Sean Trende
Real Clear Politics
U deshën 20 vjet që të numëroheshin votat, por Pat Buchanan [politikan, analist] fitoi. Ai predikoi një mesazh popullit i konsideruar ekstrem atëkohë, por që tingëllon i pranueshëm sot. Nuk është e papritur që e gjithë kjo ndodhi. Konservatorizmi i moderuar, disi izolacionist/realist, ekonomikisht nacionalist, ka qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Republikane, të paktën që koha e Richard Nixon-it, e ndoshta dhe më herët. Kohët e fundit ka fituar fuqi. Siç shkrova në fillim të 2012-ës:
“Megjithëse nuk besoj që ai të shpallet kandidat kësaj radhe, me shumë gjasë koalicioni republikan do të ndryshojë rrënjësisht në 20 vitet e ardhshme dhe do të shkojë drejt stilit politik të [Rick] Santorum. Dy herë rresht, partia ka qenë shumë afër emërimit të një kandidati që kombinonte konservatorizmin social me popullzimin ekonomik; fjalimi i Santorum-it mbrëmë ishte thellësisht versioni verior i një fjalimi që Mike Huckabee e mbajti në 2008.
Ne i kemi parë tashmë votuesit e bardhë nga klasa punëtore të shkojnë drejt Partisë Republikane gjatë dekadave të fundit – një ndryshim i simbolizuar nga fitorja speciale e republikanëve në Rajonin 9 të Nju Jorkut. Nëse do të shfaqej një kandidat i tipit Santorum/Huckabee, por më i besueshëm, partia do të reagonte duke shkuar drejt këtyre votuesve. Kjo mund të ketë ndërlikime për dinamikën tonë politike, dhe mund t’iu japë demokratëve goditje në shtete si Pensylvania dhe Ohajo.”
Të jem i sigurt, ka dallime të dukshme. Edhe kjo nuk është befasuese; edhe mes F.D. Roozvelt dhe Harry Truman kishte dallime, por vazhdimësia është e dukshme. Donald Trump-it – tashmë kandidati republikan i prezumuar – i mungon konservatorizmi social i Huckabee apo Buchanan-it, megjithëse unë do thoja që ai shfaq një tradicionalizëm që rezonon me shumë nga të njëjtit votues. Por ngjashmëritë janë të shumta në numër dhe nuk mund të anashkalohen: Të dy kandidatët përkrahën politika kundër emigracionit dhe ishin skeptikë për marrëveshjet tregtare, të dy propozuan ndërtimin e një muri në kufirin e SHBA me Meksikën, të dy garuan për emërimin e Partisë Reformatore në vitin 2000, të dy ishin kundër aventurizmit në politikën e jashtme, të dy u akuzuan si racistë.
Ndoshta më e rëndësishmja, ky nuk është një fenomen ekskluziv amerikan. Partitë e qendrës së djathtë në Evropë janë sulmuar nga parti që janë skeptike për tregtinë, emigracionin, dhe globalizimin. Kjo është vënë re me Frontin Nacional në Francë, Partia Fidesz në Hungari, Partia e Lirisë në Austri, dhe shumë të tjera.
Nuk janë radikalizuar vetëm republikanët. Bernie Sander, që shumica e menduan diçka të harruar, i cili do të kishte qenë personazhi i këtyre zgjedhjeve, sikur të mos ishte shfaqur Trump-i, ka marrë 43 për qind të votës së demokratëve (dhe jo me drejtësi, sepse disa nga shtetet në favor të tij organizuan zgjedhje me pjesëmarrje të vogël). Sanders është, sigurisht, një socialist demokratik i vetëshpallur, që premton rritje maive të taksave me zgjerim thelbësor të rrjetit social. Ndoshta më e papritura, mesazhi i tij gjen përkrahje të madhe te votuesit e rinj, duke marrë mbi 80 për qind të votës së tyre. Koalicioni Clinton po venitet, ndërsa koalicioni i Sanders-it do të vazhdojë të rritet.
Të dyja këto transformime kanë të njëjtin shkak burimor: dështimin e elitave për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga globalizimi dhe teknologjia, dhe paaftësinë e tyre për të kuptuar që një numër i madh njerëzish nuk kanë të njëjtin vlerësim për sistemet e tyre. Kjo nuk do të thotë që globalizimi është një rrejt negativ; unë besoj fuqishëm të kundërtën. Ajo që duhet thënë, të paktën në afat të shkurtër, globalizimi krijon fitues dhe humbës, dhe shpejtësia e ndryshimeve sociale e nxit qytetarin tradicionalist të mbrohet dhe t’i kundërshtojë ndryshimet.
Mund ta shikoni problemin në zgjidhjen e ofruar nga Hillary Clinton për ritrainimin e minatorëve të qymyrit për t’i larguar nga ajo ekonomi e sofilizuar; kjo mund të tingëllojë për një analist, por një minator i qymyrit e shikon jetën e tij thellësisht të transformuar në mënyra që mund të mos jenë për të mirën e tij. Kjo tendencë bëhet më e shënuar kur elitat tërhiqen në komunitetet e mbyllura ose në enklava të ruajtura me kujdes nga policia në qytete, heqin dorë nga ndërveprimi me njerëzit që s’janë dakord me ta për çështjet kulturore, humbasin aftësinë e tyre për solidarizimin, dhe shikojnë si mendimi kundër kthehet në përbuzje.
Unë e kam nënvlerësuar Trump-in që nga janari, dhe mendoj se do të ishte gabim që të mos merret në konsideratë fitorja në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërsa mendoj që media do t’i kundërvihet, dhe personi i tij nuk do të reagojë mirë, ai ka përballë një politikan që nuk është, ta them butë, i zhdërvjellët. Për më tepër, shkenca politike tregon në mënyrë të arsyeshme që zgjedhjet nxiten kryesisht nga gjëra si ekonomia dhe aprovimi i kandidatit në detyrë; modeli im i senatit tregon se kandidatët provokues të senatit ndoshta mund t’i ulin partisë 2-3 pikë. Kjo nuk është diçka e vogël, por nuk është e mjaftueshme për të shkaktuar humbje.
Nëse ka shkak për t’u shqetësuar, nga modele si Fronti Nacional për Partinë Republikane ose Syriza për demokratët (dhe të jem i qartë, duke pasur parasysh natyrën e sistemit tonë politik, të dyja partitë do të mbeten më të moderuara se modelet evropiane), gjasat janë që kjo të ndodhë më 2020. Duke pasur parasysh gjatësinë e ciklit të biznesit, mundësia e një recesioni gjatë katër viteve të ardhshme është shumë e lartë, dhe shumë vetë nuk e kanë marrë veten nga recesioni i fundit. Rezultati i kësaj do të ishte katastrofë, e varur nga ashpërsia e tatëpjetës, dhe mund të bindë më shumë votues të provojnë diçka krejt të ndryshme. Gjykata Supreme, e varur nga votimi i një gjykatësi që mund ta ndryshojë votën për secilin krah, që nuk është më kulturalisht republikan kozmopolit i përmbajtur, por i gatshëm të përdorë pushtetin e tij për të nxitur ndryshimet sociale mund të vazhdojë t’i armiqësojë tradicionalistët nga dialogu mainstream.
Nëse dukem pesimist, vërtetë jam i tillë. Jam sinqerisht i shqetësuar për drejtimin që kanë marrë të dyja partitë. Unë mendoj që udhëheqja e të dyja partive, dhe institucionet tona civile në përgjithësi, kanë katër vite përpara për t’i zgjidhur gjërat. Përndryshe, mund ta kthejmë kokën e të shikojmë me nostalgji shëmtinë e këtij qerthulli.