Daniel Henninger
Wall Street Journal
Buxheti vjetor i presidentit na kujton fiset e Beltway [establishemnti politik në Uashington] për atë që bëjnë – taksojnë qytetarët, u shpërndajnë të ardhurat aleatëve të tyre, dhe e eufemizojnë atë si buxhet. Me buxhetin e vitit 2015, Barak Obama i bën qarta, të paktën, arsyet e ekzistencës së së presidencës së tij: të ndërtojë një perandori taksimi.
Duke komentuar buxhetin e zotit Obama që është afërisht 4 trilionë dollarë, Jared Bernstein, ish-këshilltar politik i zv/presidnetit Joe Biden, i tha New York Times-it: “Është një dokument vizionar që në thleb thotë, “Jeni me mua ose kundër meje”, dhe mund të kemi debat filozofik të mirë rreth rolit të qeverisë së madhe.”
Ai ka të drejtë. Tipari kryesor i qeverisë Obama ka qenë gjithmonë ky: O me mua, ose kundër meje! Roli i qeverisë i reflektuar në buxhet ngjan shumë pak me një institucion amerikan të shekullit 21, dhe shumë më shumë me një sistem, të parë për herë të fundit në Europën e shekullit të 17, në të cilin udhëheqësi përkufizon pasurinë kombëtare duke e shpërndarë si shpërblim, rroga ose ndëshkime.
Përdorimi i ndëshkimit nga qeveria meriton të theksohet veçanërisht, duke pasur parasysh se çfarë i bëri kohët e fundit Departamenti i Drejtësisë kompanisë Standard & Poor, agjencia e vlerësimit të bonove.
S&P e kishte thënë publikisht se hetimi i kompanisë nga Departamenti i Drejtësisë ishte shpërblimi politik i qeverisë për uljen e nivelit të besueshmërisë së SHBA për të marrë kredi më 2011. Këtë javë S&P ra dakord t’i paguante qeverisë 1.5 miliardë dollarë, me kusht që ajo të tërhiqej nga ndëshkimi politik (hetimi). Këtu kemi krijimin e një krimi politik, deri tani i panjohur në Amerikë, që njihet si lèse-majesté, ose fyrje ndaj madhërisë së sovranit.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit do të dorëzojnë buxhetin e tyre në javët e ardhshme. Analistët e buxhetit Obama pranojnë se shpenzimet dhe prioriteti i taksave janë “vizion utopi” (the New York Times). Por republikanët e Kongresit mund të pranojnë ca gjëra nga utopia private e Obamës, sepse ai u oforon atyre shpenzime që ata nuk i refuzojnë dot për infrastrukturën dhe mbrojtjen. Shtëpia e Bardhë llogarit që republikanët janë të dëshpëruar të largojnë fajësimin për “bllokimin” (e buxhetit).
Në gjashtë vjet, republikanët kanë hequr dorë nga besimi në idenë se sektori privat është shkaku kryesor i prosperitetit të Amerikës. Ata duket se e shikojnë sektorin privat si një burim për të vjelë para, si një makinë të mërzitshme qëllimi i vetëm i së cilës është gjenerimi i taksave.
Në skajin e fundit të ekonomisë private, duke filluar nga sivjet, punëdhënsit me të paktën 50 punëtorë me kohë të plotë, të cilët nuk ofrojnë sigurime shëndetësore, duhet të paguajnë një taksë orwelliane të quajtur Pagesa e Përgjegjësisë së Përbashkët e Punëdhënësit. Në skajin tjetër, më i madhi, buxheti i Obamës u ofron koorporatave me fitime jashtë vendit.
“Infrastruktura” është karrota me të cilën Obama do të joshë lepujt republikanë në kopshtin e tij të shpenzimeve. Por mospranimi të kafshojnë karrotën e Obamës do të jetë një rrugë e mirë për republikanët të rivendosin besueshmërinë me votuesin amerikan.
Kontributi më jetëgjatë i rebelimit konservator në SHBA mund të jetë fakti që dha alarmin kundër kapitalizmit të korruptuar dypartiak të Uashingtonit. Republikanët duhet ta përdorin infrastrukturën të bashkohen me ta.
Ndërtimi i infrastrukutërs mund të jetë vërtetë një e mirë publike, nëse procesi politik poshtë saj nuk do të ishte kaq i keq. Ekonomistët e FMN dhanë alarmin për pasojat e shpenzimeve në infrastrukutrë në një dokument të rëndësishëm në 2008, “Rrugë për askund: Si e dëmtojnë rritjen ekonomike shpenzimet në infrastrukturë.” Vitin e kaluar,
Public Administration Review botoi një studim të njgashëm, më shumë i përqëndruar te shpenzimet në autostrata dhe fushën e ndërtimit, “Ndikimi i korrupsionit të zyrtarëve publikë në madhësinë dhe alokimin e shpenzimeve shtetërore në SHBA”.
Barak Obama flet për “shpenzime në infrastukturë” sikur të ishin një vepër hyjnore. Nuk është, dhe shumica e votuesve nuk kanë nevojë për ekonomistët e FMN që t’u thonë se kodi “infrastrukutrë” është kod për fushatë kontributesh që kthehen prapë te politikanët vetëm pasi ata harxhojnë taksat e të tjerëve për çimento, rrugica biçikletash ose hekurudha.
Kjo është perandoria e taksimit. Është një sistem i izoluar, me qendër në Uashington, i cili alokon atë që grumbullon nga sektori privat.
Sistemet e izoluara të zënë frymën. Shifra e rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të 2014 ishte poshtë parashikimeve, 2.6 për qind. Ky ishte vetëm një detaj nga rritja e dobët historikisht e ekonomisë Obama, e cila është shkaku kryesor i ngrirjes së të ardhurave të klasës së mesme.
Gjëja më shqetësuese në detajet e tremujorit të fundit ishte se investimet e biznesit u rritën vetëm 1.9 për qind. Investimet e biznesit janë zemra e sektorit privat, që vitet e Obamas e kanë lënë mbrapa. Republikanët duhet ta zbulojnë dhe bëjnë të tyre, të vetmen altrnativë shpëtimi që ekziston.