“Imazhi është instrumenti i fuqishëm i mësimdhënies. Kuptimi që një fëmijë nxjerr nga një problem që i shtrohet përpara, janë thjesht imazhet që ai vetë krijon në lidhje me temën e problemit. Nëse nëntë të dhjetat e energjisë që sot shpenëzohen që fëmija të mësojë gjëra të caktuara, do të ishin shpenzuar në të parët nëse fëmija do të formonte figuar e duhura në lojën e enigmës, puna e mësimit do të qe thjeshtësuar pakrahasimisht.” John Dewey, shkëputur nga pamfleti Sistemi im Pedagogjik, publikuar më 1897.
Sa i rëndësishëm është edukimi formal për zhvillimin e fëmijës? Qartësisht shumë, sidomos po të kemi parasysh shumat e parave të shpenzuara për t’i çuar fëmijët në shkolla private.
Në Britani, shkollimi privat për 14 vite, u kushton prindërve 286,000 paund (ose 400,000 dollarë) për fëmijë, sipas Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Biznesi. Arsimimi i fëmijës në një shkollë private në Australi kushton sërisht po aq (411,000 dollarë); në SHBA apo Kanada, tarifat e shkollimit për një fëmijë shkojnë në rreth 300,000 dollarë. Qartësisht, arsimimi privat sot është shpenëzim i madh edhe për të pasurit.
Por lloji i arsimimit që fëmijët përftojnë në shkollë po luan një rol gjithnjë e më të paktë në edukimin e tyre të përgjithshëm, sipas statistikave të Nielsen.
Në raportin kërkimor të firmës, tregohet se fëmijët në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që shpenzojnë 900 orë në vit të kredhur në librat dhe kurrikulat shkollore, nga ana tjetër, 2500 orë në vit i shpenzojnë duke përdorur median – nga këto, 1500 orë duke parë televizor. E thënë ndryshe, deri tani, media është edukatori kryesor i fëmijëve të sotëm.
Përmbajtja standarde e medias nuk diskriminon mes të pasurve apo të varfërve, duke u dhënë kështu, të gjithë fëmijëve një “nisje” të barabartë në jetë. Për shembull, deri sa një fëmijë të ketë mbaruar shkollën fillore, do të ketë parë mbi 8000 vrasje në televizor. Deri në moshën 18 vjeçare, falë shkollës mediatike, një i ri, do të ketë parë 16,000 vrasje dhe 200,000 veprime të dhunshme.
Përveç vrasjeve, një tjetër çështje e detyrueshme për fëmijët është edhe seksi. Dy në tre shfaqe televizive kanë përmbajtje seksuale dhe mbi 58{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e adoleshentëve midis moshave 14 dhe 17 vjeç, thonë të kenë parë të paktën një faqe pornografike.
“Midis moshave 3 dhe 18 vjeç, i riu i zakonshëm amerikan sheh rreth 500,000 reklama televizive, e që do të thotë se publiciteti mbetet i vetmi dhe më i forti burim vlerash ndaj të cilit të rinjtë janë të ekspozuar,” shkruan Neil Postman në “Fundi i Edukimit”. Universiteti i Uashingtonit vërren se rreth 100,000 nga këto reklama të para nga të rinjtë, kanë gjasa të jenë reklama birre.
Duket se alkoli, seksi dhe vrasja janë lëndët kryesore që do të mësojë një fëmijë në kurrikulën e medias. Përpara mbërritjes së televizorit dhe internetit në shtëpi, dhuna, abuzimi me drogën, vrasja dhe seksi i rastësishëm ishin pjesë e jetës së vetëm pak fëmijëve të pafat – atyre nga familje me probleme me drogën apo atyre nga lagje të dhunshme.
Sot, të gjithë fëmijët “profilizohen” në këto lëndë – pavarësisht nga sa përpiqen prindërit t’i edukojnë apo nga sa ka investuar familja për t’i çuar nëpër shkolla private.