Meta duket se parapëlqen më shumë të shahet si komunist se sa të shahet si hajdut, siç e meriton.
Rama ka halle të shumta tokësore, si psh, faktin që ata nostalgjikët e komunizmit nuk i ushqen dot me bukë, për shkak se vendet e punës ia ka shitur LSI. Për rrjedhojë, e shef më me leverdi t’i ushqejë militantët e vet me portretin e Shokut Enver, e madje ka gjasa që do t’ia japë foton e shokut Enver edhe për ta veshur e për t’u mbuluar në dimër pasi t’ia rrisë çmimin e dritave.
Pasi premtoi Rilindje, 300 mijë vende pune e të tjera dhe u dha shqiptarëve reklama për 300 ditët, Ramës i leverdis të shahen si Enveristë apo Komunistë, sepse me këtë rast gjen kohë të fshihet nga hallet tokësore të militantëve të tij. Metës i leverdis të shahet si Enverist apo Komunist sepse në këtë rast shpëton përkohësisht nga nofka që me të vërtetë meriton: Hajdut!
Diary of Tirana