Të nderuar miq! Sot ju kërkoj të mos më uroni “gëzuar vitin e ri” pasi e kam të vështirë ta gëzoj. E kam të vështirë të kuptoj se për çfarë duhet të gëzoj. Për një vit të ri që vjen me rritje taksash? Për një vit të ri që vjen me një rritje të orëve të punës sipas ndryshimeve të reja në Kodin e Punës? Për një vit të ri që edhe pushimin e drekës në punë tashmë nuk e konsideron të paguar? Për një vit të ri që më rrezikon të më gjejë në burg vetëm pse parkoj keq makinën? Për një vit të ri për të cilin duhet të mendohem dy herë kur dal nga dera e shtëpisë pasi vetëm të ecurit të këmbë nuk është shtrenjtuar? Për një vit të ri ku kam frikë të blej një pronë, se mund të më tjetërsohet me çmime qesharake për interes publik? Për një vit të ri ku dhe pse kam me vite dyerve te gjykatave për pronat që trashëgo,j në fund ajo që do marr është dhimbje dhe trishtim?
Për një vit ku do të më taksohet prona e patundshme, paçka që nuk e vë dot në përdorim. Për një vit ku borxhi publik është në shifra të frikshme, gati 70{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} dhe ku rrezikojmë një skenar grek për zgjedhjet politike që kemi në prag. Për një vit i cili nuk premton të ardhme për të rinjtë dhe ku papunësia e tyre arrin gati në 70{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Për një vit i cili premton pak shpresë për biznesin pasi në vitin që lamë pas janë ç’rregjistruar të paktën mbi 3,000 të tillë. Për një vit ku fasha mbrojtëse për konsumin e energjisë elektrike është hequr dhe rrezikojmë të paguajmë më shumë. Për një vit ku më duhet të shes makinën 15 vite të vjetër dhe të blej një më të re pasi dogana është rritur me 30{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} për makina më të vjetra se prodhimet para vitit 2005.
Për një vit ku do të paguaj më shumë për taksën e automjetit pasi minimum i kësaj takse do të jetë 10,000 lekë të reja. Për një vit ku do të më duhet të shpenzoj më shumë për siguracionin e makinës. Për një vit ku do të më duhet të paguaj për parkimin e automjetit në Tiranë me tarifa të BE-së dhe pse paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Për një vit ku çmimet e shërbimeve të profesioneve të lira (stomatolog, mjek, avokat, noter etj) do të shtrenjtohen, pasi kontributi i tyre për sigurimet shoqërore do të katërfishohet. Për një vit i cili premton pak siguri nga aksidentet autobilistike brenda në qytet: me gjithë represionin e gjobave, bilanci i aksidenteve vazhdon të jetë i konsiderueshëm në qytete si Tirana, ku vetëm në 6 mujorin e parë të 2015 rreth 38{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e aksidenteve ndodhën në rrugët dytësore të kryeqytetit. Për një vit ku do të me duhet të shoh një shtet tjetër për të aplikuar pasi shancet për të fituar llotarinë amerikanë janë zeruar – një në katër shqiptarë aplikon rregullisht për të. Për një vit i cili do të na gjejë me të paktën 40,000 shqiptare më pak se viti që po lemë pas: miqtë e mi, vetëm në 10 vitet e fundit janë larguar rreth 400,000 shqiptarë. Për një vit pa ndonjë objektiv të qartë të qeverisë sesi do të ulet numri i vetëvrasjeve, që shkon afërsisht rreth 200 të tilla në vit. Për një vit ku do të më duhet të ndërroj kanalin për të shmangur shown qeveritar të radhës apo teatrin e një opozite në arrati. Për një vit të ri në të cilin dëshirën për të protestuar do të na i blejnë me shkëlqimin e rremë në qëndra qytetesh ku periferia është zhytur në terr mesjetar dhe ku foshnja vdes 3 km larg qëndrës së Tiranës se nuk ka me se të ngrohet.
Ndaj miqtë e mi, më kurseni nga urimi i zakonshëm! Le të presim ndërrimin e viteve qetësisht dhe të urojmë një vit të paqtë pasi i gëzuar dyshoj të jetë.
Paçi një vit të paqtë!