Daniel P. Thurs
Discover Magazine
Ndoshta është më mirë të merrni lajmin e keq në fillim. E ashtuquajtura metodë shkencore është një mit. Kjo nuk do të thotë që shkencëtarët bëjnë gjëra që nuk mund të përshkruhen ose që nuk janë unike në fushën e tyre të studimit. Por të ngjeshësh një tërësi praktikash të ndryshme që shtrihen nga antropologjia kulturore, paleobotanika, dhe fizika teorike, në një grusht hapash është një shtrembërim i pashmangshëm dhe, të jem më direkt, shfaq një varfëri serioze të imagjinatës. Versionet e manualëve të xhepit, që mësohen lehtë, të metodës shkencore zakonisht e reduktohen në mendim kritik, kontroll faktesh ose lënie “natyrës të flasë vetë”, asnjëra prej të cilave nuk është ndonjë gjë shkencërisht unike. Nëse formulime tipike do të ishin të sakta, vendi i vetëm ku do të zhvillohej shkencë do të ishin klasat e shkollave.
Gërvisht sipërfaqen e metodës shkencore dhe rrëmuja del jashtë. Edhe versionet më të thjeshta luhaten nga 3 në 11 hapa. Disa fillojnë me hipoteza, disa me vëzhgime. Disa përfshijnë imagjinatën. Të tjerë kufizohen te faktet. Kërko një recetë të thjeshtë lineare dhe kështu nis argëtimi. Një faqe në internet e quajtur Understading Science [Të kuptosh shkencën] e shfaq metodën shkencore në mënyrë “bashkëvepruese” që fillimisht duket e njohur. Në të ka rrathë të emërtuar “Eksplorim dhe zbulim” dhe “Ide testuese”. Por ka dhe emra të tjerë: “Përfitime dhe rezultate” dhe “Analizë komuniteti dhe reagime”, të dyja të rralla në botën e metodës shkencore. Për t’i ngatërruar gjërat, shigjetat drejtohen në të gjitha anët. Kur vendos kursorin mbi secilin rreth kjo çon në faqe me kategori të shumëfishta dhe të tjera shigjeta shtesë.
Domethënës është dhe fakti ku shfaqen zakonisht metodat shkencore dhe novatore. Një metodë gjerësisht e pranuar thuajse nuk i kushtohet vëmendje në artikujt shkencorë ose trajnimet shkencore. Sa më shumë “i brendshëm” një diskutim – që dot të thotë, sa më i izoluar nga bota jo shkencore – aq më të shumta janë gjasat që të përfshihen procedura, protokolle, ose teknika me interes për kolegët e ngushtë.
Ndërkohë, nocioni i një metode shkencore shumë abstrakte ka thithur diskutimin publik shkencor në orbitën e vet, si një gropë e zezë retorike. Mësuesit, shkencëtarët, reklamuesit, popullarizuesit, dhe gazetarët janë tërhequr prej saj. inovacioni i saj është bërë rutinë në debate për tema që tërheqin vëmendjen, nga ngroh
Meanwhile globale te dizajni inteligjent. Formulimet standarde të metodës shkencore janë të rëndësishme vetëm nëse jo shkencëtarët besojnë në to.
Ana optimiste
Tani lajmi pozitiv. Metoda shkencore nuk është asgjë, veç një copë retorikë. Kuptohet, kjo mund të mos duket lajm i mirë në fillim, por realisht është. Metoda shkencore si retorikë është shumë më komplekse, interesante dhe shprehëse sesa kur është pasqyrim direkt i mënyrës si funksionon shkenca. Retorika nuk është thjeshtë fjalë; fjalët “e duhura” janë instrument i fuqishëm që ndihmojnë formësimin e perceptimeve, menaxhojnë rrjedhën e burimeve dhe autoritetit, dhe i bëjnë disa lloje veprimesh ose bindjesh të mundshme ose të pamundshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ato që Raymond Williams i quan “fjalë kyç”. Një listë e fjalëve kyç të kohës moderne përfshijnë “familje”, “racë”, “liri”, dhe “shkencë”. Këto fjalë janë të njohura, të përsëritura gjithnjë e gjithnjë seri sa duket se të gjithë duhet ta dinë kuptimin e tyre. Në të njëjtën kohë, gërvisht sipërfaqen e tyre, dhe kuptimi i tyre bëhet i ngatërruar, me variacione dhe kontradikta.
Tingëllon e njohur? Metoda shkencore është një fjalë kyç (ose frazë) që ka ndihmuar breza njerëzisht të kuptojnë çfarë është shkenca, edhe nëse nuk ka pasur mirëkuptim të qartë për kuptimin e saktë të saj – veçanërisht nëse nuk ka pasur mirëkuptim të qatë për kuptimin e sajtë të saj. Për aq kohë sa askush nuk bën pyetje me tepricë, fleksibiliteti i këtij termi mbetet një forcë e kohezioni dhe instrument për nxitjen e veprimeve mes grupeve. Një fjalë me përkufizim shumë të saktë është e brishtë; përdorimi i saj kufizohet nga rrethana të caktuara. Një fjalë e përkufizuar me përafërsi krijon pështjellim dhe nuk thotë asgjë. Një fjalë e balancuar mes saktësisë dhe pështjellimit mund të ndryshojë botën.
Metoda shkencore, një perspektivë historike
Kjo ka qenë e vërtetë për metodën shkencore prej kohësh. Që më 1874, ekonomisti britanik Stanley Jevons (1835–1882) komentoi në veprën e tij të njohur “Parimet e shkencës”, “Fizikanët flasin miqësisht për metodën shkencore, por ata nuk munden ta përshkruajnë se çfarë kuptojnë me atë shprehje.” Gjysmë shekulli më vonë, sociologu Stuart Rice (1889–1969) u përpoq për një “ekzaminim induktiv” të përkufizimi të metodës shkencore i dhënë në literaturën shkencore sociale. Përfundimisht, ai u ankua për “kotësinë” e saj. “Numri i njësive në një enumeracion të tillë,” shkroi ai, “do të ishte pafundësisht i madh.”
E megjithatë variantet e shumta të kuptimeve të mundshme e kanë bërë metodën shkencore burim të çmuar retorike. Pikturat mitologjike të pikturuara nga shkencëtarët praktikantë janë përdorur shpesh për të mbështetur pozicionin e tyre dhe të hedhin poshtë atë të kundërshtarëve, edhe nëse kjo çon në pa përputhshmëri. Si retorikë, metoda shkencore ka kryer tre funksione: ka qenë instrument për punën e kufizuar, urë mes botës shkencore dhe jo shkencore, dhe marka që prezanton vetë shkencën. Ajo i ka përmbushur të gjitha këto role njëherësh, por ato përfaqësojnë dhe një kronologji të përafërt të përdorimit. Në fillimet e historisë, fikusi ishte në vendosjen e kufijve rreth ideve dhe praktikave shkencore. Më vonë, ajo përdor më me forcë për t’iu treguar jo shkencëtarëve sesi shkenca mund të bëhej e dobishme. Pak a shumë për koincidencë, inovacionet e saj zbutën dyshimet që shkenca e vërtetë ishte pranishme.
Koha është një faktor i rëndësishëm për të kuptuar metodën shkencore. Diskutimi për metodologjinë më të mirë me të cilën të studiohet natyra fillon që në Greqinë e Lashtë. Metoda u shfaq si shqetësim i rëndësishëm për filozofët natyrorë gjatë Mesjetës evropiane dhe islame, kur shumë historianë kanë vërejtur ndryshimet metodologjike lidhur me Revolucionin Shkencor si kyç në krijimin e shkencës moderne. Duke parasysh këtë, akoma më e çuditshme është që “metoda shkencore” u përdor rrallë para mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë nga anglezët, dhe u përhap në nivel publik në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë, dhe kulmin e pati diku midis 1920 e 1940. Shkurt, metoda shkencore është një shpikje relativisht e vonë.
Por nuk ishte vetëm. Shprehje të tjera të retorikës që tani janë të njohura si “shkenca dhe feja”, dhe “pseudoshkenca” u përhapën gjatë një njëjtës periudhë. Në këtë kuptim, “metoda shkencore” ishte pjesë e asaj që mund ta quajmë paketë retorike, një koleksion falësh kyç të rëndësishme që ndihmuan për ta bërë shkencën të kuptueshme, për të qartësuar dallimet me fusha të tjera të mendimit, dhe për të dalluar të përkushtuarit nga njerëzit e tjerë.
Gjithë kjo shkoi paralel me një ndryshim në nocionin popullor për shkencën nga njohje e sistematizuar e përgjithshme në fillim të 1800-ës në një lloj informacioni unik dhe të veçantë në fillim të 1900-ës. Këto nocione eklipsuan mënyrat e bisedimit rreth metodës shkencore që hapën derën e vërtetimit të autoritetit të shkencës në kontrast me veprimtaritë e tjera njerëzore.
Një punë e tillë është thelbi i asaj që Thomas Gieryn (1950) e ka quajtur “punë – e kufizuar” – që do të thotë, shfrytëzimin e variacioneve dhe kontradiktave të dukshme në përkufizimet e mundshme të shkencës për të zgjeruar qasjen e njeriut ndaj burimeve materiale dhe sociale, ndërkohë që ua mohon këto përfitime të tjerëve. Gjatë fundit të 1980-ës, shumica e punës- së kufizuar publike rreth shkencës ishte e lindur me debatin e nxehtë për evolucionin biologjik dhe me shfaqjen e vijës së gabuar mes shkencës dhe fesë. E kështu mund të mendojmë që metoda shkencore ka qenë arma kryesore për mbrojtësit e ideve evolucioniste, si (1820–1893) ose Thomas Henry Huxley (1825–1895). Por nuk është e vërtetë. Nocioni i metodologjisë shkencore unike ishte ende e re dhe i mungonte fleksibiliteti shkencor që e bëri atë dobishme. Thirrjet më të zhurmshme për metodën shkencore u bënë nga ata që shpresonin ta kufizonin zotërimin e shkencës. Një autor shkroi në një revistë të quajtur Ladies Repository (1868) se “çdo brez, ndërsa ka akumuluar ilustrime të reja për metodën shkencore, është gjithnjë e më i ndrojtur se si t’i bashkojë ato me disiplinën personale shumë më të lartë e fisnike të shpirtit e cila dëgjon në çdo rrethanë të jetës një farë fjale të epërme nga Zoti i gjallë.”
Deri në shekullin e 20-të, përdorimi i termit “metodë shkencore” ishte bërë element i zakonshëm i diskursit publik. Termi kishte akumuluar një shumëllojshmëri kuptimesh që e lejuan atë të bëhej një instrument retorik i dobishëm. Ndërkohë, përmbajtja aktuale e shkencës dukej se po ndeshej gjithnjë e më shumë pengesa teknike. Më 1906, një kolumnist i Nation vuri në dukje ndërlikimin e dijes shkencore. “Mund të themi,” vërejti autori, “se nuk ka hequr dorë njeriu me kultivim mesatar nga shkenca, por shkenca ka hequr dorë prej tij.” Metoda shkencore mbeti e vetmja urë e qëndrueshme për ta lidhur atë që ndodhte në laborator me realitetin e jetës së zakonshme. Tregoi pse shkenca ishte e rëndësishme dhe ofroi një mundësi për përdorur këtë vlerë, një mundësi të hapur ndaj qytetarit mesatar që përndryshe ishte i hutuar nga informacioni shkencor.
Në kushte të tilla, nuk ishte ndonjë çudi kur të një pjesë njerëzish deklaruan që “dhurata më e madhe e shkencës është metoda shkencore.”
Në fjalën e tij patra gazetarëve më 1932 në Uashington, fizikani Robert Millikan (1868–1953) informoi audiencën e tij që “gjëja kryesore që popullarizimi i shkencës mund të kontribuojë për progresin e botës është të shpërndajë dijen e metodës shkencore te njeriu i thjeshtë.” Veçanërisht arsimtarët promovuan metodën shkencore si mënyrë për të futur shkencën në klasë e shkollës. Para pjesës shkollore të Shoqata Amerikane e Avancimit të Shkencës më 1910, John Dewey (1859–1952) deklaroi se “shkenca është dhënë shumë si mësim materiali të gatshëm me të cilin të familjarizohen studentët dhe jo aq shumë si metodë të menduari.” Më 1947, programi i 47 i Yearbook of the National Society for the Study of Education deklaroi që “ka pasur shumë pak pika në diskutimet shkollore mbi të cilat ka pasur mirëkuptim më të madh sesa dëshira për t’u mësuar nxënësve metodën shkencore.”
Ndërsa shkenca u bë një forcë më e madhe në shoqërinë dhe kulturën moderne, pjesërisht falë inovacioneve të metodës shkencore, gjithnjë e më shumë vetë kërkuan të përfitojnë nga prestigji i saj. Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme për sociologët, që shpesh shikoheshin si pretendues shkencorë. John B. Watson (1878–1958), figura qendrore e programit të sjelljes, ra dakord më 1926 që metodat e psikologjisë “duhet të jenë metodat e shkencës në përgjithësi.” Në të njëjtin vit, Këshilli Kërkimor i Shkencave Sociale e transformoi një nga nëngrupet e tij në Komitet të Metodës Shkencore. Një konferencë e mbajtur nën kujdesin e tij prodhoi të njohurën Metodë në Shkencat Sociale. Gazetarët që e shihnin shkencën sociale si një orientim gjatë viteve 1920 dhe 1930 u kthyen gjithashtu nga metoda shkencore. Më 1928, George Gallup (1901–1984), themeluesi i sondazheve Gallup, kompletoi një dezertacion në Universitetin e Iowa-s mbi “Një metodë objektive për përcaktimin e interesit të lexuesit”. Dy vjet më vonë, ai prezantoi një artikull të titulluar “Një metodë shkencore për përcaktimin e interesit të lexuesit”. Në të dy rastet, ai mbrojti ekzaminimin e gazetave së bashku me lexuesit, duke vëzhguar reagimet e tyre.
Gjatë viteve 1900, për mendja e mjekësisë shkencore, inxhinierisë shkencore, menaxhimit shkencor, reklamimit shkencor, dhe amësisë shkencore, u shpërndanë, shpesh të justifikuara nga përshtatja e metodës shkencore. Mes përhapjes së totalitarizmit në vitet 1930-40, aftësia e metodës shkencore për të ruajtur një balancë mes një mendjeje të hapur dhe kritike la në hije “demokracinë e shkencës” së vërtetë.
Vlera jetëgjatë
Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, metoda shkencore vazhdoi të ishte një burim retorik me vlerë, megjithëse humbi ca nga shkëlqimi i saj. Kjo për shkak të kritikës filozofike në rritje. Më 1975, filozofi Paul Feyerabend (1924–1994) sulmoi pikërisht nocionin e një metode shkencore të vetme dhe të përkufizueshme në Against Method [Kundër Metodës], me argumentin që shkencëtarët bënë gjithçka që funksiononte. Edhe arsimtarët nisën të shfaqin skepticizëm. Botimi më 1968 i Teaching Science in Today’s Secondary Schools [Mësimi i shkencës në shkollat 9-vjeçare të sotme] theksoi që “mijëra nxënës i kanë mësuar përmendësh hapat” e metodës shkencore siç ishin në tesktet shkollore “dhe ua përsërisnin mësuesve të tyre ndoshta duke e vënë në dyshim në mënyrë intuitive përshtatshmërinë e tyre.” Një ekzaminim i tillë e shfaqi metodën si të ngushtë dhe të brishtë, duke e zhveshur nga dobia e saj retorike.
Në të njëjtën kohë, produktet teknologjike të shkencës, që kishin nisur të pushtonin jetën e përditshme, premtuan një simbol më efektiv të shkencës dhe një urë mes laboratorit dhe botës. Tani, në vend të fushave të reja shkencore, gjejmë bioteknologji, teknologji e informacionit, dhe nanoteknologji. Tërheqja nga teknologjia e gjindshme për gjithçka nga instrumentet elektronike te prodhimet e flokëve është kthyer gjithashtu në artikull reklame. Po ashtu, intelektualët modernë i përdorin shpesh metaforat teknologjike, përfshi aluzione për “sisteme”, “platforma”, “konstruksione”, ose “teknologji”, si metodë e përgjithshme për të punuar. “Teknoshkenca” ka arritur popullaritet të gjerë mes sociologëve të shkencës në përdorimin e përbashkët të produkteve të njohjes abstrakte dhe instrumenteve materiale.
Megjithatë, metoda shkencore bëri atë që mendohet të bëjnë fjalët kyç. Nuk pasqyroi realitetin – por ndihmoi në krijimin e tij. Ajo ndihmoi në përkufizimin e një vizioni të shkencës që ishte i veçuar nga llojet e tjera të dijes, justifikoi vlerën e shkencës për ata që mbeten jashtë, dhe shërbeu si një simbol për prestigjin e shkencës. Ajo vazhdoi t’i kryejë këto funksione, megjithëse jo me aq sukses sa në kohët e arta të saj. Nëse kthehemi te një këndvështrim i thjeshtë, ne zhdukim nga pamja një pjesë të madhe të historisë dhe zhvillimit të një guri kilometrik me rëndësi në hartat kulturore. Ne privojmë veten nga perspektivë më e pasur në mbështetje të një prespektive të ngushtë dhe e kundërt me gjendjen faktike të gjërave.