Ndeshja e Serbisë e vlefshme për eleminatoret e Euro 2016 kundër Shqipërisë u ndërpre me rezultatin pëa gola, pasi shpërtheu përlejshja mes lojtarëve, tifozëve dhe zyrtarëve të ekipit në fushën e stadiumit Partizani.
Sherri, i cili përfshiu përfaqësues nga të dy palët dhe një numër tifozësh, filloi pasi një mini-avion fluturoi sipër fushës, duke tëhequr një simbol të Shqipërisë së Madhe. Flamuri u kap nga mbrojtësi serb Stefan Mitroviç, i cili nxiti një zinxhir ngjarjesh që me shumë mundësi do të çojë në ndëshkime nga Uefa, e cila tani do të trajtojë çështjen.
Ndeshja ishte e para vizitë e Shqipërisë në Beograd qysh prej 1967, dhe shumë delikate pas tensioneve të gjata në lidhje me Kosovën, e cila ka shumicë popullsie shqiptare dhe shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008. Në fazat e para të ndeshjes kishte pak shenja të asaj që do të vinte, me tifozët miq të përjashtuar nga pjesëmarrja në ndeshje dhe me ekipin pritës që kontrolloi fillimin e lojës kundër ekipit vizitor më shumë i orientuar të mbrohej.
Në minutën e 40, gjyqtari anglez Martin Atkison ndaloi lojën – për herë të dytë – pasi u hodhën fishekzjarrë nga tifozët kundër lojtarëve shqiptarë. Në të njëjtën kohë, një miniavion – me sa duket i kontrolluar me pult – fluturoi sipër fushës, paralel me kreun e stadiumit, pasatj u afrua te fusha 10-15 m në gjysëm serbe të fushës. Simboli i Shqipërisë së Madhe i referohet një zone të zgjeruar, në të cilën jetojnë gjithë shqiptarët, përfshi Kosovën.
Mitroviçi e kapi flamurin dhe menjëherë iu afruan lojtarët shqiptarë Andi Lila dhe Taulant Xhaka, simboli përfundoi në duart e sulmuesit Bekim Balaj, i cili nisi ta çonte në anësore. Në këtë kohë, zyrtarë dhe rezerva nga të dyja pankinat kishin hyrë në fushë, rezerva serbe Nenad Tomoviç vrapoi nga pankina t’i zinte rrugën Balajt. Në të njëjtën kohë, një tifoz e sulmoi Balajn me një karrige plastike, e cila nxiti një rrëmujë të dhunshme, me Lorik Canën, kapiteni shqiptar, kryesor mes protagonistëve, duke e mbërthyer tifozin për toke.
Lojtarët shqiptarë vrapuan drejt tunelit të zhveshjes, duke ulur kokat e duke u mbrojtur nga shiu i sendeve që binin mbi, në përpjekje të largoheshin, pasi të paktën një tifoz goditi një lojtar mik.
Media serbe ka pretenduar se miniavioni u kontrollua nga Orfi Rama [Olsi Rama], vëllai i kryeministrit shqiptar, nga sektori VIP. Ka gjithashtu raporte të pakonfirmuara që ai u arrestua në stadium. Delegati i UEFA-s për ndeshjen, Harry M Been, tha: “Na vjen keq për situatën. Ju e patë çfarë ndodhi dhe unë nuk mund të komentoj se kush është fajtor ose cili ishte shkaku. Unë do t’u paraqes një raport kolegëve të UEFA-s dhe UEFA do të vendosë për hapat e mëtejshëm.”
Kapiteni serb dhe mbrojtësi i Çelsit, Branislav Ivanoviç, shtoi: “Ne donim të vazhdonim ndeshjen, por lojtarët shqiptarë thanë se nuk ishin psikologjikisht të gatshëm.”