Kush e vë në dyshim sekretin
Fshehur poshtë piramidës së Keopsit
Që kontraktorët i morën atij
Disa miliona?
Mesazhi i poezisë së Rudyard Kipling është se korrupsioni është gjithmonë me ne dhe nuk ka ndryshuar shumë gjatë historisë. Këtu ka diçka të vërtetë, por shkalla e korrupsionit ka rëndësi të madhe, siç mund ta kishte zbuluar Keopsi vetë nëse do ta kishte provuar ta ndërtonte piramidën në Irakun e sotëm dhe jo në Egjiptin e lashtë. Projekti do t’i kushtuar miliarda dhe jo miliona – dhe mund të kishte përfunduar me një gropë në tokë e jo me diçka të ngjashme me piramidën.
Tre vjet më parë isha në Bagdat pas një shiu të madhe, dhe eca me makinë kilometra të tëra nëpër rrugët që ishin zhdukur nën ujin e turbullt përzier me ujërat e zeza. Më vonë pyeta Shirouk Abayachi-n, këshilltar pranë Ministrisë së Burimeve Ujore, pse ndodhte kjo dhe ajo tha se “që nga 2003, janë harxhuar 7 miliardë dollarë për të ndërtuar një sistem të ri të ujërave të zeza për Bagdatin, por kanalet ose nuk u ndërtuan hiç ose u ndërtuan keq.
Kushdo që diskuton për Dokumentet e Panamsë dhe veprimet e firmës ligjore Mossack Fonseca duhet të paramendojë destinacionin e fundmë të 7 miliardë dollarëve të zhpenzuara për sistemin e dranazhimit të Bagdatit. Do të ketë shumë ndërmjetës që mbrojnë këdo që përfitoi nga kjo shumë e madhe, por mund të dyshohet që një pjesë e saj do të ketë përfunduar në qendra financiare offshore, ku fshihen paratë dhe mund të kthehen në asete të ligjshme.
Nuk lidhje të dukshme mes zbulimeve nga Dokumentet e Panamasë, rritjes së Shtetit Islamik dhe luftrave që po shpartallojnë të paktën nëntë shtete në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Por këto tre zhvillime janë të lidhura, sepse, ndërsa elitat politike i fshehin paratë në parajsa fiskale dhe prona jashtë vendit, ato humbasin besueshmërinë politike. Asnjë afgan, iraken, apo sirian nuk do të luftonte dhe vdiste për sunduesit që i urrejnë si mashtrues. Kyç për ngritjen e Isis, al-Kaeda, dhe talibanët në Irak, Siri, Afganistan nuk është fuqia e tyre dhe popullariteti, por dobësia dhe jopopullariteti i qeverive që ata kundërshtojnë.
Kipling kishte të drejtë besonte se gjithmonë ka pasur korrupsion, por që nga viti 1990 shtetet e korruptuara janë transformuar në kleptokraci. Familjet sunduese dhe lakejtë afër tyre kanë marrë gjithnjë e më dhumë nga torta ekonomike. Në Siri, që nga fillimi i shekullit popullsia rurale dhe të varfërit urbanë nuk i gëzonin më të ndihmat që kishin marrë nën një regjim po aq të ashpër, por më egalitar. Më 2011, u raportua që Rami Makhlouf, kushëri i parë i Bashar al-Asadit, ishte personi dominant në 60 për qind të ekonomisë siriane dhe kishte pasuri personale 5 miliardë dollarë.
Në fillim të këtij viti në Irak, një specialist financiar, që dëshiroi të mbetej anonim, tha se qeveria e kryeministrit Haider al-Abadi kishte dosje për personat e korruptuar, përfshi “një politikan që kishte bërë një pasuri 6 miliardë dollarëshe me anë të marrëveshjeve korruptive.”
Rreziku i përmendjes së shembujve ekstremë të korrupsionit nga vende ekzotike dhe të zhytura në luftë si Iraku, Afganistani dhe Siria është se këto mund të ngjajnë si gjëra që ndodhin në një planet tjetër. Por sistemi politik dhe ekononik në Irak dhe Afganistan u ndërtua në tutelën e SHBA dhe aleatëve si Britania.
Ata mbështesnin ekonominë e tregut të lirë, që në Perëndim rrit pabarazinë dhe përfitojnë të pasurit, por në Kabul dhe Bagdat ishte licensë për të vjedhur kushdo që kishte pushtet.
Ekonomistët neo-liberalë kanë shumë përgjigje për të dhënë. Pak ditë pasi Isis mori kontrollin e Mosulit në qershor 2014, unë isha në Bagdat dhe pyeta një gjeneral iraken të sapo dalë në pension pse ushtria irakene më e madhe dhe më e armatosur u mund kaq lehtë. Ai përgjigj: “Korrupsioni! Korrupsioni! Korrupsioni!”
Ai shtoi që kjo po përhapej dhe kishte nisur kur SHBA po ndërtonte ushtrinë irakene pas rrëzimit të Sadam Hyseinit më 2003, kur komandantët amerikanë këmbëngulën në furnizimin me ushqime dhe sende të tjera nga kontraktorë privatë. Këta biznesmenë dhe oficerë të ushtrisë vendosën që, nëse qeveria amerikane paguante para të ushqente një batalion me 600 persona, por numri real ishte 150, ata mund të fusnin në xhep tepricën. Kaq me përfitim ishte ky mekanizëm saqë më 2014 gjithë postet e oficerëve mund të shiteshin dhe të bëheshe kolonel kushtonte 200 mijë dollarë, ndërsa 2 milonë duheshin të bëheshe gjeneral i një divizioni.
Korrupsioni i hapur në nivelet e larta në Afganistan dhe Bagdat është raportuar vazhdimisht gjatë viteve, por duket se asgjë s’ka ndryshuar. Por është gabim të mendohet se kjo ishte thjesht rezultat i një kulture korrupsioni specifike për Afganistanin dhe Irakun. Ministrat më të korruptuar u emëruan dhe kontratat më të pandershme u firmosën kur vendimarrësit e vërtetë në Bagdat ishin amerikanët.
Për shembull, gjithë buxheti i prokurimeve ushtarake prej 1.2 miliardë dollarë u vodh në periudhën 2004-5 kur ministria e Mbrojtjes ishte krejtësisht nën kontrollin amerikan.
Situata ka shkuar më keq, nuk është përmirësuar. “Shtatë a tetë vjet më parë kisha frikë se Iraku do të bëhej si Nigeria,” më tha një ish-ministër më 2013, “por në fakt është shumë keq.”
Përdorimi i parajsave fiskale nga elita e korruptuar në shtetet me naftë dhe në pjesën më të madhe të botës nuk bëhet gjithmonë për të shmangur taksat që ata nuk do t’i paguanin nëse i mbanin paratë në shtëpi, por në disa raste e bëjnë për t’i fshehur dhe më vonë për t’i pastruar ligjërisht.
Një pjesë e kësaj bëhet duke blerë prona në vende si Bagdati, gjë që shpjegon pse pronat në një vend kaq të rrezikshëm janë kaq të shtrenjta, gati sa në Londër. Por është më mirë të blihen prona në Londër, diçka që do të kërkonte shërbimin e kompanive si Mossack Fonseca – përmes këtyre shërbimeve investimi do të jetë shumë larg burimit fillestar të dyshimtë.
Dokumentet e Panamasë nxjerrin në dritë emrat dhe mekanizmat me të cilat elitat e globalizuara fshehin pasurinë e tyre dhe shmangin taksimin. Komentuesit tani parashikojnë që neveria për establishmentet politike do të jetë me përfitim për politikanë si Bernie Sanders në SHBA Jeremy Corbyn në Britani.
Ajo që ata nuk shikojnë është mënyra si distancimi i interesave të elitës nga vendet që qeverisin ka prodhuar tashmë shtete të dështuara ose në dështim, ose që janë zhytur në luftë.