Daniel J. Mitchell
Cato Institute
A mund të gjeni kush ishte presidenti, në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, që bëri shkurtimin pesëvjeçar më të madh në barrën e shpenziemve qeveritare, e llogatirur si pjesë e prodhimit të brendshëm?
Ose, po presidenti që ishte në detyrë kur shpenzimet nominale u zvogëluan në dy vite rresht dhe nuk pati rritje ekonomike për një periudhë pesëvjeçare?
Ja një pyetje tjetër: A mund të gjeni kush ishte presidenti që firmosi një ulje taksash 10-vjeçare prej afërsisht 4 trilionë?
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, a mund ta gjeni kush ishte presidenti, i cili firmosi ligjin që mundësoi një ulje automatike të buxhetit për 10 vjet me rreth 1 trilionë?
Jo, nuk e kemi fjalën për Ronald Regan-in. Përgjigja për të katërta pyetjet është: Barack Obama.
Kjo është historia e pa rrëfyer e presidencës së Obama-s. Një president që donte ta “transformonte vendin në mënyrë fondamentale” ka dështuar tërësisht ta bëjë Amerikën si Franca. Nuk synoi as të na bënte si Gjermania, të paktën.
Tani le të hedhim ca ujë të ftohtë mbi republikanët që mund të jenë lumturuar. Po, shpenzimet federale kanë rënë nga 24.4 për qind e prodhimit të brendshëm bruto (GDP) në 2009 në 20.3 për qind e GDP në 2014, por kjo do të thotë që barra e shpenzimeve qeveritare është më e lartë seç ishte në 2008 (20.2 për qind) dhe shumë e lartë se kur Bill Clinton la detyrën (17.6 për qind e GDP).
Për më tepër, ulja e taksave me vlerë 4 trilionë ishte ulje taksash vetëm nëse e krahasojmë me “kufirin bazë”, e cila u vendos vetëm se ulja e taksave e vitit 2001 dhe 2003 do të skadonte. Ajo që ndodhi realisht ishte se Obama ia doli ta çonte shkallën e taksave për të ardhurat e larta aty ku ishte para presidencës së George W. Bush. Ai rriti gjithashtu taksën e dyfishtë të dividendëve. Së fundi, “ulja” e njëpasnjëshme e taksave u bë e krahasuar me kufirin bazë, kështu që ndikimi real ishte thjesht për të ngadalësuar rritjen e qeverisë.
Shumë demokratë nuk mund të jenë të gëzuar që pjesa më e madhe e uljes së taksave prej Bush-it u bë e përhershme. Për atë shkak, të ardhurat nga taksat tani parashikohet të përbëjnë vetëm 18 për qind të GDP gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Kjo është barrë taksash më e ulët se ajo që patëm gjatë viteve të Clinton-it. Dhe, në afat të gjatë, një qeveri e madhe nuk mund të fianancohet pa shtuar këto të ardhura.
Demokratët s’mund të jenë të kënaqur që shpenzimet familjare tani janë më të ulëta se gjatë viteve të Bush-it, kur llogariten si pjesë e GDP. Me vendosjen e tavanit të taksave, gjasat janë që kjo shifër të ulet dhe më tej.
Ndërkohë, republikanët duhet të jenë të kënaqur që betejat e tyre fiskale kanë dhënë rezultat.
Ndoshta më e rëndësishme, duke parë nga e ardhmja, është që republikanët për katër vite rresht kanë miratuar rezoluta që imponojnë reforma reale në Medicare dhe Medicaid (programe në shëndetësi të miratura nga presidenti Obama). Duke fituar mazhorancën më të madhe (në Kongres) qysh para Luftës së Dytë Botërore, republikanët mund të ndihen të sigurt se votuesit (ndoshta të kthjelluar nga qorrsokaku fiskal në Europë) e kuptojnë nevojën e modernizmit të këtyre programeve.
Gjasat janë që asnjëra parti nuk do të ndryshojë kornizën fiskale në dy vitet e ardhshme. Çdo iniciativë e Shtëpisë së Bardhë për të rritur barrën e qeverisë do të pritet ftohtë nga Kongresi. Por është po kaq e vërtetë, që republikanët nuk kanë thuajse asnjë shans të ndërmarrin kufizime shtesë ndaj qeverisë, për shkak të vetos së presidentit.
Por 2017 mund të jetë ndryshe, të paktën për republikanët. Nëse ata arrijnë të fitojnë Shtëpinë e Bardhë dhe të mbajnë senatin, e drejta për reformë në shërbimin social është realisht e mundshme. Kështu Amerika jo vetëm që do të shmangë të bëhet si Franca ose Gjermania gjatë viteve të Obamës, por SHBA do të shmanget nga mundësia ta ketë këtë fat në vitet 2020 dhe 2030 kur dhjetëra milionë fëmijët e pas luftës (baby boomers, 1946-1964, periudhë me numër të lartë lindjesh) do të dalin në pension.
Më e mira që demokratët mund të shpresojnë, për të frenuar reformën në shërbimin social është të fitojnë Shtëpinë e Bradhë. Por meqenëse është thuajse e pamundur që ata të kontrollojnë Kongresin, nuk kanë shumë mundësi të kalojnë në sulm.
Në fakt, paragrafi i mësipërm është gabim. Më e mira që demokratët mund të shpresojnë është që repulikanët të kandidojnë dhe zgjedhin një president nga krahu Nixon-Bush i partisë, dhe jo një reganist. Shumë nga zgjerimet në masën dhe qëllimin e qeverisë federale kanë ndodhur gjatë kohës që në Shtëpinë e Bardhë kanë drejtuar republikanë të tillë.