Tom Engelhardt
The Huffington Post
I dashur patriot amerikan,
Do doja të ta dija emrin. Kam mendua rpër ty, për të gjithe, në fakt, dhe për vendin tonë, me qëllim të të shkruaja për t’u shpejguar. Më lër ta filloj në këtë mënyrë: je i lirë të më quash nacionalist amerikan. Mund të tingëllojë e shëmtuar, por kjo është e vetmja mënyrë si e shikoj veten. E vërtetë, ne amerikanët zakonisht përdorim fjalën e butë “patriot” për vete dhe “nacionalist” për të tjerët, të cilët shfaqin ndenja të veçanta për vendin e tyre. Në skaj, është “superpatriot” për ne dhe “ultranacionalist” për ata.
Sidoqoftë, ja cila është forma e veçantë që nacionalizmi im manifetson veten.
Unë ndjej përgjegjësi për veprimet e këtij vendi, të cilën nuk e ndjej për veprimet e vendeve të tjera. Për shembull, kur hidhte në erë një dasëm, falë një bombe të talebanëve vendosur buzë rrugës, ose kur Shteti Islamik pret kokat e robërve, ose kur forcat ajrore të Bashar al-Assadit lëshojnë bomba të dëmtimit në masë mbi civilët, ose kur rusët burgosin një aktivist politik, ose kur ndonjë grup apo shtet tjetër kryen krime të ngjashme, unë nuk habitem. Barbaria njerëzore, si dhe egërsia arbitrare e pushtetit shtetëror, janë fakte të vazhdueshme të historisë. Ato duhen kundërshtuar, po a jam i habitur? Jo.
Prapëseprapë – dhe e pranoj irracionalitetin e kësaj – kur vendi im zhduk grupe dasmorësh në vende të tjera, ose organizon regjime torture dhe sisteme burgjesh jashtë vendit ku ndodh gjithçka, ose kur përpiqet të burgosë një tjetër denoncues të korrupsionit, kur vepron egërsisht, arbitrarisht ose barabarisht, unë tronditem e habitem pse nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë më shumë amerikanë.
Mos më keqkupto. Nuk fajësoj veten për kryerjen e këtyre akteve, por si amerikan, ndjej një përgjegjësi të veçantë të bëj diçka në lidhje me to, ose, të paktën, të ngre zërin kundër tyre – ashtu siç duhet të jetë përgjegjësi e të tjerëve në vendet e tyre të kundërshtojnë grupet e ndryshme barbare.
Shumica e amerikanëve e pranojnë që ky vend bën gabime. Pavarësisht përpjekjeve tona të mëdha, herë pas here ne prodhojmë atë që na pëlqen ta quajmë “dëm kolateral” ndërsa ndjekim keqbërësit, por regjim terrorist? S’ka mundësi. Kurrë.
Dhe kjo është pjesë e arsyes pse po të shkruaj. Vazhdoj të habitem se si, gjatë këtyre viteve, ka qenë e mundur të besojmë me kaq sukses te ky trillim. Habitem pse, të paktën një pjesë të kohës, nuk flet për ato që bëjmë ne, në vend flet për ato që na kanë bërë ose mund të na bëjnë ata.
Le të nisim me një fakt shqetësues të botës sonë që pak vetë marrin mundimin ta përmendin: një mënyrë apo në një tjetër, Uashingtoni ka qenë bashkëpunëtor në krijimin ose forcimin e thuajse çdo grupi terrorist ekstrem në gjithë Lindjen e Mesme. Nëse nuk kemi qenë prindërit e tyre, në rastet kyçe kemi qenë të paktën mamitë ose prindërit e adoptuar.
Fillon në vitet 1980 me thirrjen e presidentit Ronald Regan dhe kryespiunin e tij fondamentalist katolik, drejtorin e CIA-s William Casey, për të bërë aleancë me fondamentalistët islamikë në një kohë kur pikëpamjet e tyre ekstreme dukeshin antikomuniste. Në atë dekadë, veçanërisht Afganistani, Regan dge Casey u dhanë para, armë, i stërvitën dhe i promovuan islamistët ekstremë, që ishin të gatshëm të luftonin kundër Bashkimit Sovjetik.
Për të realizuar këtë, Uashingtoni bëri aleancë dhe me një shtet fetar ekstremist, Arabinë Saudite, si dhe me shërbimin sekret të Pakistaninit. Rezultati ishte përkrahje për njerëz një pjesë e të cilëve tani luftojnë kundër nesh në Afganistan, dhe indirekt në emër të asaj që u quajt al-Qaeda, një organizatë që u shfaq nga grupi i nxehtë arabosaudit i luftës në Afganistan. Pjesa tjetër dihet.
Gjurmët e gishtave të amerikanëve janë gjithandej te Shteti Islamik ose “kalifati” në Irak dhe Siri. Paraardhësja e saj, al-Qaeda në Irak, u shfaq në kaosin dhe përpjekjen qytetare që pasoi pushtimin amerikan të vendit, pasi u shkatërrua ushtria e Sadam Huseinit dhe qindra profesionistë suni u flakën në rrugët e qyteteve të Irakut. Shumë vetë nga udhëheqja e IS u takuan, u miqësuan, dhe u stërvitën në kampin e Bucca-s, një burg ushtarak amerikan në Irak.
Pa vperimet e administratës së Bushit, IS nuk do të kishte dalë në skenë. Në të njëjtën mënyrë, ndërhyrja e SHBA (dhe Nato) në Libi më 2011, përfshi shtatë muaj fushatë bombardimi, ndihmoi në krijimin e kushteve për rritjen e milicive ekstremiste në disa pjesë të vendit, e po kështu vrasjet me drone në Jemen kanë forcuar al-Qaedan në Gadishullin Arabik.
Me fjalë të tjera, secila organizatë terroriste që ne e kategorizojmë si barbare në mënyrë të paimagjinueshme ka një lidhje intime me ne, përgjithësisht të paeksploruar. Për më tepër, në këto vite, është bërë e qartë (të paktën për ata që jetojnë Lindjen e Mesme) se këto grupe nuk kanë pasur monopolin e barbarisë. Veprimet ekstreme të Ushingtonit janë të shumta në rajon, duke filluar nga dhomat e torutrave të CIA-s në Abu Ghraib, te helikopterët që gjuanin civilë në rrugët e Bagdatit. Pati gjithashtu dhe një sërë aktesh të tjera, përfshi video të trupave amerikane që urinonin kufomat armike, foto trofesh të ushtarëve amrikanë me pjesë të kufomave që i mbanin is suvenir, apo terrori i tmerrshëm një i një ushtari amerikan në Afganistan që vrau 16 fshatarë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Sipas llogaritjeve të mia, avionët amerikanë kanë shkatërruar pjesërisht ose tërësisht tetë dasma në tre vende të ndryshme (Afganistan, Irak, Jemen), duke vrarë të paktën disa qindra dasmorë përgjatë viteve, pa shqetësimin më të vogël në SHBA. Dhe kjo është një nga arsyet pse të shkruaj: mungesa e reagimit. A mund ta imagjonosh se ç’mund të ndodhte, nëse avionët dhe dronët nga një vend tjetër do të kishin shkatërruar tetë dasma në SHBA brenda një dekade?[…].