Filozof dhe shkrimtar francez
Fjalim i mbajtur më 3 mars 2015, në Pallatin Ferstel në Vienë
Ndodhi gjashtë muaj më parë.
Po kthehesha nga njëri prej udhëtimeve të mia të panumërta në Kiev, ku ajo që më bëri përshtypje ishte rigjallërimi i Ukrainës së re dhe pasioni i saj demokratik.
Dhe pikërisht këtu, në Pallatin Hofburg, një simbol i gjallë i kozmopolitizmit dhe kulturës europiane, hodha idenë e një Plani Marshall të ri për rindërtimin e Ukrainës.
Menjëherë u bashkuan me mua dy federata të mëdha me origjinë nga periudha sovjetike, njëra në një vijë me sindikadat britanike që i dha fund skllavërisë industriale, e dyta bashkoi punëdhënësit e vendit, përfshi oligarkët, ndërsa vendosën të ndërtonin një kapitalizëm ukrainas të ri.
Pak më vonë kësaj takova dy burra, Lord Risby (anëtar i Dhomës së Lordëve Britanikë) dhe Karl-Georg Wellmann (anëtar Bundestagut gjerman), që ishin shumë të ndryshëm nga unë – në shumë drejtime, janë e kundërta e shkrimtarit aktivist siç jam unë. Por njëri prej tyre e njihte më mirë se kushdo tjetër rrugën që kishte ndjekur Gjermania Lindore për t’u bërë një vend i zhvilluar dhe i ligjit pas shumë vite nën shtypjen e çizmes ruse.
Pastaj erdhi një burrë që është gjithashtu një legjendë, një burrë që di çfarë do të thotë rindërtim dhe ndërtim i një vendi, një burrë që shmangu luftën civile në vendin e tij, njeriu që liroi Nelson Mandelën dhe qeverisi me të. Për këtë ai fitoi çmimin Nobel për Paqe. Përkrahja e kësaj ideje nga Frederik de Klerk ishte një burim gëzimi i pamatë për mua.
Pastaj ishin burrat dhe gratë, ekspertët, e ulur para jush. Ata vinin nga vende të ndryshme. Nuk e njohin njëri-tjetrin, por flasin të njëjtën gjuhë – gjuhën e Europës dhe dashurisë për Ukrainën. Të gjithë iu përgjigjën me entuziazëm rindërtimit të Ukrainës, jo vertikalisht nga lartë-poshtë, por duke filluar me shoqërinë civile ukrainase e ndihmuar, horizontalisht, nga shoqëria civile e Europës.
Së fundi, por jo nga rëndësia, kam marrë, dy orët e fundit, dy mesazhe.
Njëri është nga presidenti francez, François Hollande, njeriu që nuk pranoi t’i jepte Putinit anije luftarake Mistral, avokati i Ukrainës në skenën ndërkombëtare: presidenti Hollade më siguroi për mbështetje në këtë nismë, tani dhe në të ardhmen.
Tjetri është prej një personi që unë jam i nderuar ta quaj mik, një burrë që e takova kur po ngjitej në skenë në Maidan [sheshi i Kievit], ndërsa unë po zbrisja prej saj. Ky njeri është simboli i qëdresës ukrainase kundër agresionit rus: Petro Poroshenko [presidenti ukrainas]. Edhe ai më dërgoi një mesazh natën e kaluar t’ju përcillja përkrahjen e tij. Rezultati i përpjekjeve tuaja do të shkojë fillimisht në parlamentin ukrainas. Për këtë arsye, ai u dërgon ju, miqve francezë, gjermanë, britanikë dhe polakë të mbledhur këtë, inkurajimin e tij.
* * *
Përse bëhet fjalë?
Siç e dini të gjithë, po flasim për një vend që është shkatërruar dhe është pranë kolapsit.
Unë kam vizituar provincat lindore. Shoqërova presidentin Poroshenko në Kramatorsk, qytet në Doneck, që ishte bombarduar. Fola me civilë, të cilit ishin larguar nga qentë rusë të luftës ose të sponsorizuar nga rusët, dhe ushtarët që luftonin kundër pushtimit.
Aty pashë njerëz të guximshëm që mbronin vendin e tyre me vendosmëri të madhe. Por vendi i tyre është shkërmoqur nga mallkimi i trefishtë: komunizmi, korrupsion dhe lufta.
Kështu, ideja jonë është të kontribuojmë për rindërtimin e atij vendi. Lufta, sigurisht. Detyra parësore është të fitohet lufta që nuk e filloi populli ukrainas, por që ata po e përballojnë me kurajë.
Por dhe ekonomia. Ose, më saktë, vazhdimi i luftës me mjete të tjera që është ekonomia. Kjo është në rrezik sot! Ju lutem më kuptoni që po flas për ekonominë si histori. Ekonomia e fuqizuar nga reformim intelektual dhe moral i gjithë shoqërisë.
Po flas për ekonominë siç e kuptonte profesori im, filozofi francez Louis Althusser, i cili thoshte se ekonomia nuk është vetëm çështje e prodhimit, financave, llogarisë – këto parametra nënkuptojnë përherë zgjedhje të rëndësishme në frymën e ligjeve, biopolitikës dhe shëndetit e vuajtjes së mundshme të qenieve njerëzore, dhe ndaj idesë së njeriut për kohën, hapësirën dhe natyrën e qenies.
Pikërisht për këtë arsye, zonja dhe zotërinj, në 200 ditët e ardhshme ju do të thirreni të bëni propozime dhe sugjerime në lidhje me financat e Ukrainës, por dhe për shëndetin publik, forcimin e sundimit të ligjit, dhe për të luftuar plagën e hapur, leprozët, që do të thotë, korrupsion.
* * *
Gjatë rrugës për realizimin e detyrës në pritje, do të ndeshni disfatistë të përjetshëm dhe cinikë profesionistë. Do të takoni nga ata që bredhin duke thënë se Ukraina është një fuçi e shpuar që s’ia vlen barra qiranë. Do të takoni nga ata që thonë se historia dhe gjeografia janë fat dhe Ukraina i përket thuajse prej natyre sferës së ndikimit rus. Mos u trembni. Sepse, kur rekomandimet tuaja – të pasuara pas 200 ditësh nga Plani Marshall i ëndrrave të mia – të shikojnë dritën e diellit, do të ndryshojë gjithë historia e rajonit. E ju do të keni shkruar një faqe të re në historinë e Ukrainës dhe Europës.
Nismëtarët e Planit Marshall origjinal më 1945 rezultuan të ishin mes pionierëve më të mirë dhe më të efektshëm në Europë. Unë gjithmonë kam besuar se gjenerali George Marshall, krijuesi i planit që mban emrin e tij, meriton, megjithëse ishte amerikan, t’i bashkohet Konrad Adenauer, Robert Schumann, dhe Jean Monnet në Panteonin e themeluesve të Europës.
E njëjta gjë është e vërtetë këtu. Nëse, në 200 ditë, sugjerimet dhe propozimet tuaja do të jenë në gjendje të bindin botën të investojë pasivisht në lindjen e Ukrainës së re, ju do të keni ndihmuar për ta bërë Ukrainën një tjetër Poloni ose Republikë Çeke. Do të keni dëgjuar thirrjet e vëllezërve dhe motrave tuaja dhe do t’u keni hapur atyre dyert e Europës.
Siç thamë vitin e kaluar në Maidan në Kiev: Oukraïna Vstavaï! Yevropa Vstavaï. Slava Oukraïni…. and Heroyam Slava!