Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë ndaluar hyrjen në atë vend një numëri qytetarësh hungarezë duke hedhur dyshime se ata janë marrë me veprimtari korruptive ose kanë përfituar prej saj, gjë që e nxiti qeverinë hungareze të kërkojë t’i tregohen faktet.
Qeveria e kryeministrit Viktor Orban është përplasur disa herë me BE dhe SHBA në lidhje me reformat për të cilat kritikët thanë se dëmtuan disa investitorë të huaj dhe dobësuan sistemin e ekuilibrit të pushteteve në ish-satelitin komunist.
“Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka krijuar një njësi kundër kleptokracisë për të zgjeruar mundësinë të ndjekë çështje në të cilat pasuria e siguruar me metoda të paligjshme ka lidhje me SHBA,” tha ambasada e SHBA në Budapest në faqen e saj në internet të shtunën.
“Disa individë hungarezë janë konsideruar si të padenjë për të hyrë në SHBA si rezultat i informacionit të besueshëm se këta persona, ose merren, ose përfitojnë prej korrupsionit,” thuhej në deklarartën e ambasadës së SHBA.
Në deklaratë thuhej se kjo nuk ishte një “masë specifike për Hungarinë”, por pjesë e një goditjeje të intesifikuar ndaj korrupsionit. Thuhej gjithashtu se për arsye privatësie ishte i ndaluar publikimi i emrave të përfshirë.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijarto tha në një konferencë për shtyp se Budapesti priste që qeveria amerikane të dërgonte dëshmitë mbi të cilat ishin ngritur dyshimet.
“Kur ne folëm me ambasadën amerikane, ai tha se bëhej fjalë për më pak se 10 individë hungarezë dhe nuk përmendi se aty përfshiheshin emra të anëtarëve të qeverisë,” tha Szijarto në përgjigje të një pyetje.
“Bazuar në informacionin që unë kam në dispozicion sot, anëtarë të qeverisë hungareze nuk ishin kontaktuar nga autoritet amerikane për këtë çështje,” tha ai.
Szijarto tha se qeveria hungareze nuk ishte në dijeni të ndonjë çështje të veçantë dhe nuk kishte plan për hetime nga ana e saj.
Ai tha se Hungaria, një vend i Europës qendrore pa dalje në det dhe me 10 milionë banorë, dhe SHBA mebten aleatë të frotë dhe se bashkëpunimi ekonomik dhe në fushën e mbrojtes mes dy vendeve ishte i përsosur.
Partia Socialiste hungareze në opozitë ka kërkuar mbledhjen e komisionit parlamentar të sigurisë të hënën për diskutimin e kësaj çështjeje. Szijarto tha se të martën ai do të takonte Ndihmësekretaren e Shtetit Victoria Nuland në Uashington.