Dimi Reider
Kur një zyrtar i lartë i SHBA e quan kryeministrin Benjamin Netanyahu “glasë pule” [në kuptimin frikacak], kuptohet që marrëdhëniet izraelo-amerikane kanë mbërritur në një pikë të ulët. Fyerja u botua në The Atlantic vetëm pak ditë pasi kërkesa e ministrit izraelit të mbrojtjes për t’u takuar me zyrtarët amerikanë të sigurisë u hodh poshtë. Për t’i shtuar kripë plagës, refuzimi iu përcoll shtypit. Shtëpia e Bardhë u distancua disi nga fyerja, ajo nuk i tërhoqi pretendimet më thelbësore rreth pakënaqësisë së SHBA me politikat e Netanyahut. Megjithatë, sado e ulët fyerja, ajo thuajse nuk do të ndikojë hiç në “marrëdhënien speciale” SHBA-Izrael.
Nuk është sekret që administrata e Obamës është e lodhur me kryeministrin e Izraelit, veçanërisht për shkak të mosinteresimit të tij për paqe me palestinezët dhe përmirësimin e marrëdhënieve të tij me shtetet arabe suite. Ndihmës të lartë janë të zemëruar nga qasja kundërshtuese ndaj administratës (amerikane). Në fillim të vitit, sekretari i shtetit John Kerry u etiketua “i obsesuar dhe mesianik” nga ministri izraelit i mbrojtjes, Moshe Ya’alon, ndërsa Netanyahu e akuzoi Shtëpinë e Bardhë se ishte “jo amerikane”. Sikur kjo nuk ishte e mjaftueshme, Izraeli vazhdon me agresivitet të zgjerojë ndërtimet kolone në Bregun Perëndimor, pavarësisht kritikave të vazhdueshme nga SHBA.
Si çdo lider populist i demokracive përfaqësuese, Netanyahu vlerëson votuesit para aleatëve – aleatët, tek e fundit, nuk votojnë. Në kundërshtim me disa politikanë të SHBA, shumica e izraelitëve nuk e kanë në konsideratë zgjidhjen me dy shtete, ose përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, një prioritet të lartë. Prandaj kjo e bën të pakuptimtë që Netanyahu të përmbushë këto qëllime, veçanërisht ngaqë ai ka qenë haptazi kundër të dyjave.
Në shtëpi, Netanyahu e di që i duhet të konkurrojë për vota kundër partive dhe fraksioneve të tjera, të vijës më të ashpër. Në nivel ndërkombëtar, nga ana tjetër, ai e di që asnjë shtet tjetër nuk mund të konkurrojë me Izraelin në kuptimin e përfitimeve strategjike që ai i ofron SHBA. Kjo siguri e lejon atë dhe politikanë të tjerë izraelitë që të mos e çmojnë mbështetjen amerikane dhe të përqendrohen në përkëdheljen e një elektorati më nacionalist.
Deri tani, ky pozicion duket se jep fryte.
Pavarësisht deklaratave amerikane kundër Izraelit, tendosjet në marrëdhënie prezantohen ngushtësisht në nivel grindjesh personale mes politikanëve të veçantë. Çdo kritikë e politikave të Izraelit prezantohet si shqetësim për dëmin që ato politika mendohet se i u bëjnë interesave të Izraelit. Asnjë zyrtar i lartë në të dy vendet nuk ka propozuar prishjen mes të dy vendeve, apo që politikat e Izraelit po dëmtojnë interesat e SHBA. Paradigma mbizotëruese është se Izraeli është ende një aset strategjik, e jo barrë, për SHBA.
Mendimi popullor tani në Izrael është se kjo paradigmë do të jetojë me gjatë se çdo president amerikan. Siç bëri gjatë gjithë mandatit të parë të Obamës dhe të tij, Netanyahu luan për kohë. Ai beson se askush në SHBA nuk do të rrezikonte të shtonte presionin mbi Izraelin para zgjedhjeve 2014 për kongres dhe beson se kushdo që do të pasojë Oabmën në 2016 do të jetë më pajtues kundrejt Izraelit.
Mbështetja hiperbolike për Izraelin e kandidatëve republikane merret si e mirëqenë, dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton është perceptuar gjithmonë si më pro-Izraelit se Obama. Çfarëdo që të ndodhë në dy vjetët e ardhshme, zgjedhjet e vitit 2016 në Izrael shikohen si një fitore që tani.
Clinton përpiqet nga ana e saj të distancohet nga administrata e Obamës që të shikohet si një alternativë reale e jo një pasuese e paevitueshme. Nëse Obama mban që qasje më të ashpër ndaj Izraelit në pjesën e mbetur të mandatit, kjo do të rriste kredencialet pro-Izraelit të Clintonit mes donatorëve dhe votuesve, duke i lejuar asaj të ecë drejt rifreskimit të marrëdhënieve speciale mes dy vendeve që mendohet se janë ngurtësuar nga presidenti.
Kjo nënkupton që administrata e Obamës është e interesuar që t’i bëjë presion Izraelit, në vend që lajë duart me procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Për shumë vetë, ajo e ka bërë këtë gjë qysh pas dështimit të negociatave të udhëhequra nga Kerry në prill. Shanset e krijimi të një shteti palestinez të qëndrueshëm në dy vitet e ardhshme janë thuajse zero, kurse paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme është e garantuar.
Për sa kohë që Izraeli shikohet sikur u shërben interesave amerikane në rajon, përkrahja e SHBA për Izraelin nuk do të lëkundet në masë të madhe.
Megjithatë, pakënaqësia me Izraelin në gjithë nivelet e politikë-bërjes amerikane është reale dhe në rritje, e mund të fillojë të zbulojë detaje më thelbësore të marrëdhënieve amerikano-izraelite. Izraeli do bënte mirë të kujtonte se interesat e vendeve ndryshojnë, kulturat zhvendose e dhe paradigmat strategjike madje nuk zgjatin përjetësisht. Ky është një skenar për të cilin nuk duket se Netanyahu ka ndonjë plan.
Titulli është redaksional