“Duhet t’i bësh vetes këtë pyetje: A ndihesh me fat?”. Këto fjalë të shqiptuara nga Clint Eastwood në filmin Dirty Harry [Harri i ndryrë] më erdhën në mendje kur FMN deklaroi se i kishte kërkuar grupint të saj të negocimit me Greqinë të tërhiqej nga bisedimet në Bruksel.
Mesazhi i FMN ishte i shkurtër dhe brutal. Ende ka dallime të mëdha mes Greqisë dhe kreditorëve të saj. Nuk pati progres për ngushtimin e këtyre dallimeve. Të dy palët janë shumë larg nga një marrëveshje.
Kaq sa për fjalët në fillim të javës se marrëveshja është shumë afër. Aksionet në bursa në gjithë Europën shpresonin që marrëveshja të ishte e lehtë, por ai optimizëm u zbeh prej lajmit nga Uashingtoni. Zëdhënësi i FMN Gerry Rice thotë se nuk ka pasur progres në ngushtimin e hendekut mes pikëpamjeve të Greqisë dhe FMN.
FMN, dukshëm, i ka ardhur në majë të hundës. Asaj nuk i la mbresa vendimi i Greqisë për t’i bashkuar katër pagesat e borxhit të parashikuara për këtë muaj dhe është e zemëruar nga pa gatishmëria e Aleksis Cipras, kryeministri grek, për të shkelur çështjen e “vijës së kuqe” – pensionet dhe reformën e tregut të punës.
Atëherë, kjo është FMN me armën vendosur në tëmthin e Aleksis Cirpas. Duket se është një moment kritik, pika kur kreditorët duket se thonë “merre ose lëre” dhe grekët duhet të vendosin nëse FMN e ka me gjithë mend.
Deri tani, pikëpamja në Athinë ka qenë që trojka – e përbërë nga FMN, BQE dhe KE – luante bllofin. Pikëpamja ka qenë që ka gjithmonë vend për pak më shumë Pazar, që do t thot se ka gjithmonë kohë për një marrëveshje më të mirë, e cila do të shmangte nevojën për të bërë ndryshime te pensionet, TVSH, dhe kërkohen bisedime kolektive në shkëmbim të ndihmës së re financiare.
Greqia ka arritur këtë konkluzion për një numër arsyesh. Ajo mendon se politikanët evropianë do të jenë të kujdesshëm që për ta shtyrë Greqinë jashtë monedhës së përbashkët, sepse kjo do të ishte një rrëshqitje mbrapa nga ideja se Europa ecën gjithmonë vetëm përpara. Ajo mendon se Angela Merkel do të jetë e gatshme të bëjë kompromis nga frika se dalja e Greqisë nga euro do ta nxiste Cirpan drejt krahëve të Vladimir Putinit. Dhe është e bindur se reformat që kërkohen nga trojka janë të menduara keq dhe do të shtojnë dhembjen mbi popullsinë që ka vuajtur mjaft.
Për pjesën e tyre, kreditorët thonë se Greqia nuk është serioze për reformën, me FMN që vëren se qeveria greke kontribuon 10 për qind të GDP për pensione kundrejt një mesatareje 2 për qind të BE. E thënë thjeshtë, ata e dinë që Greqisë po i mbarojnë paratë dhe dëshiron që të qëndrojë në euro.
Kreditorët janë të lodhur me Ciprasin që sillet sikur është ai që mban Magnum-in 44 dhe kërcënon të tërheqë këmbëzën. Pika kulminante e këtij filmi do të jetë javën e ardhshme.