Paul Taylor
Reuters
Edhe nëse i përballon tre muajt e ardhshëm në prag të falimentimit, Greqia mund ta ketë humbur mundësinë e saj më të mirë afatgjatë duke armiqësuar partnerët e saj të eurozonës, kur kishte nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e tyre.
Qeveria e majtë e kryeministri Aleksist Cipras e ka shkatërruar tërësisht besimin e kreditorëve saqë zgjidhjet që mund të ofroheshin një javë më parë tani duken të largëta.
Me një borxh publik të barabartë me 175 për qind të prodhimit të saj dhe një ekonomi që përpiqet të dalë nga depresioni gjashtëvjeçar, Athina ka nevojë për gjithë vullnetin e mirë të mundshëm për të lehtësuar barrën.
Përderisa falja e borxhit është politikisht e pamundur, zgjidhja tjetër më do të ishte që Greqia të shlyente kreditë e shtrenjta të FMN fillimisht, të rifitojë obligacionet që i mban Banka Qendrore Europiane dhe të zgjatë kreditë e maturuara nga qeveritë e zonës euro për të siguruar norma të ulëta interesi për vitet e ardhshme.
“Ky hap do t’i kursente buxhetit të Greqisë miliona euro, ndërsa do të rishikohej marrëveshja e Trojkës, dhe do të eliminonte ekspozimin e FMNS dhe BQE ndaj Greqisë,” tha Jacob Funk Kirkegaard, bashkëpunëtor i Institutit Peterson Institute për Ekonomi Ndëkombëtare (Peterson Institute for International Economics).
Kjo do do ta zbriste normën e interesit të borxhit grek më pak se 2 për qind, shumë pak se ajo që Ahtina paguante para krizës së eurozonë në 2009, dhe ul në mënyrë drastike sasinë e principalit që duhet riparuar gjatë dekadës së ardhshme.
Ndryshe nga idetë e ministrit të financave greke, Janis Varufaqis, për të zëvendësuar kreditë e eurozonës me obligacione të lidhura me GDP dhe BQE të mbajë obligacione të vazhdueshme, shlyerja e kredive të FMN dhe BQE është ligjore dhe e mbështetur në precedent.
Një zyrtar i eurozonës tha se ka pasur bisedime të frytshme me qeverinë e kaluar konservatore për një plan të tillë vitin e kaluar, para se kryeministri Antonis Samaras të zgjidhte të mbante zgjedhje, të cilat i humbi.
“Tani kjo është një gjellë politike jo e preferuar,” tha një zyrtar i eurozonës. “Në eurozonë nuk ka njeri oreks të bëjë negociata në lidhje me borxhin e Greqisë te FMN dhe BQE.”
Denoncimi nga ana e Ciprasit për planin e kursimit të përgatitur nga BE, kërkesa për reparacionet e luftës ndaj Gjermanisë dhe afërsia me presidentin rus Vladimir Putin, dhe zvarritja e reformave nga ana e Varufaqisit si dhe thirrja për shkurtimin e borxhit grek, e kanë tharë keqardhjen për Ahtinën.
Kreditorë si Gjermania, Hollanda dhe Finlanda janë të detyruar ta mbajnë FMN të përfshirë si zbatues të reformave ekonomike dhe disiplinës fiskale, sepse nuk kanë besim që Greqia do ta mbajë fjalën dhe nuk besojnë që Komisioni Europian do t’i detyrojë të mbajnë premtimet.
E vërtetë, vende anëtare të eurozonës, Irlanda dhe Portugalia, të cilat morën kredi ndërkombëtare pas Greqisë, fituan një marrëveshje me BE për të paguar më shpejt kreditë e shtrenjta të FMN, duke shtuar shpresat në Athinë.
Por Dublini dhe Lisbona ishin në gjendje ta bënin këtë duke marrë borxh nga huadhënës privatë, pasi përfunduan programin e tyre për kreditë dhe fituan akses në tregjet e kapitalit.
“Irlanda dhe Portugalia janë qeveri në vështirësi, por nuk janë qeveri të vështira,” tha Elena Daly, drejtore në EM Conseil, një firmë konsultimi për borxhet kombëtare e vendosur në Paris.
Përderisa nga Greqia nga ngecur me programin e saj dhe nuk ka askses në tregje, e vetmja rrugë që ajo të shlyejë 24 miliardë eurot e FMN dhe të rifitojë 27 miliardë eurot e obligacioneve në BQE, është që këto para t’ia huazojë fondi i shpëtimit të eurozonës.
Kjo do të kërkonte që qeveritë e eurozonës të bindnin parlamentet e tyre të rrezikonin akoma para nga të taksapaguesve të tyre, veç rreth 170 miliardë eurove që i kanë huazuar tashmë Greqisë dhe dy kësteve që të gjitha së bashku bëhen rreth 240 miliardë euro.
Shumë ekonomistë dhe zyrtarë të eurozonës mendojnë se Athina do të ketë nevojë për një këst të tretë ndihme rreth 30 miliardë euro këtë vit, megjithëse Cipras këmbëngul që Athina nuk e do këtë.
Specialistët mendojnë se Cipras e ka vendosur veten thuajse në pozicion të vështirë, duke bërë premtime elektorale jo në përputhje me besimin e kreditorëve të Greqisë.
Ai ka nevojë të ndryshojë politikë shpejt që të ketë mundësi të rregullojë ekonominë pa u kthyer te kontrolli i kapitalit, te pagimi administratës përmes IOU, ose qenë nevoja të nxirret nga eurozona.
Një referendum me pyetjen, nëse grekët dëshirojnë të qëndrojnë në BE dhe të përjetojnë reformat e dhimbshme, apo një koalicion të shpejtë që do të fuste centristët proreformistë në qeveri, do të ishte mundësia e tij më e mirë, edhe nëse kjo do të përçante partinë e tij Syriza.
Kreditorët zyrtarët të Greqisë ndërkohë janë të dyzuar mes dëshirës ta mbajnë Greqinë në euro për të shmangur precedentin e një vendi që largohet nga BE, dhe frika që, nëse Cipras ia arrin të marrë ndihmën, ai do të inkurajonte forca politike të ngjashme në Irlandë, Portugali dhe Spanjë. “Kështu që ata duan ta mbajnë Greqinë në eurozonë dhe të kenë sukses, ndërsa duan në të njëjtën kohë që qeveria e re greke të gjunjëzohet e të bëhet leksion për elektoratet e tjera që mund të përkëdhelin idenë e rebelimit,” tha Daly.