Hussein Ibish
Politico
Zgjedhjet elektorale të kësaj jave në Izrael ishin historike, por jo për arsyet që përmendin shumica e analistëve. Partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu mund të ketë fituar vota – dhe titujt e gazetave – por ngjarja e vërtetë po shfaqej poshtë këmbëve të Netanyahut, ku baza politike u zhvendos në mënyrë dramatike. Nuk ishte rastësi që në orën 11 Netanyahu paralajmëroi bazën e tij të djathtë se “votuesit arabë po shkojnë në votime en masse” dhe për këtë, në rezultatin final, fuqia politike e palestinezëve në parlamentin izraelit u shfaq në nivele të paprecedentë. Nëse ky trend politik dhe demografik vazhdon – dhe nëse nuk krijohet një shtet palestinez, një betim parazgjedhor i Netanyahut – zgjedhjet e 2015 mund të shihen si momenti që Izraeli filloi të përballet me mundësinë e “krijimit ose të një demokracie joçifute ose një jodemokraci çifute”, siç u shpreh të mërkurën Thomas L. Friedman.
Prandaj, këto ishin zgjedhje te mbushura me ironi. Në të njëjtën kohë që fitoi një kryeministër sionist i vijës së ashpër, koalicioni i me orientim palestinez u bë blloku i tretë i fuqishëm në peizazhin politik të Izraelit, me 14 vende.
Zyrtarisht koalicioni quhet Lista e Bashkuar, me qëllim të theksojë që është një bashkim çifuto-palstinez, dhe jo thjesht një mekanizëm për aspiratat politike të qytetarëve arabë në Izrael. Por, në fakt, palestinezët e Israelit janë baza e zgjedhësve të Listës së Bashkuar. Votuesit izraelitë nuk votojnë direkt për kandidatët lokalë, si në sistemin britanik. Izraeli përdor përfaqësimi proporcional ku elektorati voton për një grupim, zakonisht parti ose grupim partish, që ka dorëzuar një listë hierarkike të anëtarëve, duke filluar me numrin një dhe vazhdon numërimi poshtë. Nëse një parti fiton 9 vende, në parlament futen 9 të parët në listë.
Në janar, partia Hadash, Lista e Bashkaur Arabe, Balad dhe Ta’al, së bashku me degën jugore të Lëvizjes Myslimane, i shkrinë kandidatët e tyre në një listë të vetme, nën emrin Lista e Bashkuar. Hadash, një grupi i ekstremit të majtë që përfshin Partinë Komuniste të Izraelit, ka kërkesën më të avancuar në përfaqësimin e një bashkëpunimit çifuto-arab, dhe udhëheqësi i saj, Ayman Odeh, ka shërbyer si kreu i Listës së Bashkuar. Nga 14 vendet e Listës së Bashkaur, një shkon për një çifut, Dov Khenin, lideri i komunistëve të Hadash. Pjesa tjetër e tyre do të jenë palestinezë të Izraelit. Duke shtuar katër deputetë arabë të dalë nga “partitë sioniste”, kjo do të thotë se në parlamentin me 120 vende 17 do të jenë palestinezë.
To jem i qartë, Lista e Bashkuar ka shumë për të bërë derisa të përfaqësojë fuqi politike reale. Koalicioni përpiqet të bashkojë të majtët, islamikët, nacionalistët dhe të tjerë që kanë shumë pak të përbashkëta, me përjashtim të etnicitetit. “Lëvizja Myslimane”, partia islamike e Izraelit, është tashmë e ndarë mes degës së Jugut që iu bashkua Listës, dhe degës së Veriut që ishte kundër këtij projekti. Qeveria e re e përfaqësuar nga një shumicë çifute e djathtë nën Netanayahun, padyshim që do të ketë ndikim politik dhe emocional negativ në zonat zgjedhore të Listës.
Sidoqoftë, Lista ka provuar aftësinë e saj të paktën të ruajë praninë e palestinezëve në parlament dhe, nëse i bashkon, mund të zgjerojë fuqinë e tyre. Duke parë mënyrën si ndahet pushteti politik në Izrael – ku kurrë nuk pasur një shumicë parlamentare të një partie dhe qeveria gjithmonë krijohet me koalicion – nëse arabët qëndrojnë baskë dhe ndërtojnë mbi atë që tashmë e kanë arritur, ai që tashmë u shfaq si blloku i tretë parlamentar nuk do të mbetet anësor ose pa rëndësi gjithë kohën.
Duke luajtur mirë letrat e tyre, palestinezët e Izraelit mund, të paktën, pozicionojnë veten si kingmakers (kyç për krijim të qeverisë) në të ardhmen. Kjo mund të ndodhë me shpejt seç kujtojnë njerëzit, përderisa shpërndarja e fuqisë në parlament është copëzuar më shumë në vitet në vazhdim, kur partia që krijoi qeverinë arriti të merrte vetëm 30 vende. Nëse ndodh kështu, kjo e bën më të mundshme që një koalicion i palestinezëve të bashkuar, që përfaqëson një front të bashkuar të arabëve që përbëjnë 18 për qind popullsisë së Izraelit, mund të fitojnë pushtet dhe ndikim.
Këto zgjedhje kishin dhe një ironi tjetër. Qytetarët arabë të Izraelit kanë vuajtur për dekada si një anomali politike nën ligje diskriminuese dhe përjashtuese për ta. Por ishte pikërisht një iniciativë e tillë e kohëve të fundit, e miratuar në mars 2014, që nxiti krijimin e Listës së Bahskuar. Ligji rriti pragun elektoral për parlament nga 2 në 3.25 për qind të votave të hedhura. Kjo shikohej si një nismë kryesisht për të dëmtuar ose eliminuar krejt përfaqësimin e arabëve në parlament sepse me sistemin e ri Hadash dhe Balad nuk do të kishin fituar me sistemin e ri. Reagimi i partive pro arabe ishte që të bashkoheshin në mënyrë të pashoqe dhe realisht e forcuan profilin e tyre.
Kjo është një kujtesë e rëndësishme për izraelitët në lidhje me kontradiktat e brendshme në një shtet “çifut e demokratik”, duke pasur parasyh praninë e miliona banorëve palestinezë në territoret palestineze që nuk kanë statusin e qytetarit. Nëse qytetarët arabë të Izraelit fillojnë të mobilizojnë fuqi përmes kutisë së votimit, rreziku afatgjatë i një pushtimi që nuk mbaron qartësohet. Po sikur palestinezët e Bregut Perëndimor, madje dhe të Rripit të Gazës, do të bashkoheshin një ditë në version të ngjashëm me Listën e Bashkuar?