnjë. Pas luftës, dhe pas një farë ngurimi, qeveria luajti me Hagën dhe i dorëzoi të dyshuarit. Si shpërblim, Kroacia u njoh zyrtarisht si vend kandiat për anëtarësim në BE. Megjithatë, në kohën që prokurorët e ICTY kishin mbledhur prova të mjaftueshme që inmplikonin babain e Kroacisë Moderne, Franjo Tuxhmanin, në krime si persekutim, përdhunim dhe vrasje, ai kishte kohë që kishte vdekur nga kanceri në stomak.
Të dyshuar të tjerë vdesin nga shkaqe natyrore ose nga dora e tyre para se të gjykohen. Raste të tilla të shmangies së drejtësisë e bëjnë leximin acarues. Një pjesë rreth forcave amerikane që mburren me kapjen e kriminelëve të peshës së rëndë, veçanërisht pjesëmarrësve në masakrën e Sebrenicës, e fut lexuesin në emocione të shumëllojshme. Të ngjall zemërim dhe revoltë niveli i vrasjeve në masë dhe trupat e serbëve të Bosnjës që iu shmangën drejtësisë për një kohë të gjatë. (Vriti të gjithë. Dreqi e mori,” ishte urdhëri histerik i një gjenerali të mbushur me urrejtje). Dhe të jep kënaqësi rrëfimi për njësitë delta që iu afrohen objektivave, dhe një çlirim pastrues kur planet zbatohen me sukses. Por ka dhe zhgënjim, kur forcat amerikane bëjnë bilanc dhe e kuptojnë se, pavarësisht suksesit të tyre, nuk kanë arritur të përmbushin objektivin për arrestimin e liderëve.
“Ne kishim profesionalizimin, pajisjet dhe trajnimin, por na mungonte njohja e terrenit,” thotë një oficer i Forcave për Operacione Speciale. Pas 11 shtatorit, gjetja për kriminelët e luftës në Bosnjë kalon në plan të dytë, dhe vendin e kriminelëve të luftës e zënë terroristët, dhe fushë e lojës në Ballkan e zëvendëson fushëbeteja e Afganistanit – një kalim nga një tokë e panjohur në një tjetër.
Në një kapitull, Borger largohet nga fusha me dominim mashkullor e gjuetarëve dhe dhe fokusohet te dy prokruore të ICTY, Louise Arbour dhe Carla Del Ponte. Të dyja luftuan kundër kritikave dhe apatisë për të siguruar që ndjekja në Ballkan vazhdonte (Del Ponte madje hyri në makinën e Condoleezza Rice për t’i kërkuar mbështetje). Por ata përjetuan dhe abuzime dhe kërcënime me vdekje. Arbour u bë objekt atentati për rrjetet nacionaliste në Serbi dhe Kroaci. Shtypi dhe liderët politikë të të dy vendeve e etiketuan del Ponten si kurvë. Të paepura, ato vazhduan fushatën e tyre, dhe në fund puna e tyre la një trashëgimi konkrete të rëndësishme – ekipin e ndjekjes së ICTY.
Pjesa e fundit e librit është e barabartë me një lojë të madhe gjuetie: kërkimi i intesifikuar për triumviratin e shembur – Millosheviç, Karaxhiç, Mlladiç. Pas 200 faqesh prezantimi të arrestimit të punonjësve të thjeshtë në një fabrikë krimi, më në fund përballemi me shefat e krimit. Borger rishkruan rënien e Millosheviçit nga pushteti dhe skicon arrestimin e tij dhe dërgimin në Hagë nga qeveria demokratike që e rrëzoi nga pushteti. Në bisedat e tij me gardianin për rolin e tij si protagonist në katër luftra shkatërrimtare të Jugosllavisë dhe orkestrues i vrasjeve masive të civilëve të pafajshëm, Milloshviçi nuk tregon shenja pendimi, ai e shikonte veten jo si keqbërës i humbur, por si ‘fitues moral”.
Milloshviç ishte i arrestuar tashmë, por Karaxhiçi dhe Mlladiçi vazhduan të mbeteshin në arrati, edhe pse për kokën e tyre ishte vendosur një çmim 5 milonë dollarë. Një herë Karaxhiç u mburr se do të “duhej një batalion” që të kalonte bodigardët e tij dhe ta kapnin. Pas natës që Karaxhiçi nuk u shfaq në rrugë e të tronditej nga pamja e gorillës, pati një përpjekje tjetër të amerikanëve për ta kapur me anë të një oferte për imunitet dhe para për shoferin e tij që ai të tradhëtonte shefin e tij. Por shoferin e zuri paniku, duke menduar që kjo ishte lojë e Karaxhiçit për t’i vënë provë besnikërinë. Kur plani dështoi ndjekja u frenua. “
Por fati e braktisi më 2008. Përgjimi i një thirrjeje telefonike i çoi hetuesit në një bllok aprtamentesh të lartë në Beograd, adresa e një mistiku mjekërosh modern. Ata u alarmuan kur u mësua që ky person ishte në kontakt me vëllain më të vogël të Karxhiçit, dhe që ai mbante rreth gjysmë dyzine telefona, disa prej të cilëve përdoreshin për të mabjtur kontakt me nacionalistin serb. Ai u rrëmbye ndërsa udhëtonte me autobus – “një fund banal për një jetë në arrati që Karaxhiç e kishte përfytyruar thuajse në terma mitikë, shpresa e fundit e popullit të tij që fshihej në dritën e diellit nga një legjion armiqsh shtypës.” Si Millosheviçi, edhe ai kur ishte në Hagë nuk pranoi të kishte bërë ndonjë gjë të keqe dhe mori rolin e një martiri serb.
Po aq emocionale dhe shpërthyese është dhe historia e ditëve të fundit të Mlladiçit në liri. Borger shpejgon se si për më shumë se 14 vjet gjenerali problematik u mbrit nga grupe dhe institucione të ndryshme: fillimisht nga establishmenti ushtarak serb, pastaj nga një bandë ushtarakësh të afërt nga koha e luftës në Bosnjë, dhe, në fund, nga familja e tij. Në rast se kujdestarët e tij mund ta dorëzonin për çmimin 5 milionësh, Mlladiçi u jepte atyre fotot e fëmijëve dhe nipërve të mbështjella si dhurata – për t’i kujtuar që ai e dinte ku jetonin dhe në ç’shkollë studionin. Më 2011, u arrit që Mlladiçi të zbulohej në një shtëpi ferme në një qytet të vogël në veri të Serbisë. Ndryshe nga Karaxhiçi, që zgjodhi të maskohej si dikush tjetër, dhe pretendoi se kishin ngatërruar person, Mlladiçi del i sinqertë para arrestuesve të tij. “Keni gjetur atë që kërkoni,” u thotë ai. “Unë jam Ratko Mlladiç.”
Borger e mbyll librin me një ton pakënaqësie. Mbi të gjitha, ai është i paduruar për drejtimin e drejtësisë. Pavarësisht procesit të gjatë, dy liderët gjakatarë të serbo-boshnjakë janë në gjyq për gjenocid dhe krime lufte dhe do të dënohen. Megjithatë, Borger thotë një të vërtetë: gjithnjë e më shumë nga njerëzit e Karaxhiçit dhe Mlladiçit po lirohen duke bërë vetëm dy të tretat e dënimeve të tyre. Akoma më keq, ata kthehen në vendin e tyre dhe priten si heronj. Nacionalizmi është në rritje, përfundon Borger, dhe krimet e të shkuarës po harrohen.
Megjithatë, Borger mbron idenë që provat e detajuara të gjykatës, me 7 milonë dokumente, nuk mund të anashkalohen; as kërkesa për drejtësi për krimet e luftës. Dhe në zemër të këtij libri është drejtësia. ICTY tregon që kriminelët e luftës mund të ndiqen, të nxirren nga skutat dhe të dënohen për veprimet e tyre.