Ndonëse e papritur dhe e padëshiruar, gazetarja Arbana Xharra i ka dhënë fund martesës. Nuk bëhet fjalë për ndonjë divorc me Andin Lokaj, siç bëri Liraku para ca ditësh me Iliren e Baukiden e kushedi ndonjë tjetër, por kjo e fundit është divorcuar nga gazetaria.
Une jam gazetare, por jam edhe pak sexy!
Lajmi bëhet i ditur nga kuzhinat serbo-sllavo-karpatase, siç do t’i quante kushëriri i saj dhe njeriu që ua gjeti shqiptarëve rrënjët në një kohë kur nuk ekzistonin as pellazgët, Fahri Xharra.
Personi i cili mbante nofkën Serbosllavokarpatasi është i afërt me Ambasadën Amerikane, dhe me gjasë punonjës i saj, ka njoftuar gazetën tonë se nga e hëna, gazetarja Arbana Xharra do ta lë gazetarinë, pasi që ka fituar një vend pune pranë kësaj ambasade, si recepsioniste e ndërrimit të paradites.
Zonja Xharra rrjedh nga një familje në zë, e cila përveç Fahriut dhe Arbanës, ka dhënë edhe figura të tjera të ndritura, sikurse gazetaret Besiana Xharra e Jeta Xharra, si dhe një numër të madh xharrahësh, pra persona që merren me cirkumcizion (syneti).
Ndonëse secili nga të lartpërmendurit i ka kontributet e meritat e veta, kush më shumë e kush shumë më shumë, Arbana Xharra dhe Jeta Xharra, janë shndërruar si simbole të gaetarisë dhe shembuj që ndjeken në këtë profesion fisnik e misionar.
Por, kohëve të fundit është Arbana e cila në rrafshin e gazetarisë është dëshmuar jashtëzakonisht shumë, aq sa edhe ka fituar vendin e punës si recepsioniste pranë Ambasadës së Amerikës, duket se ka fituar zemrat e mikut më të madh, ShBA-ve. Xharra muaj më parë ka fituar një varg çmimesh në ShBA, si dhe pas kthimit në Kosovë, është bërë ‘best friend’ nr.2 i ambasadores Shën Tracey Ann Jacobson (s.a.v.s), kutophet, pas Atifete Jahjagës.
Arbana kulmin e karierës së saj e arriti me gazetën ‘Zëri’. Nuk gabojmë fare nëse themi se largimi nga gazetaria i Xharrës është humbje e madhe për gazetarinë kosovare, por nuk gabojmë aspak edhe nëse themi se punësimi i Xharrës si recepsioniste pranë Ambasadës Amerikane është hap i madh për këtë institucion, duke njohur paraprakisht mirësjelljen dhe punën me zell të gazetares së nderuar.
Si Portal plotësisht Profesional, i urojmë suksese kolegës sonë Arbanë në punën e re!!!