“A nuk mendoni se ata duan që ne të falimentojmë?” Kjo është pyetja që dëgjova shpesh gjatë një vizite të shkurtër por të ngarkuar në Athinë. Përgjigja ime është që “ata” nuk ekzistojnë – që Greqia nuk ka përballë një bllok solid kredidhënësish të zemëruar, të cilëve do t’iu pëlqente më shumë dalja e Greqisë nga euro sesa suksesi i një qeverie të majtë, por në anën tjetër të tavolinës ka më shumë vullnet të mirë seç kujtojnë shumë grekë.
Por është e kuptueshme pse shumë grekë i shikojnë gjërat në këtë mënyrë. Dhe unë u largova me frikën se Greqia dhe Europa mund të përballen me një aksident të tmerrshëm, një çarje e panevojshme që do të hedhin një hije të gjatë mbi të ardhmen. Ngjarja deri tani: Në fund të vitit 2009 Greqia u përball me një krizë të nxitur nga dy faktorë: Borxh i lartë, kosto dhe çmime të larta që e bënë vendin jo konkurrues. Europa u përgjigj me kredi që mundësuan likuiditetin, por vetëm me kushtin që Greqia të zbatonte politika jashtëzakonisht të dhimbshme. Këto përfshinin shkurtime shpenzimesh e rritje taksash që, nëse zbatoheshin në SHBA, do të përbënte një shifër rreth 3 miliardë dollarë. Pati dhe një ulje pagash në nivel të vështirë për t’u imagjinuar, me uljen mesatare 25 për qind.
Këto sakrifica mendohej se do të sillnin suksesin. Përkundrazi, tronditja e fuqisë blerëse e thelloi rënien, dhe krijoi një krizë të thellë humanitare. Të shtunën vizitova një qendër për të pastrehët, dhe më rrëfyen histori prekëse të një sistemi shëndetësor në rënie: pacientët përziheshin nga spitali sepse nuk mund të paguanin tarifën 5 euro të hyrjes, ose largoheshin pa ilaçet e nevojshme sepse klinikat në krizë për likuiditet ishin bosht, e të tjera.
Ka qenë një tmerr i pafund, por establishmenti politik grek, i vendosur të qëndrojë brenda Euros, iu bind programit vit pas viti. Në fund, publiku greku nuk mund të duronte më tej. Ndërsa kredidhënësit kërkonin më shumë masa shtrënguese – në një shkallë që mund ta kishte ulur ekonominë me 8 për qind dhe papunësinë munda ta çonte afër 30 për qind – grekët votuan për Syrizë, një koalicion të majtë, i cili u votua të ndryshonte rrjedhën politike të vendit. A mund të shmanget dalja e Greqisë nga zona euro? Po, mundet. Ironia e fitores së Syrizës është se ajo erdhi në kohën që kërkohet një kompromis i mundshëm. Çështja kyç është se dalja nga euro të të ishte jashtëzakonisht me kosto të lartë për Greqinë, dhe do të shkaktonte vështirësi të mëdha politike dhe financiare për pjesën tjetër të Europës. Prandaj duhet të shmanget, në se ka një gjysmë alternativë më të mirë. Dhe ka, ose duhet të ketë.
Deri në fund të 2014, Greqia ia arriti të realizojë një tepricë buxhetore, me faturat e taksave që i tejkalonin shpenzimet, duke përjashtuar dhe interesin e kësteve. Kjo është gjithë çfarë mund të kërkojnë kreditorët, ngaqë nuk mund të vazhdohet duke shtrydhur gjak nga një shkëmb. Ndërkohë, gjithë uljet pagave e kanë bërë Greqinë konkurruese në tregjet e botës – ose mund ta bëjë konkurruese nëse vendoset pak stabilitet.
Forma e një marrëveshjeje është e qartë: frenim të masave shtrënguese, dhe Greqia të bjerë dakord për të paguar në mënyrë të kosinderueshme këstet e kredidhënësve. Por hëpërhë kjo marrëveshje nuk po duket në horizont. Mbase është e vërtetë, siç thonë kreditorët, se është e vështirë të merresh me qeverinë e re greke. Por çfarë prisni nga parti që nuk kanë përvojë në qeverisje, të cilat e morën pushtetin nga një elitë politike e diskredituar?
Më e rëndësishme, kredidhënësit kërkojnë gjëra – shkrutime të mëdha në pensione dhe punësimi në administratë – me të cilat qeveria e greke nuk mund të bjerë dakord, siç mund të bjerë dakord për një reformë në mbledhjen e taksave. Dhe grekët janë të gatshëm t’i shikojnë këto kërkesa si pjesë të një përpjekje ose të rrëzojë qeverinë ose ta bëjë bendin e tyre një shembull për atë që do t’u ndodhë vendeve të tjera debitorë, nëse pranojnë masa të ashpra shtrënguese.
Për t’i bërë gjërat më keq, paqartësia politike dëmton mbledhjen e taksave. Gjëja më e arsyeshme për të bërë është të tregohet durim në këtë front: nëse arrihet një marrëveshje, paqartësia do të zbutet dhe buxheti duhet të rritet menjëherë. Por në një atmosferë mosbesimi, durimi është i vështirë të gjendet. Nuk duhet të ndodhë kështu. Për të shmangur një krizë të plotë kërkohet që kredidhënësit të japin sasi të konsiderueshme likuiditeti, edhe pse kjo sasi do të kalojë menjëherë për pagesën e borxheve. Por mendoni alternativën. Gjëja e fundit për të cilën Europa ka nevojë është një tjetër katastrofë, kjo krejt e pajustifikuar.