Ditari i Shvejkut
1 Zotëriu Erion grishi Maznikusin, birin e Cvetkos të derës së Sorosit, prift të lartë të bijëve dhe bijzave të Mjaftit dhe i foli nga dhoma e shenjtë e Tempullit të Bashkisë, të dekoruar nga vetë Isisi, Anubisi, Shkrelusi, Tan Lamusi dhe Ozirisi me dorën e faraonit Ramses, dhe hirshëm i dha këtë kumt:
2 “Folu bijve të Mjaftit të tarikatit të Lali Erit dhe u thuaj atyre: Kur dikush nga ju sjell një ofertë për mua, sillni një zarf të mbushur me 40{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} nga çdo perfitim i juaji.
3 Në rast se oferta e tij është nga një pazar ndërtimi që kalon zonën e tij, le të ofrojë 50{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të vlerës; të sjellë në dorë 25{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të saj. Pastaj këtë shumë të blatuar në altarin e Bashkisë do ta ndajmë me Ed Ramsesin dhe Ilirikusin e Metias së Zotërisë, ndërsa pjesën e mbetur do ta hedhim në fondin tim.
4 Zotëria i foli akoma Maznikusit, duke thënë:
“Folu bijve të MJAFT-it dhe u thuaj atyre: Në rast se dikush kryen mëkat nga padituria kundër çfarëdo urdhërese, duke bërë diçka që nuk duhet të bënte, në rast se mëkaton kryetari i MJAFT, ai të fshikullohet pa mëshirë derisa pendesa e tij ose e saj të jetë e sinqertë. Se Zoti i vërtetë i Fikut flet me gjuhë gjinorisht neutrale.
6 Në rast se gjithë vllazëria e MJAFT-it kryen mëkat nga padituria, dhe kjo gjë mbahet e fshehtë nga sytë e shoqërisë sonë ungjillore, apostolike, socialiste dhe progresiste, ajo ka bërë diçka që Unë e kam ndaluar të bëhet dhe kështu është bërë fajtore. Shëlbimi i tyre do të jetë nëse arrijnë të gënjejnë më shumë në shërbimin tim
7. Në rast se një anëtar i asamblesë ka dalë nga rruga e drejtë mavi, atëherë le ti sjellë ai ose ajo katër zarfa dhe një apartament kështu që mëshira ime të bjerë mbi shpirtin e tij mëkatar. Ose në shpirtin e saj mëkatar. Ose varjani JQR se mëkatarë jeni të gjithë dhe jetoni nëpërmjet mëshirës time, që paqja qoftë me mu.
8. Tashti, pasiqë televizionet dhe pasuesit e MJAFT-it morën mësimet e tyre, ata dhe ato qitën në çdo televizion mësimet e Zotit të fiqve, ndësa lajmet e këqija dhe eklipsimin ia lanë Sajmes të Tahirëve të Hititëve, që Lali Eri nuk e honepste dot. Por, anipse fort e urrente Sajme Hititin, prej frikës se mos nxehte faraon Ed Ramsesin, Lali Eri atë nuk e ngacmonte shumë atë.
9. Por një ditë, Sajmja i Tahirëve fort e ngacmoi dhe pamasë e mërziti Zotëriun e Fiqve; kësisoj ai urdhëroi që zarfi atij mos t’i shkojë. Atëbotë, një zjarr në media u ngrit dhe Fiku atje hodhi pluhrin magjik që Sajmen thuajse shkatërroi.
10. Më pas Maznikusi i tha Sajmes të Tahirëve: “Eja o Sodom! Afrohu këtu o Gomorr, dhe dëgjo ç’do të thotë dhe çkuptim ka ajo që tha Zoti Eri:
“Në ata që më afrohen,
dua të jem i shenjtëruar,
dhe në sy të mbarë popullit
dua të jem i lavdëruar”.
Sajmja dëgjoi dhe s’bëri gëk.
11. Pastaj Lali Eri e thirri sërish Maznikusin:“Thojuni oligarkëve të mediave se unë nga hiçi përsëri krijova se ç’duhet të nxjerrin këtë muaj:
12. Shtatë herë në javë, në çdo edicion, duhet të dal unë me nga një kronikë 2-minutëshe. Askush prej mediave s’duhet të flasë kundër punës sime, askush prej mediave nuk duhet të përmendë që unë nuk rri në Tiranë por fluturoj me avion posht e lart e lart e poshtë që të takoj Zotin tim. Është sakrilegj përmendja e zonjës Ajolë.
13. Shtatë fotografët edhe kameramanët të dalin përditë në punë, mëngjes edhe mbrëmje të bëjnë dyqind foto për kokë. Të postohen tre statuse në ditë në Facebook dhe po kaq të postohen në mediat online.
14. Të angazhohen 50 komentues online në facebook dhe mediat elektronike me profile fallco.
15. Ky është ligj që ka të bëjë me mediat, portalet, facebook e me çdo gjë që i ngjet atyre konvencionale apo jo.
16. Dhe pastaj Lali Eri thirri fort: “Por, nëse nuk do të më dëgjoni e nuk do t’i zbatoni të gjitha këto urdhëresa, nëse do t’i përbuzni ligjet e mia do ta zhbëni besëlidhjen time,
17. Por, ja, edhe çka do t’ju bëj unë juve: do t’ju lë pa bukë dhe OJF, do t’ju fëlliq në çdo portal dhe do ju lë pa dashnore tërë jetën. Kot do të shkruani në blogjet tuaja, hakerat do t’jua mbyllin!
18. “Unë vetë do të jem kundër jush: do të bini si fiq para armiqëve tuaj, do t’ju nënshtroheni atyre që ju urrejnë e do të ikni nga sytë-këmbët pa ju pas ndjekur kush nga pas. Do jetoni si populli i Jerikos me mure argjili pa izolim termikdhe shkolla dhe kopshte me ngrofje vullnetare dhe do të vdisni akoma më keq se çeçenët e patokë dhe demokratët me zgjedhje elektronike të Bashar Lul Asadit. Hakmarrja ime do bjerë si çekan mbi ju. Me fjalë të tjera do tju marr pasvordet, do tju zhduk profilet, do tju bëj traveta dhe panele sanduiç, pastaj do tju shtroj si fli në Bulevardin e Ri.
19. Këto janë urdhëresat, urdhërimet dhe ligjet që i dha Lali Eri ndërmjet vetes e bijve dhe bijave të MJAFTIT në zyrën e Bashkisë me anë të Maznikusit, birit të Cvetkos të derës së Sorosit.