Kohët e fundit mediat janë përmbytur nga thashetheme rreth mungesës së presidentit rus Vladimir Putin nga syri publik gjatë më shumë se një jave, madje dhe teza e largët që Putini është i vdekur, ose të paktën ka probleme shëndetësore.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë thashethemet se shefi i tij është i sëmurë dhe këmbënguli që shefi i tij është mirë, por dyshimet për një situatë të madhe në Moskë vazhdojnë të qarkullojnë, ngaqë publikut nuk i janë dhënë fakte që t’i ulet shqetësimi. Vërtetë, po sikur t’i ketë ndodhur diçka sistemit politik të Kremlinit, ose udhëheqësit të tij?
Me jetën jo transparente brenda mureve të Kremlinit dhe me një kulturë fshehtësie që e rrethon atë – nga jeta personale e Putinit te mënyra si vepron qarku i tij i brendshëm – është e pamundur të themi gjithçka me siguri. Edhe kur Kremlini publikon informacion zyrtar, kjo s’do të thotë që është i vërtetë gjithmonë. Faktet e raportuara, deri tani, na thonë se Putini ka qëndruar larg pamjes publike për rreth një javë, ajo nuk mori pjesë në një radhë takimesh (për shembull, takimi i Shërbimit të Sigurisë Federal, në të cilin ai merr pjesë zakonisht) dhe ai anuloi vizitën në Kazakistan, për të takuar presidentin e Kazakistanit dhe Bjellorusisë.
Disa raportime sugjerojnë çarje në vertikalen e pushtetit të Putinit. Reuters raporton se vrasja e udhëheqësit të opozitës ruse Boris Nemcov dhe lidhja e vrasësve të tij të dyshuar me Çeçeninë tregon një ndarje të mundshme mes agjencisë shtetërore të sigurisë e Rusisë (FSB) – aleati i i ngushtë i Putinit – dhe kreut të rajonit të Çeçenisë në Rusi, Ramzan Kadyrov, i cili ka një ushtri shumë të fuqishme që vepron jashtë ndikimit të drejtpërdrejtë të FSB. Ideja e një grushti shteti, ose të paktën një farë problemi me brenda sistemit të pushtetit të Putinit, kanë qarkulluar në medie për një goxha kohë të gjatë.
Vitin e kaluar, u përhap një teori rreth përplasjes së “skifterëve” (përkrahësve të luftës, ata në drejtim të ushtrisë dhe agjencive të sigurisë, që jetojnë me para shtetërore, dhe që vihen në lëvizje nga ideologjia dhe ambiciet gjeopolitike) me “pëllumbat” (oligarkët që kërkojnë sukses dhe pushtet). Kjo dukej se e shpjegonte sjelljen e paqartë të Kremlinit, ndërsa përpiqej të mbronte reputacionin në lidhje me luftën e tij hibride në Ukrainën lindore, ndërkohë që përpiqej të ruante marrëdhëniet diplomatike me pjesën tjetër të botës përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve.
Skifterët duket se kanë fituar. Më 26 dhjetor u firmos një doktrinë ushtarake e re, e cila konfirmon që Rusia përballet me kërcënime nga vendet e huaja dhe identifikoi zgjerimin e Nato-s si kërcënimin më të madh të sigurisë së saj. Makina propagandistike e Kremlinit e militarizoi gjendjen shpirtërore të popullsisë ruse dhe imponoi idenë që Perëndimi dhe Ukraina janë armiku numër një i Rusisë.
Media shtetërore ruse shpesh shërben si barometër për drejtimin në të cilin Kremlini synon të orientojë vendin. Nëse shikon kanalet televizive federale ruse për një kohë, nuk është e vështirë të shikosh se si njerëzit janë paralajmëruar që Perëndimi është kërcënim dhe vepron tashmë kundër Rusisë në anën ukrainase të kufirit. Mijëra rusë do të ngriheshin në sekondë për të shkuar në luftë në mbrojtje të atdheut, nëse Kremlini jep urdhër.
Siç mësohet, tensionet brenda sistemit politik të janë bërë serioze. Duke parë situatën, dhe rritjen e acarimit mes Rusisë dhe Perëndimit sipas modelit të luftës së ftohtë, është e pamundur që mungesa e udhëheqësit rus është thjesht pasojë e një ekspedite kalërimi gjysmë i zhveshur, tërheqjes për një kohë pushimesh në ndonjë llixhë, ose marrjen e injeksioneve të radhës me botox.
Andrey Illarionov, tani bashkëpunëtor i Institutit Cato në Uashington, dhe ish-këshilltar ekonomik i Putinit, sugjeron në blogun e tij se mungesa e Putinit ka shenjat e një grushti shteti. Në të shkuarën, Illarionov parashikoi me korrektësi opracionin e ushtrisë së Putinit në Ukrainë, megjithëse disa nga parashihet e tij nuk janë plotësuar ende, si puna përpjekjes ruse për të vendosur sundimin mbi vendet baltike dhe Finlandës. Sot, Illarionov sugjeron se baza ushtarake dhe financiare e Putinit mund të jetë paralizuar dhe shefi i stafit të Putinit, Sergei Ivanov, do të shfaqet si një figurë e re publike udhëheqëse.
Sipas zëdhënësit të Putinit, Peskov, nuk ka “nevojë për shqetësim, gjithçka është në rregull. Ai ka takime pune gjithë kohën, vetës se jo gjithë këto takime janë publike.” Presidenti është “mirë me shëndet”, shtoi ai, dhe “dhe shtrëngimi i dorës së tij është kaq i fortë sa thyen duar me të.” e gjithë kjo mund të jetë e vërtetë – ose jo. Për tani, bota duhet të presë dhe të shikojë çfarë do të ndodhë më tej.