Charlotte Mcdonald-Gibson
Ben Chu
The Tndependent
Bisedimet e shumëpritura të Greqisë me kreditorët e saj europianë u ndërprenë vetëm pas katër orësh, duke shtyrë Greqinë drejt një daljeje të mundshme nga zona euro. Greqia nuk pranoi shtyrjen e programit të borxhit 172 miliardë euro, ndërkohë që ministrat e financave të eurozonës thanë se ky ishte hapi i parë ia panegociueshëm për bisedimet.
“Nuk ka rrugë tjetër për te kërkesa për shtyrjen e programit”, tha Pierre Moscovici, komisioneri i çështjeve ekonomike dhe financiare të Komisionit Europian. Kjo u përkrah nga Jeroen Dijsselbloem, kreu i Eurorgoup. “Është në dorën e autoriteteve greke tani të vendosin nëse e duan këtë shtyrje”, tha ai. “Në Eurogoup kishte një mendim të fortë e të përgjithsëm që vendimi duhet të vijë nga autoritetet greke. Ata duhet të mledhin mendjen, nëse do të kërkojnë ose jo shtyrjen e programit aktual.”
Zoti Dijsselbloem tha se do të ketë një takim të ri të Eurogroup-it të premten, nëse Greqia kërkon shtyrjen e programit në ditët e ardhshme. Megjithatë, pala greke sugjeroi që zoti Dijsselbloem ti ishte kthyer një mirëkuptimi të vjetër duke u përpjekur ta nxiste Greqinë të pranonte shtyrjen e marrëveshjes ekzistuese.
Një kopje e tekstit të takimit në Bruksel të ministrave të dinancave të eurozonës përmbante sugjerimin që Greqia do ta “përfundonte me sukses programin [e huasë]” dhe do të “kërkonte një zgjatje teknike gjashtëmujore.” Qeveria e Athinës e ka deklaruar vazhdimisht se nuk është dakord të vazhdojë me programin ekzistues, të cilin e fajëson për depresionin ekonomik ku e ka zhytur Greqinë. Në të kundërt, ajo kërkon një hua afatshkurtër nga kreditorët deri në verë, ndërkohë do të përgatitet një program krejtësisht i ri. Ajo kërkon anullimin e një pjesë të madhe të borxhit dhe të lehtësohen kërkesat e Greqisë për të manaxhuar të ardhurat shtesë në buxhet për një kohë të caktuar në të ardhmen.
Ministri i financave, Janis Varufaqis, tha se nuk do të ketë kapitullim përballë presionit të Eurogroup. “Asgjë e mirë nuk ka ardhur kurrë nga ultimatumet… çdo ide për ultimatum në ditët e ardhshme do të tërhiqet,” tha ai.
Ndihma për Greqinë skadon më 28 shkurt. Pa një marrëveshje deri atëherë, sistemit bankar të Greqisë mund t’i ndërpritet aksesi i ndihmës në BQE (Banka Qendrore Europiane).
Për Greqinë pati shumë pak shenja përkrahjeje. “Nuk ka mundësi për hua afatshkurtër [për Greqinë], kështu që kjo na ka lënë të punojmë me programin e shtyrjes,” tha Edward Scicluna, ministri maltez i Financave.
I pyetur se çfarë mund të ndodhë, nëse Greqia nuk kërkon një program shtyrje, ai shtoi: “Ky është fundi; një katastrofë.”