Colin Freeman dhe Richard Spencer
The Daily Telegraph
Qeveria e majtë e Syriza-s ka fituar
Vota “Jo” është një mbështetje për këndvështrimin e qeverisë së majtë të Syriza-s ndaj paketës së masave shtrënguese në marrëveshjen e ndihmës financiare për Greqinë. Kundërshtarët e majtë të “masave shtrënguese” në gjithë Europën dhe më gjerë janë të gëzuar, ashtu siç janë kritikët e burokracisë së BE , e cila ka marrë një grusht të fuqishëm turinjve.
Qeveritë e BE do të jenë të acaruara që iu duhet të vazhdojnë të negociojnë me Aleksis Ciprasin, kryeministrin e Greqisë. Prisni më shumë retorikë kundër eurozonës nga partitë e ngjashme radikale në gjithë Europën, si Podemos e Spanjës.
Greqia do dalë nga zona euro
Kjo është ajo që thotë BE, e me shumë gjasa do të ndodhë. Pa marrëveshje, ajo s’do të ketë mundësi për financim afatgjatë nga Banka Qendrore Europiane, dhe do t’i duhet të mos paguajë borxhe më gjerë. Parashikimet janë Greqia do t’ia rifillojë me printimin e monedhës së saj. Megjithatë qeveria greke dhe disa analistë financiarë thonë se nuk ka arsye pse Greqia të mos shmangë shlyerjen e borxheve, të bëjë një marrëveshje të re financiare, dhe të qëndrojë në euro. Megjithëse BE-së nuk do ti pëlqejë kjo, në fund mund të preferojë këtë sesa të shkelë parimin që anëtarësimi në eurozonë është i pakthyeshëm.
Greqisë do t’i mbarojnë paratë cash
Gjithë sytë do të drejtohen te BQE, të cilës do t’i duhet të vendosë nëse do të vazhdojë ose jo të shtyjë afatin e ndihmës financiare emergjente për bankat greke. Bankat greke janë në rrezik sepse ato janë tejet të ekspozuara ndaj borxhit të qeverisë së tyre. Nëse qeveria nuk mundet të paguajë, dhe bankat falimentojnë, atëherë… është e paqartë çfarë do të ndodhë me paratë e depozituesve.
Greqisë do t’i duhet të gjejë një fabrikë të printojë dhrahmi
Firma britanike si De La Rue, e cila printon 150 monedha për gjithë botën, mendohet që janë kontaktuar me qëllim për ofrimin e një shërbimi të tillë. Kjo është bërë në fshehtësi për të parandaluar spekulimet monetare. Problemi tjetër i madh janë sfidat logjistike për ndërrimin e monedhës. Gjithë bankomatet, kompjuterët dhe makineri të tjera të bankave që mbajnë simbolin e euros , do të duhet të përshtaten për monedhën e re. Kjo do të kërkonte disa muaj.
Ekonomia e Greqisë sërish to të jetë e shembur
Shumë grekë i shikojnë reformat shtrënguese si një masë shumë e nevojshme për ta bërë ekonominë më dinamike përsëri. Ata kanë frikë se dalja nga eurozona do ta çojë Greqinë më mbrapa, dhe do zhdukë të vetmin kontroll të fuqishëm në elementët më radikalë të Syriza-s. Emocionet janë të shtuara në të dyja anët.
Çfarë do të thotë kjo për të gjithë ne?
Britani ka kundruar nga largësia – por vota Jo është një goditje për liderët e BE që ata të mos guxojnë kundër opinionit publik në vendet euroskeptike. Në anën tjetër, ekonomia e Britanisë është në rrezik – siç është dhe ajo e pjesës tjetër të botës – nëse eurozona fillon të shkërmoqet. Liderët e BE kanë besim se kjo nuk do të ndodhë, por besimi i tyre ka dalë i gabuar herë të tjera.
A do të preken turistët?
Llogaritë e huaja nuk i nënshtrohen shifrës 60 euro në ditë për të tërhequr si ato greke, por bankomatët nuk kanë para që tanimë, dhe është e vështirë të mendosh se si mund t’i përmirësojë gjërat vota “Jo”. Dhe dyqanet dhe bizneset kërkojnë para në dorë, në vend të kartave. Shanset janë që turistët do të vazhdojnë të paguajnë në euro, dhe, vërtetë, do të jenë të mirëpritur dhe më shumë.
A mundem t’i anuloj pushimet e mia
Jo. Kompanitë turistike kompensojnë vetëm prenotimet e pushimeve, kur Ministria e Jashtme paralajmëron kundër pushimeve – për tani ata vetëm këshillojnë të tregohet kujdes afër demonstratave (për rrezik vjedhje) dhe të marrin euro shtesë.