Njëzet e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, befasia më e madhe është zhvillimi i dobët që ka patur shumica e vendeve post komuniste qysh atëherë. Asokohe ekzistonte pritshmëria që shumica e këtyre vendeve do të dilnin nga tirania dhe do t’i bashkoheshin klubit europian të vendeve të pasura. Shumë prej nesh nuk e vlerësuan fuqinë shkatërruese të mosbesimit dhe kohën që duhej për të shëruar vragat mendore të shkatuara prej tij.
Branko Milanoviç, një ekonomist në City University të New York-ut, mati dëmet në një ese të botuar në blogun e tij, Global Inequality [Pabarazia Globale]. Ai vëzhgon shkallën e rritjes ekonomike të vendeve pos komuniste dhe i ndan ata në katër grupe.
Në grupin e e poshtëm janë vendet që nuk kanë arritur nivelin e të ardhurave që kishin më 1990, i llogaritur nga GDP reale për frymë. Këto vende të dështuara përfshijnë Ukrainën, Gjeorgjinë, Bosnjën, Serbinë dhe të tjera – rreth 20 për qind e botës post-komunite. “Këto vende”, – shkruan Milanoviç, – “kanë të paktën 3-4 breza. Me ritmin e tanishëm të rritjes ekonomike atyre mund t’u duhen rreth 50-60 vite – më tej seç zgjati komunizmi – për të arritur nivelin e të ardhurave që kishin kur ra komunizmi.”
Grupi tjetër në radhë, i parafundit, përbëhet nga vendet që janë thjesht dështime të moderuara, me shkallën e rritjes ekonomike nën 1.7 përqind në vit. Këtu futen vende si Rusia dhe Hungaria, të cilat vazhdojnë të bien qëndrueshëm krahasuar me Perëndimin – rreth 40 përqind e botës post komuniste në varësi të popullsisë.
Grupi i tretë përbëhet nga vende që shkalla e rritjes ekonomike të tyre varion nga 1.7 përqind në 1.9. Këto janë vende si Republika Çeke dhe Sllovenia, që mbajnë një hap të qëndrueshëm me botën kapitaliste.
Në krye janë vendet e sukseshme, vendet që po afrohen [me botën perëndimore]. Ky grup përbëhet nga vende si Polonia, Azerbajxhani dhe Kazakistani. Por Milanoviçi thekson se shumë prej këtyre vendeve kanë rritje ekonomike thejsht se kanë naftë, ose diçka të çmuar që e nxjerrin nga toka. Vetëm pesë vende kanë dalë si ekonomi kapitaliste të sukseshme: Shqipëria, Polonia, Bjellorusia, Armenia dhe Estonia.
Me fjalë të tjera, vetëm 10 për qind e njerëzve që jetojnë në vendet post-komuniste jetojnë në një vend që e ka kryer me sukses kalimin në kapitalizëm. Pjesa tjetër jetojnë në vende me tranzicion të dështuar.
Pse disa vende ia dolën me sukses e disa dështuan?
E para, liderët në disa vende morën thjesht vendime të këqija politike. Shumica e këtyre vendeve bënë reforma ekonomike, si liberalizim ligjesh dhe privatizime të kompanive shtetërorore. Disa vende si Polonia dhe Estonia i bënë reformat në mënyrë radikale dhe me shpejtësi, kurse disa u përpoqën t’i bënin gradualisht ose hiç fare. Grupi me reforma radikale dhe të shpejta pati një rënie më madhe dhe të shpejtë në prodhim në afat të shkurtër, por më shumë prosperiti në afat të gjatë.
Pastaj ka rëndësi niveli i institucioneve. Shumë këshilltarë perëndimorë u fokusuan në reforma për tituj gazetash – shkruan kushtetuta të reja dhe krijuan bursa. Por Larry Lawson, një ekonomist që punoi me polakët dhe ukrainasit, thekson se këto vende kishin mungesa elementare. Para se të krijohet bursa, është e nevojshme të ekzistojnë të dhëna publikisht të aksesueshme për kompanitë, llogaritë e tyre dhe sisteme llogarie.
E fundit, dhe më e rëndësishmja, është niveli i vlerave. Ekonomia e një vendi ka fole ekologjinë morale. Performanca ekonomike është e lidhur me historinë, kulturën dhe psikologjinë. Polonia, për shembull, kanë qenë të pushtuar gjatë gjithë historisë, gjë që i ka pajisur me instiktin pragmatik të mbijetesës. Polakët kishin dërshirë të fortë të fillonin reformat e tyre. Polakët gjithashtu kishin një sens të qartë për drejtësinë dhe padrejtësinë, përderisa kishin parë rusët që i bënin gjërat në mënyrën e gabuar në vendin e tyre. Ata i kështuan vëmendje arsimit dhe mirëqenies sociale.
Vende të tjera kishin mungesë në tharmin kulturor. Akoma më keq, aty sundonte frika, nga pushteti arbitrar, dyshimi se je i vëzhguar, mosbesimi. Njerëz të rritur në mjedis mosbesimi kanë frikë të krijojnë kompani dhe shoqata. Ata janë më të prirur nga logjika përfito ç’të mundesh – kultura e korrupsionit dhe mashtrimit.
Shumë nga vendet problematike dallohen nga marrëdhëniet pushtetit të distancuara. Ata që kanë pushtet – edhe në një zyrë apo lagje – janë dominues dhe rrinë vetëm. Ata që s’kanë pushtet luftojnë për siguri me çdo çmim. Ata janë nostalgjikë për sigurinë imagjinare të komunizmit. Kur gjithçka duket arbitrare dhe rrëmujë, njerëzit tolerojnë pushtetin e njeriut të fortë.
Leksioni i 25 viteve të fundit është se prosperiteti demokratik ndërtohet me shtresa arritjesh të vogla. Komunizmi e shkatërroi gjithë hierarkinë që ndërton shoqërinë dhe dëmtoi psikikën e viktimave të tij. Shërimi bëhet gradual. Progresi nuk është i granatuar.
_____________________________________
Titulli është i redaksisë