Kandidati republikan për president i SHBA, Donald Trump, i bëri thirrje të mërkurën të jepte dorëheqjen anëtares së Gjyaktës Supreme Ruth Bader Ginsburg, duke e përshkruar si mendërisht të paaftë, pasi e ajo e kritikoi ashpër në një seri intervistash në media.
“Gjykatësja Ginsburg e Gjykatës Supreme të SHBA i ka bërë me turp të gjithë duke bërë deklrata politike idiote kundër meje,” shkroi Trump në një postim në Twitter. “Mendja e saj ka pësuar goditje – jep dorëheqjen!”
Miliarderi njujorkez ironizoi Ginsburg-un, 83, për kritikat që kishte bërë në adresë të tij këtë javë dhe ishte shprehur e shqetësuar për të ardhmen e vendit nëse ai zgjidhet president në nëntor.
Trump-i tha se ishte e pavebnd për anëtaren e Gjykatës Supreme të jepte velerësime për një fushatë zgjedhore. Ai i tha gazetës New York Times të martën se mendonte që ishte e turpshme për gjykatën dhe që Ginsburg duhet t’u kërkojë falje kolegëve të saj në panel.
Trump-i nuk ishte i vetmi që reagoi. Në një editorial të mërkurën, New York Times i kërkoi Ginsburg-ut të respektojë traditën e gjykatës për heshtje në fushata politike.
“Gjykatësja Ruth Bader Ginsburg duhet të heqë dorë nga analizat politike dhe etiketimet,” thoshte editoriali.
Gazeta tha se nuk kishte detyrim ligjor që anëtarët e Gjykatës Supreme të heshtin gjatë fushatave politike, por shprehu shqetësimin se Ginsburg kishte vendosur në dyshim përkushtimin e saj ndaj asnjanësisë.
Ginsburg nuk ishte e disponueshme për koment në lidhje me deklaratat e Trump-it dhe editorialit.
Në një intervistë për CNN, e postuar të martën, Ginsburg e quajti Trump-in “të rremë”.
“Ai nuk ka vetëdije për veten,” tha ajo. “Ai thotë gjithçka që i vjen në mendje për momentin. Ai është vërtet egosit.”
“Si ka shpëtuar ai pa deklaruar taksat? Shtypi duket se është treguar shumë i butë me të për këtë çështje.”
Më herët, Ginsburg kishte bërë shaka duke thënë se do të shkonte jetonte në Zelandën e Re, nëse Trump-i bëhej president i SHBA.
“Nuk e imagjonij dot si do të bëhet ky vend – nuk e imagjonoj dot si do të bëhej SHBA – me Donald Trump-in si presidenti ynë,” tha ajo në një intervistë për New York Times botuar të dielën.
Këshilltari i Trump-it Sam Clovis i tha CNN të mërkurën se komentet e Ginsburg nuk ishin në natyrën e Gjykatës Supreme, por nuk ishin befasuese. “Ajo është e njohur për radikalizmin e saj.”