Nicholas Watt
Larry Elliott
The Guardian
David Cameron pritet të shfaqë vendosmërinë e tij për organizmin e referendumit në lidhje me anëtarësimin e Britanisë në BE, duke botuar ligjin parlamentar, i cili do të shtrojë rrugën për votimin, një ditë pas fjalimit të Mbretëreshës javën e ardhshme.
Kryeministri do të përpiqet t’i bindë konservatorë se ai do ta mbajë fjalën në lidhje me BE.
Ai është i vendosur ta organizojë referendumin deri në fund të vitit 2017.
Pas mbledhjes së kabinetit të martën, kryeministri do të drejtojë mbledhjen e kabinetit politik [deputetët e mazhorancës], ku ai do të prezantojë planet e tij për të mbuluar territorin në qendër të spektrit politik, pasi konservatorët pretendojnë zotërimin e mantelit të një partisë së gjithë kombit, ndërsa laburistët dhe liberal-demokratët janë futur në qorrsokak. Në kabinetin politik do të marrë pjesë dhe Boris Johnson, i cili i tha Cameron-it se nuk mund të marrë post qeveritar me kohë të plotë pa mbyllur mandatin e tij si kryetar i bashkisë së Londrës vitin që vjen.
Johnson e ka bërë të qartë se ai do të bëjë fushatë për daljen e Britanisë nga BE, nëse liderët evropianë nuk pranojnë kërkesat e kryeministrit britanik për reformë. Por përfshirja e kryebashkiakut në kabinetin politik, aty ku do të përcaktohen kushtet e fushatës për referendumin e anëtarësimit në BE, sugjeron se kryeministri dëshiron ta lidhë Johnson-in me planin e tij.
Cameron-i u inkurajua kur organizata Open Europe, e cila bën fushatë për ndryshime të mëdha në BE, u dha mbështetje shanseve të tij për negociata me BE. Ajo sugjeroi se kryeministri britanik kishte mundësi të mirë për të fituar përkrahje për planet e tij në kufizimin e përkrahjes sociale të të punësuarve dhe sigurojë mbrojtje për anëtarët e BE jo në eurozonë. Ajo sugjeroi se Cameron-i mund të arrijë ndryshimet pa qenë nevoja e rishikimit të marrëveshjeve.
Raoul Ruparel, kreu i kërkimeve ekonomike të Open Europe, tha: “David Cameron do të ngjishet mes atyre që thonë se nuk ka mundësi për reforma thelbësore në Europë dhe atyre që kërkojnë ta vendosin kufirin aq lartë saqë kjo shërben si kod për të dalë nga BE, pa bërë përpjekje për reforma themelore në BE.
“Ai duhet t’i injorojë të dy kampet dhe të kërkojë balancimin e prioriteteve të publikut, biznesit britanik dhe partisë së tij me mundësinë e arritjes së reformave në BE.”
Kryeministri është munduar të kanalizojë theçeristët e partisë në negociatat e tij me BE duke caktuar si ministër kulture euroskeptikun e fortë John Whittingdale. Priti Patel, themeluesi i Partisë së Referendumit që e pati jetën të shkurtër, gjatë fushatës elektorale të 1997, është pjesë e kabinetit si ministër për punësimin.
Open Europe ka publikuar një analizë të detajuar në 30 fusha për reformë në BE. Raporti sugjeron se ka një mundësi të arsyeshme për sukses në katër fushat kryesore, ku kryeministri kërkon ndryshime. Open Europe sugjeron:
- Kufizime për përkrahjen sociale të emigrantëve nga BE për katër vjet. Ajo sugjeron se kjo kërkesë ka 50/50 shans për t’u negociuar pa ndryshim marrëveshjeje – diçka që kryeministri do ta kundërshtojë. Organizata sugjeron se kërkesa e kryeministrit për kufizimin e të drejtës së emigrantëve punëkërkues nga BE për të qëndruar në Britani ka mundësi katër me pesë dhe mund të arrihet pa ndryshim marrëveshjeje.
- Kufizime mbrojtëse për anëtarët BE që nuk janë pjesë eurozonës – duke iu pezulluar të drejtën e “votimit me shumicë të cilësuar”, nëse propozimi prek të drejtat e tyre – ka shans 3 në tre 5.
- “Karta e kuqe” që do të lejojë parlamentet kombëtare të bashkohen për të bllokuar ligjet të BE ka shans 3 me 4.
- Amendimi i misionit historik të BE, i pasuruar në marrëveshjen e Romës, për të krijuar “një bashkim gjithnjë e më të madhe mes popujve të Europës” ka shanse 4 me 5.
Open Europe sugjeron se shtete të tjera kryesore anëtare të BE do të dëshironin ta mbajnë Britaninë në BE. Ajo mendon se Britani mund të ketë shanse më të mira për sukses nëse nuk i nxiton negociatat, sepse BE hëpërhë është shumë e angazhuar për shpëtimin e eurozonës për shkak të krizës greke. Por ajo e pranon se Britania mund të dëshirojë t’i mbyllë negociatat para zgjedhjeve presidenciale franceze në pranverë 2017.